web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Digjen 2 transformatorë në nënstacionin e Selitës, pa drita disa zona të Tiranës

7 Prill 2015, 15:55, Aktualitet CNA

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti të ndodhur sot në mesditë në Nënstacionin e Selitës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se defekti u shkaktua si pasojë e djegies së 2 transformatorëve, duke sjellë dëmtimin e 10 fidrave.

Zonat që mbetën pa energji elektrike ishin ajo e Ish-Bllokut, Komuna e Parisit, Vasil Shanto, Kodra e Diellit, Ish Ekspozita, Liqeni Artificial.

Për rregullimin e këtij defekti bëhet me dije se OSHEE ka ngritur 19 grupe pune të cilët po operojnë për normalizimin e situatës.

 





Lajmet e fundit nga