Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama është në mbyllje të koalicioneve paraelektorale, ku ai është duke konfiguruar një koalicion të gjerë ashtu sikur e ka pasur ëndërr në vitin 2009, përtej të majtës dhe të djathtës.
Kryeministri Rama ka mundur të bëjë bashkë grekët dhe çamët, ka kthyer në socialiste Aleancën Demokratike të Neritan Cekës, ka marrë në gjirin e saj ish-Nënkryetarin demokrat Bamir Topi, i cili drejton Frymën e Re Demokratike, ka shkuar më tej duke firmosur koalicion me Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian, që dikur ka qenë një parti majtas, më pas shkoi djathas, ndërsa tani është duke mbyllur pazaret me Partinë Socialiste.
Nuk është çudi që ndonjë forcë e djathtë t?i bashkohet koalicioni socialist, por asnjë nga lëvizjet e Kryeministri Rama nuk bëjnë përshtypje për shkak se opinioni publik, mediat dhe analistët i kanë raportuar më herët pazaret e shefit të qeverisë me partitë e vogla.
Ajo që bën përshtypje është fakti se e vetmja parti e cila ende nuk ka firmosur koalicionin paraelektoral është Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut, i cili në zgjedhjet e 23 Qershorit i siguroi koalicionit të majtë një deputet në Qarkun e Shkodrës, një nga bastionet historike të demokratëve.
Ndoshta ngjarjet e fundit, denoncimet e deputetit Tom Doshit, i cili akuzon kreun e Kuvendit Ilir Meta se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, frenon Ramën për të firmosur koalicionin paraelektoral me kristian-demokratët. Por ashtu sikundër edhe deputeti Mark Frroku tha në fjalën e tij në Parlament, ai do të vazhdojë të ngelet pro qeverisë, pasi akuzat që i janë drejtuar, sipas tij janë të padrejta si dhe nuk ekzistojnë prova apo fakte për t?i vërtetuar ato.
Dje Gjykata e Krimeve të Rënda liroi nga burgu, duke e shpallur të pafajshëm vëllain e deputetit Frroku, Arben Frroku, i cili akuzohej për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në 23 shkurt të vitit 2013. Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të pandehurin Frroku, por Gjykata e shpalli të pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Tashmë ndoshta ai ngelet i vetmi person ligjor i cili mund të firmosë në emër të kristian-demokratëve për një koalicion me të majtët. Kjo për shkak se vëllai i tij, Mark Frroku, i cili është i pari në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate për zgjedhjet e vitit 2013 në Qarkun e Shkodrës, dje u dënua me ?arrest me burg? nga Gjykata e Lartë.
Kryeministri Edi Rama, tashmë në koalicionin e madh nga e majta në qendër, dhe drejt së djathtës, pritet të firmosë koalicionin me Arben Frrokun, pasi i vëllai i tij Mark Frroku u dënua me burg dhe në pamundësi të firmës së tij, ai do të përfaqëdohet nga Arben Frroku, i cili gjithashtu ka qenë i dyti në listën e kësaj partie për Qarkun e Shkodrës.
Na ngelet vetëm të presim që kreu socialist në pamundësi të firmës nga Mark Frroku, të firmosë me të vëllain e tij, i cili u la i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe që s?ka asnjë pengesë ligjore për të qenë personi për zgjerimin e koalicionit të së majtës apo dhe të zëvendësojë vëllain e tij në Parlament në rast të një dënimi për Mark Frrokun.
Na ngelet vetëm të presim kur Kryeministri Rama do të firmosë me Arben Frrokun.
Kryeministri Edi Rama, ka falenderuar komunën e Ulqinit për...
Vetë emërtimi ‘Vila Zogu’, që i rezistoi dekadave me rradhë ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një person i cili 3 vite më ...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Fe...
“Run4Autism” është një nismë që ka nisur vitin e kaluar nga ...
Zv.Kryetari i PDK-së, Eduart Ndocaj ka deklaruar se ditën e ...
Im zot Rrok Mirdita ka dërguar një mesazh për të gjithë besi...
Kryeministri i vendit Edi Rama i cili ndodhet sot në Ulqin, ...
Është vënë në prangat e policisë së Durrësit, Marlen Jahja S...
Anëtarët e PS-së të degës Rrogozhinë janë mbledhur sot në as...
Lidhur me pafajësinë e biznesmenit Arben Frroku një ditë më ...
Lidhur me pafajësinë e biznesmenit Arben Frroku një ditë më ...
Deputeti Dashamir Tahiri doli sot në krah të Lulzim Bashës n...
Duke e cilësuar të padrejtë vendimin e dhënë dje për Arben F...
Partia Demokratike ka protestuar sot në qytetin e Vlorës kun...
Ka nisur protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike në q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...