web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ristani në Vlorë: Koha për të protestuar krimin dhe kriminelët

4 Prill 2015, 09:40, Aktualitet CNA

Ka nisur protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës. Të pranishëm në protestë janë struktura të PD si dhe mbështetës të opozitës. Në fjalën e tij gjatë protestës sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani ka deklaruar se sot eshte koha për të protestuar për krimin dhe kriminelet.

Ështe koha për të protestuar. Të protestojmë për varfërinë që ka pushtuar vendin, për rritjen e energjisë elektrike, për tryezat e shqiptarëve që dita ditës janë edhe më të varfra. Të protestojmë për rënien e lirë të ekonomisë dhe turizmit për të cilën më vjen keq ta them por edhe këtë verë vlonjatët nuk do të fitojnë asgjë nga turizmi.

Vlora dhe Shqipëria nuk e meriton varfërinë dhe mungesën e vëmendjes. Jemi këtu për të protestuar për krimin dhe kriminelët që kanë pushtuar vendin dhe po qeverisin me të. PD nuk i ka pasur asnjëherë shoqëruese ato, kemi bërë gjithmonë më të mirën për këtë vend dhe do vazhdojmë të jemi përkrah qytetarëve?, u shpreh Ristani.





Lajmet e fundit nga