web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Arrestohet 2 vëllezër, dyshohet se furnizonin Julian Sinanajn me C4

4 Prill 2015, 07:32, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar një person i cili u kap me 20 kilogramë lëndë eksplozive C4. Sipas burime të policisë në pranga është vënë Fatjon Mexhaj 25 vjeç, i cili u kap me 19 kallëpe C4.

Lënda eksplozive ishte përgatitur për shpërthim. Fatjon Mexhaj identifikohet si person me precedentë të mëparshëm penale.

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e Fatjon Mexhaj, ku sipas informacioneve vëllai i tij, Albin Mexhaj furnizonte me lëndën eksplozive C4 Julian Sinanajn. Policia ka arrestuar edhe Albin Mexhaj si pjesë e ?Bandës së Tritolit?.





Lajmet e fundit nga