web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan/ Arrestohet tutorja 51-vjeçare, shfrytëzonte femra në nevojë ekonomike

3 Prill 2015, 19:51, Aktualitet CNA

Në vijim të aksionit policor për kapjen e personave që ushtrojnë prostitucion duke shfrytëzuar lokale të ndryshme në qytet, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ?Shtegtimi? duke bërë të mundur arrestimin e tre shtetaseve.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se sektori kundër trafiqeve arrestoi mëngjesin e së premtes Engjëllushe Emini, 51 vjeçe, banuese në lagjen nr.1 Cerrik, pasi akuzohet për veprën penale ?Mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni dhe shfrytëzim prostuticioni?. Mësohet se 51-vjeçarja në një lokal të marrë me qera në qytetin e Elbasanit, kryente rolin e organizatores ku rekrutonte femra, të cilat ishin në nevojë ekonomike dhe i shfytëzonte në lokalin e saj, për të ushtruar prostuticion me qëllim përfitimi.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe Luljeta Dervishi, 42 vjeçe, banuese në Poliçan, Skrapar, si dhe proçedohet në gjendje të lirë V.M, 33 vjeçe, banuese në Elbasan, të cilat akuzohen për veprën penale të ?Prostuticioni?. Mësohet se dy shtetaset e sipërpërmendura u kapën në flagrancë nga Policia në lokalin e shtetases Engjëllushe Emini, ku ushtronin prostuticion. Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15.000 lekë dhe 5 aparate telefona celularë. Mësohet se aktivitetin në të shumtën e rasteve tre të akuzuarat e kryenin nëpërmjet telefonave si dhe në lokalin e marrë me qera nga 51-vjeçarja. Më së shumti klientë që frekuentonin këtë lokal ishin mbi moshën 50 vjeç kundrejt një vlere nga 500 deri në 1000 lekë.





18:00 Aktualitet

Qytetet jeshile

Rritja e çmimeve të shtëpiave pothuajse në të gjithë botën d...

Lajmet e fundit nga