web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Universitete në protestë kundër ligjit për arsimin e Lartë

4 Prill 2015, 07:50, Aktualitet CNA

Pedagogë, drejtues fakultetesh dhe studentë kanë mbetur të tronditur nga qeveria, e cila të mërkurën miratoi projektligjin për arsimin e lartë, ndonëse ka pasur shumë kontestime për të. Shumë shpejt ky ligj do të kalojë në Parlament dhe më pas do të miratohet, e për këtë arsye javën që vjen pritet të nisë një revansh protestash dhe reagimesh kundër këtij ligji.

Si studentë dhe pedagogë janë shprehur se ky ligj bëhet vetëm për interesa të universiteteve private dhe për këtë arsye do të vijojnë ta kundërshtojnë ashpër miratimin e tij, nëse nuk bëhen ndryshimet që ata kërkojnë. Ditën e mërkurë në orën 11:00 pedagogë dhe studentë do të bëhen bashkë kundër këtij ligji, pasi do të zhvillohet një protestë para Kryeministrisë, përmes të cilës kërkohet që të ndalohet ky draft. Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë se të tilla organizata do të jenë të shumta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e bojkotit të mësimit apo dhe ndërmarrjen e masave të tjera. Xhuliano Bregasi, aktivist i Lëvizjes për Universitetin, ka rrëfyer për gazetën arsyet se përse kundërshtohet ligji nga studentët. ?Ky ligj cenon pavarësinë dhe autonominë e universiteteve publike. Duke shpërndarë fondet e shtetit për universitete publike dhe private. I detyron universitetet publike që të rrisin tarifat e studimit. I kthen pedagogët në punonjës të thjeshtë tregu. Veç kësaj edhe vendosja e Bordit Administrativ, do të jetë burokrat pasi do të drejtohet nga ministria. Qëllimi kryesor i universiteteve do të jetë vetëm eficenca ekonomike dhe jo liria akademike, mësimdhënia, nxitja e mendimit kritik?, tha ai.

Masat që do ndërmerren

Po ashtu Bregasi ka treguar dhe veprimet që do të ndërmerren nga kjo lëvizje, pjesë e të cilës janë si studentë edhe pedagogë. ?Javën e ardhshme do të zhvillojmë një protestë para kryeministrisë duke qenë se qeveria e ka ngritur komisionin për hartimin e ligjit për arsimin e lartë. Do të shohim se si do të vijohet me ligjin në komisionet parlamentare. Nëse nuk ka ndryshime radikalizmi do të vijë duke u shtuar dhe mund të ketë masa të tjera si bojkot, zaptime, duke qenë se në mbështetje të nismës tonë janë edhe shumë pedagogë?, tha ai.

Pedagogët kundër

Në mbështetje të studentëve kanë dalë edhe shumë pedagogë. Një ndër ta është edhe Neritan Sejamini, i cili shpesh ka qenë pjesëmarrës në protesta dhe kritik i ashpër i këtij ligji. Ai është shprehur se me ligjin e ri qeveria po favorizon universitetet private. ?Ligji i turpshëm për arsimin e lartë i sapo miratuar nga qeveria është një akt thellësisht klientelist dhe ligjërimi i kalimit të parave të taksapaguesve tek xhepat e pronarëve të universiteteve private (shumë prej të cilëve madje janë të huaj). Sipas ligjit, këto universitete private, në një moment magjik kryeministror, do shndërrohen me vetëm një firmë të kryeministrit në universitete ?publike? dhe nga ky moment do fillojnë të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit pothuajse njësoj si universitetet aktuale publike?, ka deklaruar ai. Më tej Sejamini është shprehur se ligji vendos universitetet publike nën kontrollin total dhe të ashpër të qeverisë dhe nuk trajton asnjë nga problemet kryesore me të cilat ndeshet arsimi i lartë.





Lajmet e fundit nga