Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës në vitin 2009, Mark Frroku ka 4 identitete; Besnik Morina i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku, i lindur në 6 tetor 1972, Dritan Frroku lindur në 2 korrik 1969 dhe Pirro Soforani lindur në 2 korrik 1969.
Nga dosja belge del në dritë një fakt i panjohur më parë në Shqipëri. Sipas Prokurorisë belge, Mark Frroku rezulton i arrestuar dhe i dënuar në Holandë me 3 vite burg.
?Besnik Morina ose Mark Frroku ose Pirro Safrani (Sofrani) është arrestuar në Amsterdam në kuadër të një çështje të shkeljes së ligjit për opiumin. Ai u dënua më datë 4.12.2002 nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet heqje lirie. Ai u ekstradua në Belgjikë në kuadër të urdhër-arrestit ndërkombëtar të datës 10.01.2000 dhe u arrestua më 6 maj 2004. I marrë në pyetje ai nuk pranon të japë deklarime pa avokatin e tij. Ai deklaron që nuk ka vrarë njeri dhe nuk e njeh viktimën.? ? thuhet në dosjen e prokurorisë belge.
Pas kësaj, në datë 7 maj 2004 ndaj Frrokut është caktuar masa e arrestit me burg, për t?u lënë i lirë dy muaj më pas.
Por si kanë rrjedhur ngjarjet pasditen e 5 marsit 1999 dhe cilat ishin shkaqet që çuan në vrasjen e Aleksandër Kurtit, sipas prokurorisë belge?
Më 5 mars 1999, ora 17:45 Policia e Saint-Gilles zbulon ne rrugën në hyrje të stacionit ?Gare Du Midi, nr 47? trupin e një të riu në agoni.
?Ka hunden komplet me gjak, hematoma të rënda poshte syve, i plagosur në duar dhe në kraharorin e gjakosur paraqiste tre plagë me thikë. Dy dëshmitarë kanë thënë përpara policisë që në orën 17:30 kanë parë tre persona që vraponin, njëri e kishte dorën të futur poshtë xhaketës dhe më pas hedh një thikë të madhe poshtë kamionit të postës, 100 metra larg vendit të ngjarjes. Viktima u identifikua në bazë të dokumenteve që kishte me vete si Azem Shkreli nga Jugosllavia i lindur me 8 shtator 1980. Karta e identitetit me emrin Azem Shkreli kishte të shënuar një person të kontaktit në raste urgjence: Nikolas Kurti. Gjithashtu u gjet edhe një foto e prerë e një gruaje, pas të cilës shkruhej: ?Lume, Ti amo, Je T?aime dhe Te dua 27.01.1999, kujtim për shokun tim Aleksandrin. Pas hetimeve të para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh në mesin e grupeve të prostitucionit shqiptar.? ? shkruhet në akt-akuzën belge.
Nikolas Kurti, i kontaktuar ka shpjeguar se bëhet fjalë për vëllain e tij, Aleksander Kurti, i datëlindjes 13 janar 1975 nga Shqipëria. Sipas tij identiteti i rremë ishte përdorur nga i vëllai për të përfituar azil politik si shtetas kosovar. Nikolas Kurti u ka treguar hetuesve belgë më datë 13.12.2000 se është informuar nga vëllai i tij tjetër, George për mbledhjen e baballarëve të zhvilluar më 28 mars 1999 në Shkodër, ku ishin të pranishëm babi i viktimës, vëllai i viktimës, babai i Mark Frrokut, babai i Lekë Bib Djafes dhe babai i Hilë Jokës.
Mbledhja e baballarëve konfirmoi se vrasja e Kurtit është bërë për shkak të Lumes. Gjithashtu Nikolas Kurti deklaron se dy ditë përpara vrasjes, Aleksandër Kurti i ka telefonuar motrës së madhe që të paralajmëronte kunatin e tij, Ardjanin që të merrte në telefon këtë numër dhe të kontaktonte me një person me emrin ?Beni?.
?Nëse kunati nuk e merr në telefon Benin, një person do vdesë brenda 24 orëve?.
Sipas Nikolas, vëllai i tij kishte mosmarrëveshje me një person që quhej Beni, që sipas akt-akuzës belge është Arben Frroku, vëllai i madh i tre vëllezërve Frroku, tutor të prostitutave Lume, Mira dhe Zana.
Nikolas Kurti deklaron se Arben Frroku është urdhërues i vrasjes së Aleksandër Kurtit dhe urdhëri është ekzekutuar nga vëllai i tij, Marku (Besnik Morina).
?Gjithmonë sipas deklarimeve të Nikolas, në mbledhjen e baballarëve është thënë që ditën e ngjarjes ka pasur diskutime mes viktimës dhe tre djemve të tyre në stacionin Gare du Midi. Një person i katërt u përfshi në bisedë dhe tonet u acaruan. Ky person, nxori një thikë. Vrasesi është pikërisht ky person. Lidhja mes viktimës dhe Lumes po bëhej më shumë se profesionale dhe mund të vinte në rrezik gjithë organizatën, e cila trafikonte femra shqiptare nga Italia në drejtim të Brukselit e më pas në Londër.? ? shkruhet në materialin e Prokurorisë belge.
Por veç dëshmisë së vëllait të viktimës, Prokuroria e Belgjikës ka administruar dhe disa dëshmi të tjera, mes tyre dhe të një vajze të prostituuar me inicialet E.U., e cila ka qenë e vetmja dëshmitare që ka pranuar të dëshmojë me emrin e saj.
E pyetur nga prokurorët belgë mbi vdekjen e Kurtit ajo deklaron se ka marrë nje telefonatë nga tutori i saj Leka, ditën e ngjarjes më 05.03.1999.
?Në këtë telefonatë ai i kërkonte që të shkonte në apartamentin e tij që ndodhet mbrapa stacionit Gar du Midi. Duke qenë se ajo punone të Charleroi, ajo arriti në Bruksel gjatë mbremjes. Kur u takuan, Leka i deklaroi që duhet të ikte nga Belgjika duke qenë se kishte marrë pjesë në një sherr në Midi dhe si pasojë një shqiptar kishte vdekur. Ata folën shumë pak pasi një person erdhi dhe e mori. Disa ditë më vonë vajza me inicialet E.U merr një tjetër telefonatë nga Leka dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Ishte në shoqërinë e Aleksit (Besnik Vuka) Hilës (Arjan Bytyci) dhe Markut (Besnik Morina). Por ajo beson gjithashtu që edhe Beni ka qenë me ta. Personi që e ka qëlluar me thikë Kurtin ishte Aleksi. Pas ngjarjes ata u larguan nga Belgjika, njëri iku me tren në Gjermani, ndërsa 3 të tjerë u shoqëruan nga Kola deri në Itali.? ? thuhet në raportin e hetuesve belgë.
Po ashtu janë të dokumentuara dhe 4 dëshmi anonime, pasi personat nuk kanë pranuar të bëhen publike të dhënat e tyre, të dhëna të cilat dihen nga prokurorët dhe gjyqtarët.
Të katërta dëshmitë theksojnë se në rrethana të ndryshme janë informuar lidhur me këtë ngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë Mark Frrokun si një prej personave organizator të vrasjes. Të gjithë dëshmitarët pohojnë se shkak për këtë vrasje është bërë një prostitutë e njohur me emrin Lume, të cilën Kurti kishte kërkuar ta takonte, në të kundërt, sipas dëshmitarëve, ai do t?i tregonte familjes së saj lidhur me punën që ajo kryente në Belgjikë.
E ndodhur përpara këtij kërcënimi, ajo ka njoftuar vëllain e tutorit të saj, Markun, i cili ka organizuar dhe pritën ndaj Aleksandër Kurtit duke e vrarë atë.
Me këto prova, Prokuroria belge i është drejtuar Gjykatës, e cila për 5 të pandehurit e kësaj çështje, Mark Frroku, Besnik Vuka apo Alex Vuka, Arjan Bytyçi apo Hilë Joka apo Hilë Morina, Leke Bibë Djafa apo Lekë Qafa dhe Alfred Kola, në 15 janar 2010 ka vendosur dënimin e secilit me nga 10 vjet burgim.
Por pas ankimimit, Gjykata e Lartë belge me vendimin e datës 24 Mars 2010 ka kthyer çështjen për rigjykim dhe pritet që në tetor të këtij viti të nisë rigjykimi.
Më shumë se 25 mijë luftëtarë të huaj nga 100 kombe kanë udh...
Nga Kastriot MYFTARAJDitën e mërkurë në mbrëmje Dhoma Amerik...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar nje mesazh ne rrjet...
Një studim ka zbuluar se kryqëzimi i duarve mund konfuzojë m...
Në një studim të ri kjo lule medicinale është trajtuar si nj...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deput...
Në dosjen që Prokuroria belge ka paraqitur përpara gjykatës ...
(Shkrimi i plote)Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vend...
Zonat kënetore të qytetit të Lezhës janë bërë epiqendra e nj...
Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj deputetit të Partisë Demo...
Një nga njerëzit më të pasur në botë ka rrëfyer librat më të...
Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, s...
Një prej nazistëve më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën...
(Shkrimi i plote)Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vend...
Sipas një studiuesi, një kryevepër e lashtë egjiptiane, e zb...
Top Channel ka siguruar akt-akuzën belge, në ngarkim të Mark...
Në Gjermani duket se ka fryrë një erë shumë e fortë, duke bë...
Vatikani dhe Italia nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...