Vdes nazisti më i kërkuar në botë
Një prej nazistëve më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën...
Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijet pas moshës 1-2 vjeç. I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.
Në Shqipëri rastet e fëmijëve të ndjekur në mënyrë sporadike tregojnë për mungesë të informacionit në popullatë për këtë sëmundje, mosdiagnostikim të saktë, etj. Bazuar në të dhënat shëndetësore, autizmi ka një prevalencë më të madhe se 0.1%. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët. Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ?autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës trevjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese?.
Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij.
Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.
Mjekësia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.
Mbi ditën botërore të ndërgjegjësimit të autizmit
Në 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara deklaroi 2 Prillin si Diten Botërore te Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, me qëllimin e tërheqjes te vëmëndjes botërore drejt autizmit, një çrregullim depërtues që prek dhjetëra milionë njerëz.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin hedh dritë mbi autizmin si një shqetësim shëndetësor global në rritje. Aktivitetet e 2 Prillit ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e njohurive botërore për krizën e autizmit dhe për të dhënë e shpërndarë informacion mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të hershëm. Gjithashtu, në këtë dite festohen talenti dhe aftësitë e veçanta te njerëzve me autizëm dhe thekson aktivitetet e komuniteteve përreth botës ku individët me autizëm dhe familjet e tyre mikëpriten ngrohtë.
Mbi Autizmin
Autizmi është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks crregullimesh në zhvillimin e trurit ? çrregullime të spektrit autik (ÇSA) ? shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe të ambjentit. Këto çrregullime karakterizohen, në shkallë të ndryshme, nga mospranime sociale a të sjelljes, sikurse nga sjellje përsëritëse. Statistika e koheve te fundit vertetojne se përafërsisht 1 në 88 fëmijë në SHBA janë në spektrin autik dhe studimet tregojne që shifrat duhet të jenë thuajse të ngjashme në të gjithë botën. Një rritje 1000 për qind në 40 vitet që shkuan shpjegohet pjesërisht me përmirësimin e diagnostikimit.
Një prej nazistëve më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën...
(Shkrimi i plote)Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vend...
Sipas një studiuesi, një kryevepër e lashtë egjiptiane, e zb...
Top Channel ka siguruar akt-akuzën belge, në ngarkim të Mark...
Në Gjermani duket se ka fryrë një erë shumë e fortë, duke bë...
Vatikani dhe Italia nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e...
Persona të armatosur kanë sulmuar një kampus të universiteti...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49 vjeçar nën akuzë...
Gruaja e ish-ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, e burgosur p...
Ylli i The Coronation Street aktorja dhe këngëtarja e mirën...
Microsoft duket se ka gati serinë e tabletëve Surface, i qua...
Shkencëtarët thonë se Profesori Wolfgang Boehme, nga Muzeu i...
Artistët përdorin objekte të ndryshme për të shprehur frymëz...
Kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës, rrezikoh...
Presidenti i vendit Bujar Nishani ka përkujtuar sot demonstr...
Guvernatori i Kalifornisë ka urdhëruar kufizime të detyruesh...
Ndërsa rënia e euros drejt paritetit po ndihmon rimedelimin ...
Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane...
Për herë të parë kërkuesit mund të përmirësojnë mënyrën se s...
Kreu i AKBN, Dael Dervishi gjatë një intervistë për televizi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...