Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Mero BAZE
Shpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes në fshatin Marinzë në Fier, nuk është thjesht një aksident teknologjik. Banorët që janë terrorizuar kur para shtëpive të tyre kanë shpërthyer shatërvane uji dhe gazi, në të vërtetë kanë kohë që bashkëjetojnë me rrezikun e prodhuar nga papërgjegjësia e shtetit shqiptar në raport me investitorët kanadez të naftës, që po rishfrytëzojnë një nga vendburimet më të vjetra të naftës në Shqipëri.
Problemi teknologjik në këtë histori, është e keqja më e vogël. Teknikat e reja të shfrytëzimit të nëntokës në një vendburim të stërshfrytëzuar në vite, siç është Marinza janë të tilla, që për të shtrydhur dhe pikën e fundit të naftës, specialistët e kompanisë kanadeze po përdorin metoda ekstremisht të rrezikshme për një zonë të banuar, që nuk do të guxonin t?i përdornin as në shkretëtira. Rritja e presionit fizik në shtresat e naftës me solucione eksplozive dhe hollues që rrisin efiçencën e nxjerrjes së naftës, kanë prodhuar një skemë të papërgjegjshme sigurie për rajonin e banuar. Banorët e asaj zone, prej vitesh janë nën alarm nga tërmetet artificiale të shkaktuara nga kjo kompani, tani dhe përballë një shpërthimi të stimuluar nga metodat ekstreme të shfrytëzimit të vendburimit të naftës.
Problemi këtu është përtej Bankersit dhe shkon tek qeveria shqiptare, tek kjo aktuale, por sidomos tek ajo që i ka linçesuar dhe ka krijuar traditën e komoditetit të moskontrollit mbi këto kompani. Ka disa pista korruptive, ku qeveria shqiptare edhe për shkak të mungesës së institucioneve të kontrollit të saj, ka humbur sovranitetin mbi naftën shqiptare dhe mjaftohet me taksat fikse që merr prej këtyre kompanive, bazuar në statistika edhe ashtu të dyshimta të prodhimit dhe eksportit.
Mbi të gjitha mungon një kontroll rigoroz i metodave të shfrytëzimit, holluesve dhe solucioneve të tjera që përdorin për të rritur presionin në shtresa. Ka mbi dy vjet që zhvillohet një debat fjala vjen mbi naftën D2 që importon kjo kompani nga jashtë. Ajo thotë se teknologjia e shfrytëzimit të puseve kërkon sasi të mëdha, të tjerë thonë se është evazion fiskal me naftën. E keqja është se ne nuk kemi sot një Institut, siç ka qenë ai i Naftës dhe Gazit në Patos apo një Drejtori standardesh, që të koalidojë këtë procedurë dhe të na thotë të vërtetën. Kështu që gjithçka ngelet relative, ndërkohë që shifrat nga një skenar tek tjetri lëvizin në miliona.
Ne sot nuk kemi një skemë të qartë ekonomike të përfitimeve që ka ekonomia shqiptare nga investimet e huaja në naftë, pasi fushat e shfrytëzimit janë copëzuar sipas klientelës politike në raport me qeverinë Berisha dhe Albeptroli që ka ?sovranitetin? e naftës shqiptare është e vetmja kompani e mbytur në borxhe, që ende nuk po ia del të ngrihet në këmbë. Albpetroli ka sot në shfrytëzim vetëm Dumren, Velçën dhe Panajan, ndërsa blloqet e tjera të lira i ka në dispozicion qeveria për t?i dhënë me konçesione. Nëse në kohën, kur nafta ishte pasuri shtetërore dhe ekonomia e centralizuar, dukej sikur kishim një pasuri të madhe. Sot me të njëjtën sasi, të ardhurat janë shumë më të vogla. Prodhimi i vitit 1974 sipas specialstëve, është thuajse i ngjashëm me prodhimin e dy viteve të fundit, por diferenca në ndikimin e naftës në ekonomi është shumë më e vogël.
Copëzmi i fushave të naftës në 13 blloqe të reja që do të jepen për kërkim, futja e kompanive përmes lobimit politik dhe një mungese standardesh në kontrollin e tyre, mund të na çojë jo vetëm në shpërdorim të kësaj pasurie kombëtare, por dhe në tragjedi të shkaktuara nga grykësia e këtyre ?investitorëve?. Ashtu si në industrinë minerare dhe në atë të naftës, investitorët nuk po mbështeten tek specialistët e fushës, por tek tregtarë që ngazëllehen edhe me përralla urbane për pasuritë tona kombëtare. Nëse e shtrydhje përshembull gjithë ?Samitin? e titulluar ?Albania Oil, Gas & Energy 2015 Summit?, nuk gjeje asnjë punim shkencor të mirëfilltë, përveçse parashikime marketingu dhe lobim politik, që në vend të na çojnë drejt efiçencës në industrinë e naftës na çojnë drejt degradimit të tillë, si ky i Bankers.
Në fund desha të shtoj diçka për ministrin tonë të Energjitikës, i cili nuk është fajtor pse Bankers është aty, por është përgjegjës për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe pasuritë tona natyrore. Në raste të tilla si i sotmi, është mirë që ministri të rrijë larg skandalit politikisht, pasi nuk është as ekspert dhe as profet që të garantojë qytetarët, që ai që po del ?është gaz i ëmbël?, (Këtë s?e kisha dëgjuar kurrë) dhe se aksidente të tilla janë normale. Aksidente të tilla nuk janë normale, nëse zbatohen standardet e shfrytëzimit për një zonë të banuar dhe aq më pak metoda, për të cilat shteti shqiptar thuajse nuk ka asnjë manual standardi. Nesër mund të ndodh një tragjedi tjetër dhe pastaj qeverisë do t?i duhet të paguajë politikisht për diçka që nuk ka qenë fajtore, por që është përgjegjëse për ta kontrolluar. E vetmja gjë që mund të ndodh, është që Shkëlzeni të shkojë në Marinzë e t?i rrah krahët Damjanit për tu kthyer socialistëve borxhin e Gërdecit, por kjo nuk na shpëton. Ato janë kontrata, në thelb korruptive të dhëna nga qeveria e kaluar, të cilat jo vetëm që nuk i rishikuan, por konsoliduan traditën e nisur. Investitorët shqiptarë të naftës kanë qenë burra deputetesh apo klient të ?Familjes Berisha? dhe jo profesionistë që u dhimbsej nafta shqiptare. Bankers në vetvete, si kompani që ka bërë më shumë hajër në këtë vend, ishte po ashtu fryt i një lobimi politik, me të cilën Berisha bleu të kaluarën e vet plot mëkate tek disa lobistë amerikanë.
Tani, kjo qeveri nuk ka pse del garante e asaj çfarë ka ndodhur. Çdo përpjekje për të ?hequr? panikun dhe për t?i garantuar qytetarët të jetojnë aty, është jashtë çdo garancie. Rruga më e lehtë është të ndalet shfrytëzimi i atij vendburimi, që është nën themelet e shtëpive të banorëve dhe të konservohet për një të ardhme kur mund të garantojmë jetën e banorëve. Nafta aty është dhe nuk ikën. E vetmja gjë që ikin, janë disa fitime më shumë në xhepat e atyre që po shfrytëzojnë naftën shqiptare dhe që po i nxjerrin ?ujë të zi? këtij vendi, nga dëshira për mbushur më shumë xhepat e tyre.
Një turmë e madhe ka marrë pjesë në ceremoninë funerale të p...
Një studim i ri ka zbuluar se personat që pinin lëng domatej...
Ndodh që në filma të bëhen edhe gabime. Që nga “Shrek” e der...
Është një tabllo, që për shumë gjermanë është e pandarë me O...
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me GIZ GmbH, zhvilloi sot ...
Deputeti i Partise Demokratike dhe ish Ministri i Ekonomise,...
Ndoshta mendoni se këto laboratore, qendra kërkimore dhe të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar s...
Një nga varrezat spitalore më të mëdha mesjetare u zbulua në...
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar me anë ...
Michelle Phan është një nga vajzat më të famshme të Youtube-...
Janë një sërë gjërash që mund të fitoni ndërsa udhëtoni jash...
Të paktën, nëntë persona janë vrarë nga erërat e forta që so...
Kompania suedeze Volvo dhe firma dizenjuese britanike Grey L...
Nga 18524 aksidentet e aviacionit civil që kanë ndodhur prej...
Hetuesi që drejton punën për zbardhjen e plotë të rrëzimit t...
Televizioni që pretendon se është treti nga rëndësia por he...
Është publikuar ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës 34 vjeça...
Dy persona kanë hyrë në zyrën lokale të partisë qeverisëse n...
Gjermania dhe Franca do të punojnë së bashku me Italinë për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...