web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komandanti i grupit të zjarrit më 21 janar emerohet Kryetar i PS-së në Mat

30 Mars 2015, 18:11, Aktualitet CNA

Nenkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi në qytetin e Burrelit, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Matit, znj. Adelina Farriçi dhe drejtuesin e ri politik te PS-se, juristin Agron Malaj.

Ndërsa nuk bën përshtypje fakti i rikandidimti të mësueses Farriçi ajo që bie në sy është emri i ri i socialistëve matjanë.

Agron Malaj ka qenë komandanti i njësisë speciale të Gardës në datën 21 Janar, i shkarkuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai ka qenë edhe pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit më 21 janar. Më parë Malaj ka drejtuar edhe degën e CEZ apo siç njihet tani, OSHEE-ja për Burrelin. Gjatë fjalës së tij, Taulant Balla theksoi se Farriçi është modeli më i mirë i qeverisjes socialiste në pushtetin lokal.





Lajmet e fundit nga