web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediu: PR propozon Agron Dukën si kandidat për Bashkinë e Durrësit

30 Mars 2015, 17:38, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për A1 Report lidhur me kandidaturën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në fjalën e tij Mediu është shprehur se partia që ai drejton ka propozuar Agron Dukën si kandidat të mundshëm për Bashkinë Durrësit.

?Për kandidatin për Bashkinë e Durrësit po futen sekserë. PR ka propozuar Agron Dukën, kandidat për Bashkinë e Durrësit. Kandidatura e zotit Duka është ofruar si një kandidaturë fituese, është diskutuar edhe me kryetarin e PD.

Është pranuar, edhe në bazë të sondazheve që kemi bërë si një kandidaturë e cila tejkalon edhe kandidatët e tjerë që diskutohen dhe në mënyrë të padiskutueshme në duam që të fitohet Durrësi. Kryesia e PR do të vendosë si do shkojmë në zgjedhje, jemi ende duke diskutuar edhe për të gjitha baskitë e tjera?, shprehet Mediu.





Lajmet e fundit nga