web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varufakis u shtrin dorën gjermanëve: Mjaft me armiqësi

30 Mars 2015, 17:24, Aktualitet CNA

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis apeloi për dhënien fund të lojës toksike të fajësimit mes Greqisë dhe Gjermanisë.
Kjo thirrje e ministrit grek vjen në një kohë që Athina përgatitet të finalizojë listën e saj të reformave ekonomike që do t?u paraqiten kreditorëve ndërkombëtarë. Reformat janë kërkesë e domosdoshme për lëvrimin e këstit të ri të paketës së ndihmës financiare për Greqinë, e cila mund të përfundojë pa likuiditet në pak javë.

Varoufakis tha e duke treguar me gisht njëra-tjetrën si fajtorë, Gjermania dhe Greqia do të ndihmojnë vetëm armiqtë e Europës.

Athina dhe Berlini së fundmi kanë qenë të përfshirë në një luftë hidhur fjalësh ndërsa qeveria greke kërkon të rinegociojë kushtet e paketës së shpëtimit.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble publikisht e ka shprehur zemërimin e tij duke pretenduar javën e kaluar se Greqia ?ka shkatërruar të gjithë besimin?. Ai pohoi që Greqia mund ?aksidentalisht të largohet nga zona euro?.





Lajmet e fundit nga