Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Nga Kastriot Myftaraj
Përse është e nevojshme që dikush të pohojë se nuk është kuqezi, duke i etiketuar ata që ndjehen të tillë dhe e pohojnë këtë cilësi? Çfarë arsye ka për këtë distancim, çfarë lloj proteste na qenka kur dikush thotë: ?Unë nuk jam kuqezi!?? Çfarë fibre qytetare (term i Ardian Vehbiut) ka ky term? Kuqezi është një cilësi identitare, ashtu siç është, me ngjyrat përkatëse një cilësi identitare e ngjashme në SHBA, ku jeton Ardian Vehbiu, apo në Francë, Greqi, Japoni etj. Gjithkush që është shqiptar ka të drejtë të pohojë identitetin e tij kuqezi, me fjalë dhe simbolikë imazhi.
Kjo është një gjë vullnetare, një demokraci imazhi, se askush nuk të imponon që ta pohosh cilësinë identitare kuqezi. Është një lloj plebishiti gjithëkombëtar spontan, i shndërruar tashmë në ritual, me rastin e ngjarjeve sportive. Çfarë të keqe ka këtu? Gjithkush ka të drejtë që ta pohojë sipas mënyrës së tij dhe dihet se me rastin e ngjarjeve sportive, shtresat e gjera të shoqërisë janë të prirura kah pohimi identtitare nëpërmjet ritualeve kolektive nën shenjën e ngjyrave përkatëse. Kështu ndodh gjithandej botës, jo vetëm në Shqipëri. Askund në këta vende kjo gjë nuk shkakton shqetësime. Askush në këta vende nuk e shikon një gjë të tillë si provokim. Në të kundërt, të thuash se ?Unë nuk jam kuqezi!? është një provokim i dhunshëm verbal pa shkak ndaj shumicës. Është një provokim që prek në ndjeshmëritë kolektive, pra është një provokim i llogaritur për të shkaktuar reagim. Domethënë, meqënëse ata të cilët e quajnë një vlerë komunitare dhe personale pohimin e identitetit të tyre kuqezi, nuk janë dhe nuk ka si të jenë në shumicën e tyre intelektualë, pra nuk ka gjasa që ta perceptojnë këtë sfidë si një debat intelektual, që duhet zhvilluar sipas etikës së debatit, por si një provokim, atëherë kështu do të nxiten ata që të përgjigjen me dhunë verbale, qoftë edhe në mediat sociale dhe forumet online. Dhe pastaj ky reagim përdoret për ta etiketuar njeriun kuqezi si konfliktual.
Provokime të tilla organizohen para ngjarjeve të rëndësishme sportive, siç ishte rasti i ndeshjes Shqipëri-Armeni. Për këto lloj provokimesh janë të specializuar sorosianët shqiptarë, ndër ta edhe Ardian Vehbiu. Pas ndeshjes Shqipëri-Armeni, Ardian Vehbiu, në një shkrim të botuar në blogun e vet ?Peizazhe të fjalës? dhe që u ribotua nga gazeta ?Mapo? e sorosianit Henri Çili, dhe në të tjera gazeta e forume sorosiane, pohoi atë që ishte e qartë, se shkrimi i një vajze 20 vjeçare, me titullin provokues, ?Unë nuk jam kuqezi? të publikuar në blogun e tij para ndeshjes, ishte në fakt një skenar provokues i tij. Pas ndeshjes, Ardian Vehbiu, në një shkrim të botuar blogun e tij dhe të ribotuar po nga gazeta ?Mapo? doli të vjelë frutet e provokimit që kishte mbjellë. Vehbiu ua zuri për të madhe atyre që reaguan ndaj shkrimit ?Unë nuk jam kuqezi?, duke i quajtur reagime të dhunshme, të pahijshme dhe që u mungon fibra qytetare. Ardian Vehbiu është një provokator intelektual i mbrapshtë. Është edhe më tepër se kaq, është një tutor ndërkombëtar prostitucioni intelektual.
Se janë shumë më pak të pandershëm se ai ata shqiptarë të cilët në emigracion, ku jetojnë bëjnë tutorin e prostitutave, të cilat për të nxjerrë jetesën shesin trupin e tyre. Ardian Vehbiu, i cili gjithashtu jeton prej shumë viteve në emigracion, në SHBA, gjen ndonjë femër njëzetvjeçare në rrethet sorosiane, për ta keqpërdorur mendërisht, duke e bërë zëdhënëse të ideve të tij të përpunuara në laboratorët sorosianë, në mënyrë që pastaj të ketë mundësi të dalë ai vetë për të reaguar kinse i habitur dhe i indinjuar ndaj pasojave të provokimit të tij. Është një qëndrim intelektual antietik.
Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e kaluar, një tjetër antikuqezi, Ermal Petushi botoi në gazetën ?Tema? shkrimin me titull ?Të dhjerë, por krenarë? që ishte përgjigje ndaj reagimit kuqezi të asaj që ndodhi në Beograd si dhe të dënimit që UEFA dha ndaj Shqipërisë. Në këtë shkrim Petushi thoshte se vërtet në Beograd na bënë një padrejtësi, por ne nuk kemi të drejtë ta kërkojmë fajin te të tjerët sa kohë që jemi ?të dhjerë?, domethënë kur nuk jemi të barabartë me Europën. Por e tillë nuk është as Greqia, e cila është që prej 35 viteve anëtare e Bashkimit Europian, madje i ka krijuar Europës probleme më tepër se çdo vend tjetër. A e kanë mbyllur gojën grekët për shkak të kësaj? Aspak. A nuk kemi të drejtë ne shqiptarët të ankohemi edhe kur na bëjnë padrejtësi? Jo, thotë Ermal Nikollaq Petushi nga Lushnja.
Por le të kthehemi te Ardian Vehbiu. Problemi rëndohet për shkak se Ardian Vehbiu, i cili është i njohur për këto qëndrimi, vitin e kaluar fitoi çmimin e ndarë nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, si publicisti më i mirë. Kjo është loja e dyfishtë e Edi Ramës, i cili nga njëra anë shtiret kuqezi, në anën tjetër nxit dhe shëprblen dhunën intelektuale sorosiane ndaj kuqezinjve.
Vetëpohimi kolektiv kuqezi është një tregues i energjisë kolektive të njeriut shqiptar. Tashmë duhet gjetur mënyra që kjo energji të kanalizohet për të bërë punë të mira. Është gabim të thuhet se përse na shërben vetëpohimi kuqezi kur kur kemi këtë apo atë problem që e lemë pa zgjidhur. Vetëpohimi kolektiv kuqezi jo vetëm që nuk është një pengesë për t? i zgjidhur problemet, por madje është një premisë psikologjike për të pasur disponimin e nevojshëm për t? u marrë si shoqëri me këto probleme, në mënyrën e duhur.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ...
Shenim nga Albana VOKSHISot jam ndjere shume e trishtuar dhe...
Deputeti socialist i Permetit Vladimir Kosta ka pergenjeshtr...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela është shpreh...
Baza e Partisë Demokratike ka propozuar 4 emra si kandidatë ...
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se është rën...
Kryeministri dhe kreu i PS-se Edi Rama tashme eshte duke mby...
Kreu i PDS, Paskal Milo ka deklaruar se nuk është pyetur apo...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se mos...
Agron Duka nuk do jete perfaqesuesi i opozites per Durresin....
Gazetari investigativ dhe i kronikes Artan Hoxha, i rikthehe...
Nenkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taul...
Gazetari investigativ dhe i kronikes Artan Hoxha, i rikthehe...
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer ekstradimi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa projektvend...
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sh...
Lista e shkurtër e nominive për çmimin e Independent Booksho...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në rrjetin e tij ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për A1 Rep...
Ardian Muka, ish kandidat për Kryetar në Partinë Demokratik...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...