Dekriminalizimi/ Vasili: Ristani ka të kaluar kriminale, PD të bëjë publike listën e 19 deputetëve
I ftuar në televizionin “Ora News”, Kryetari i Grupit Parla...
Eurodeputeti Eduart Kukan kërkoi dje nga politika shqiptare që të mos ndërhyjë në hetimin e çështjes në ngarkim të dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Në një intervistë për ?TCH?, Kukan kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt dhe me objektivitet çështjen.
Si vlerësoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e dy deputetëve?
Para së gjithash, dua të them se situata në Shqipëri është shumë konfuze. Sa më shpejt të hetohet me objektivitet kjo situatë, aq më mirë është. Shprehemi gjithmonë me kolegët tanë, se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje. Por, kjo do të thotë gjyqësor objektiv gjithashtu, që nuk ka me të vërtetë ndërhyrje politike. Nuk dua t?i cilësoj kërkesat për arrestimet e dy anëtarëve të parlamentit, sepse është gjithnjë situatë dramatike kur parlamenti duhet të lirojë anëtarët e tij për të tilla hetime. Kam kuptuar se Prokurori i Përgjithshëm i tanishëm është emëruar gjatë qeverisjes së mëparshme, përpara qeverisë aktuale, kështu që nuk e kuptoj. Mos më kërkoni gjykime politike mbi këto kërkesa gjyqësore se nuk është mirë për ju.
A besoni se prokuroria pati ndërhyrje politike, siç pretendon opozita?
Unë besoj në supozimin e pafajësisë derisa gjithçka do dëshmohet 100 për qind. E deri atëherë, nuk është e këshillueshme që të nxjerrim të tilla përfundime.
A e shihni këtë si një hap para, apo pas, për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi?
Kur ishim në Tiranë me kolegun Flakenshtajn u bisedua shumë mbi faktin se do të ishte mirë vërtet, nëse do të ndërmerrnim disa procedura që do të parandalonin këto lloj situatash në të ardhmen. Mendoj se kishte rëndësi, u pajtua dhe u firmos nga të dyja palët dhe tani ata duhet të tregojnë se janë të gatshëm për ta bërë këtë. Dekriminalizimi, megjithëse nuk e di nëse të gjithë e kanë qejf këtë fjalë në Shqipëri, ka rëndësi që njerëzit në parlament të jenë të pastër, me të dhëna e ndërgjegje të pastër, pasi janë ata që miratojnë ligjet, të cilat drejtojnë punën e shoqërisë. Në këtë kuadër, mendoj se kjo përpjekje është e rëndësishme.
Duke marrë parasysh negociatat për marrëveshjen e dhjetorit, dekriminalizimi i Kuvendit synohej për legjislaturën e ardhshme e jo aktualen, çfarë ndryshoi?
Ka shumë çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe kjo është një prej tyre. Ekziston njëfarë garancie se situata do ndiqet nga afër prej Parlamentit Europian dhe se dy zotërinjtë që shkuan atje në dhjetor do të shprehen nëse diçka shkon keq, mbi baza objektive për zhvillimet. Por siç e thashë, ka kaq shumë gërshetime te kjo çështje dhe me ngritjen e çështjes nga prokurori, apo marrjen e dëshmisë prej tij nga dy deputetët, unë do të frenoja disi veten për të dhënë çdolloj konkluzioni, sepse nuk është mirë që ne të flasim mbi procedurat tuaja gjyqësore.
Në takimin e PPE-së në Strasburg, në praninë tuaj, kreu i opozitës përmendi qasjen e re ?clean slate? duke shpjeguar se ekziston ?mundësia për dialog me PS për të zgjidhur problemet aktuale?, por jo të së kaluarës, si ?21 janari?, apo ?Gërdeci?. A e mbështesni atë?
Do t?ju jap përgjigjen e njëjtë, siç dhe jam shprehur më parë. Në mënyrë që të ecet përpara me rekorde të pastra, është e nevojshme të hetohet e të trajtohen disa çështje të dhimbshme të së kaluarës. Pa bërë këtë, nuk është e mundur që të arrihet progresi, për të cilin nuk do kishte asnjë dyshim, apo me disa çështje të hapura. Për këtë arsye, mendoj se hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit duhet të kryhen dhe duhet të përfundojnë zyrtarisht.
A besoni se ka një hapësirë të mundshme për të ndërhyrë BE, siç kërkon opozita, apo do prisni trajtimin e ngjarjeve nga autoritetet shqiptare?
Ne po e diskutojmë këtë. Po e diskutojmë së bashku me komisionin për të gjetur qasjen më të mirë që do të ndihmonte Shqipërinë. Nuk kemi ende një përgjigje për këtë dhe presim që të vijë komisioneri Hahn. Unë dhe kolegu Flekenshtajn do diskutojmë mbi këtë me të, sepse i takon komisionit të ndërhyjë, nëse do të ketë një përmbushje të kësaj kërkese. Sërish, e theksoj se ne po e diskutojmë këtë tani.
A jeni ende optimist se Shqipëria ka mundësi që të nisë këtë vit negociatat e anëtarësimit me BE?
Mendoj se kjo do të varet shumë nga performanca e vendit dhe nga mënyra se si do të trajtohet kjo situatë e vështirë. Kjo mund të ndodhë në çdo vend, por ajo që ka rëndësi është se si merremi me të.
I ftuar në televizionin “Ora News”, Kryetari i Grupit Parla...
Departamenti i Emigracionit dhe Diasporës në Partinë Demokat...
Ish-Kryeministri Berisha është shprehur se shtetasi Durim Ba...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë ...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e shoqëruar ng...
Deputeti socialist Taulant Balla ka marrë pjesë sot në Kongr...
Ethet elektorale si në shumë qytete po ndjehen edhe në Bashk...
Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli me anë të një p...
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi nga qyteti i ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se fakti që dep...
Gjatë forumit të Tiranës për liri ekonomike me temë “Rreziku...
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë në Pesca...
Partia Demokratike ka vendosur që t’i heqë deputetes Mesila ...
Deputetja e Parlamentit Evropian, Monica Macovei, është shp...
Vendimi i deputetes Mesila Doda për të bashkuar votat në sea...
Komisioni Europian ka reaguar pas heqjes së imunitetit dhe n...
Kuvendi Shqipërisë njoftoi të premten se kërkesa e Partisë D...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...