web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen 2.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, arrestohet një person

27 Mars 2015, 06:50, Aktualitet CNA

Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Petrit Meta, pasi u kap me 2.5 kg heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin tip ?Citroen?, ndërsa u zbulua gjatë imbargimit të mjetit në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Mësohet se policia ka pasur paraprakisht informacione në rrugë operative për lëndën narkotike. Droga kishte si destinacion shtetin italian. Forcat e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga