Policia e Tiranës deklaratë për urdhër-ndalimin për Doshin e Frrokun
Policia e Tiranës ka dhënë një deklaratë për media lidhur me...
Mënyra të thjeshta për të ulur kolesterolin
Kur gjeni se keni një nivel të lartë kolesteroli në gjak, për të ulur vlerat e tij mund të jetë shumë e dobishme ndryshimi i dietës dhe stilit të jetës. Ulja e kolesterolit ka treguar se ul rrezikun prej sëmundjeve të zemrës. Edhe në qoftë se jeni duke marrë mjekim, për të ulur nivelet e kolesterolit, dieta dhe stërvitja fizike mund të mbajnë në gjëndje të mirë zemrën dhe enët e gjakut. Këshillat e mëposhtme mund të jenë mënyra të thjeshta për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm.
Kolesteroli i mirë dhe i keq
Në fakt, pak kolesterol është i nevojshëm për funksionin e duhur të trupit. Por dieta me yndyrë të ngopur dhe kolesterol rritin nivelet e kolesterolit “të keq” LDL. Nivelet e larta të kolesterolit LDL mund të shkaktojnë formimin e pllakës në arterie duke çuar në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Kolesteroli “i mirë” HDL ndihmon në eliminimin nga gjaku të kolesterolit të keq. Me dietën tuaj, është e mundur për të ulur kolesterolin LDL dhe për të rritur kolesterolin HDL.
Konsumoni ushqim për zemër të shëndetshme
Konsumi i frutave dhe perimeve gjatë ditës mund të ndihmojnë për uljen e kolesterolit “të keq” LDL. Për më tepër, këto ushqime kanë antioksidantë që mund të jenë të dobishëm. Gjithashtu, duke ngrënë më shumë perime dhe fruta shpesh rezulton që të konsumohen më pak ushqime të larta në yndyrë. Kjo mund të nxitë uljen e presionit të gjakut dhe humbjen e peshës.
Peshku për shëndetin e zemrës
Peshku është përgjithësisht jashtëzakonisht i shëndetshëm për zemrën, sepse ai është i lartë në acidet yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe i ulët në yndyrnat e ngopur. Janë acidet yndyrore omega-3, sidomos peshku yndyror, të cilat ndihmojnë uljen e nivelit të triglicerideve në gjak. Mbani në mend se tiganisja e thellë e vajit për çdo ushqim zvogëlon përfitimet shëndetësore.
Filloni ditën me drithëra të plota
Bollguri ose drithërat e plota (kokrra së bashku me veshjen) kanë fibra dhe karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur për një kohë të gjatë. Këto vakte në mëngjez, ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq” LDL dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës.
Arrat për shëndetin kardiovaskular
Arrat ndihmojnë për të ulur kolesterolin, sepse ato janë të larta në yndyrë të pangopur. Kjo formë e yndyrës ul kolesterolin “e keq” LDL duke ruajtur nivelet e kolesterolit “të mirë” HDL. Kjo mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vetëm hani pak, sepse arrat janë të larta në kalori.
Yndyrnat e pangopura mbrojnë zemrën
Nevojat tona ditore për yndyrë janë vetëm rreth një e treta e kalorive tona të përditshme. Megjithatë, forma e yndyrës bën dallim. Yndyrna të pangopura (në ulli, kanola dhe vajra safflower) ulin nivelet e kolesterolit “të keq” LDL. Yndyrnat e ngopura (në gjalpë dhe vaj palme) dhe yndyrna trans (margarinë) rritin kolesterolin LDL. Të gjitha yndyrnat kanë kalori, por konsumi i moderuar është çelësi.
Hani më shumë fasule dhe më pak patate
Karbohidratet janë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Megjithatë, ka dallime në cilësinë e karbohidrateve. Fasulja, makarona me grurë të plotë dhe orizi ngjyrë kafe janë të larta në fibra, pra që mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Karbohidratet në makarona, oriz të bardhë, bukë të bardhë dhe patate rritin me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak. Kjo mund të çojë që të ndiheni më shpejt i uritur, pra potencialisht çon në mbingrënie.
Bëj lëvizje me Ushtrime
Intervale të shkurtra të stërvitjes së rregullt mund të ndihmojnë në uljen e kolesterol LDL dhe rritjen e kolesterolit HDL, mbajtjen e një peshë ideale për presion të ulët të gjakut dhe sëmundje të zemrës. Stërvitja gjithashtu përmirëson shëndetin kardiovaskular duke ndihmuar për të mbajtur një peshë optimale të trupit. Natyrisht, kjo është ideale, kur mund të menaxhoni kolesterolin pa mjekim.
Çdo lloj aktiviteti kardiovaskular mund të jetë i dobishem për shëndetin e zemrës. Por kontrollohuni tek mjeku për udhëzime. Aktivitete të thjeshta që mund të jenë me dobi përfshijnë kopshtarinë, vallëzimin ose ngjitjen e shkallëve në vend të ashensorit. Edhe punët e shtëpisë mund të kualifikohen si ushtrime.
Ecja është e lehtë dhe e shëndetshme. Kjo gjithashtu mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, ju ndihmon të humbni peshë, të mbani ekuilibrin dhe të mbani kockat e forta.
Çfarë duhet të bëni kur hani jashtë
Kur hani jashtë të jeni i kujdesshëm në lidhje me cilësinë dhe sasinë e konsumit të ushqimit tuaj. Vështroni për kripë të fshehur, kalori dhe yndyrnat e ngopura. Mos porositni porcion shumë të madh. Zgjidhni ushqim të zier, të pjekur ose të pjekur në skarë në vend të të skuqurave.
Jo stresit
Stresi mund të rritë presionin e gjakut, e cila mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut. Bëni një pushim nga rutina e jetës së përditshme. Metoda të thjeshta dhe të përshtatshme për të reduktuar stresin përfshijnë meditimin, ushtrime të relaksimit, etj.
Humbja e peshës së tepërt.
Humbja e peshës kur jeni obez ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe trigliceridet dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Një peshë optimale e trupit nuk sforcon zemrën. Kjo gjithashtu redukton tendosjen e kyçeve dhe ligamenteve.
Ndiqni këshillën e mjekut
Vazhdo menaxhimin e kolesterolit për gjithë jetën me kontrolle periodike tek mjeku, stërvitje dhe zgjedhje të ushqimeve të shëndetshme. Këto ndryshime të jetesës mund t?ju ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes dhe për të promovuar jetëgjatësi. Puno me profesionistët e kujdesit shëndetsor për të marrë këshilla dhe për të përmirësuar kolesterolin.
Policia e Tiranës ka dhënë një deklaratë për media lidhur me...
Nga Kreshnik SPAHIUTom Doshi dhe Mark Frroku u arrestuan për...
Nga Kastriot MYFTARAJDita e arrestimit të dy deputetëve kato...
Pas ndalimit të deputetit Mark Frroku, pak minuta më vonë k...
Pak orë pasi parlamenti ka votuar kërkesën e Prokurorisë së ...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidh...
A duhet që Big Mac të përdorë paralajmërime mbi çështjet shë...
Pak orë pasi parlamenti ka votuar kërkesën e Prokurorisë së...
Kompania “Graff Diamonds” ka krijuar orën më të shtrenjtë në...
Ajo di mjaft mire sesi të vishet dhe këtë e dëshmon trend ii...
Disa minuta pas arrestimit të deputetit Tom Doshi, avokati i...
Pas arrestimit të kryer nga policia, avokati i Tom Doshit, ...
Andreas Lubitz, piloti i dytë në fluturimin 4U 9525 të kompa...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot pasdite një protestë në...
Në programin “Jeopardy”, Michelle Obama u shfaq me buzëqeshj...
Për të lexuar lajme në Facebook nuk do të jetë me e nevojshm...
Deputeti Tom Doshi ka reaguar për aksionin e policisë për t...
Pak minuta pasi policia ka arrestuar deputetin Mark Frrokut ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...