web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emigrantët shqiptarë hidhen nga trageti për të mos u kthyer në atdhe

27 Mars 2015, 07:15, Aktualitet CNA

2 emigrantë klandestinë shqiptarë kanë gjetur vdekjen në ujërat e Detit të Veriut për të shmangur rikthimin në Shqipëri nga autoritetet britanike. Artur Doda, 24 vjec gjeti vdekjen pasi u godit nga helika e tragetit, ndërsa Leonard Isufaj, 27 vjec u mbyt në ujë.

Të dy shqiptarët u hodhën nga Stenna Britanica, një nga tragetët më të mëdhenj në botë, vetëm 500 metra larg bregut britanik, distancë kjo shumë e vështirë për t?u përshkruar edhe nga notarët profesionistë nga prania e rrymave të forta në ujë. Klandestinët shqiptarë kishin hyrë në Britani një vit më parë nëpërmjet një kamioni mallrash, së bashku me 13 klandestinë të tjerë, pa dijeninë e shoferit. Operacioni kërkimor ishte intensiv, por trupat u gjetën pa jetë.





06:55 Aktualitet

Siguria kibernetike

Ndërkohë që një sulm me bombë ofron pamje dramatike për edic...

Lajmet e fundit nga