web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Didi: Policia e depolitizuar, detyrat tona në përputhje me ligjin

24 Mars 2015, 08:39, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka deklaruar sot se në zgjedhjet lokale do të ketë standarte të larta nga puna e punonjësve të policisë. Didi shtoi se policia do të ruajë paanësinë dhe do të sigurojë rendin e sigurinë.

Në një konferencë të përbashkët me OSBE, Didi tha se do të forcohet bashkëpunimi me KQZ dhe institucionet e tjera për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të 21 Qershorit.
OSBE do të zhvillojë trajnime për punonjësit e policisë lidhur me rolin e tyre në zgjedhjet lokale. Kreu i OSBE, Rauning deklaroi se shpreson se policia e Shtetit do të tregojë paanshmëri në këtë proces.

 





Lajmet e fundit nga