Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kërcënime për shpronësime, paralajmërime për dërgimin e refugjatëve nga Greqia në Gjermani. Tonet ndërmjet Greqisë dhe Gjermanisë janë bërë të helmëta. Merkel dhe Cipras duan ta ndryshojnë këtë gjendje.
Angela Merkel duhet të presë. Pak para hyrjes së kancelerisë Alexis Cipras ndalon limuzinën e zezë, që po e sillte në vizitën e tij të parë te kancelarja dhe zbret. I ndjekur nga truprojat kryeministri grek nxiton me hapa të shpejtë, kalon rrugën për të arritur te një grup demonstruesish, që kërkojnë me zë të lartë solidaritet me Greqinë. “Ne kërkojmë këtu në këtë vend faljen e borxheve dhe biles menjëherë”, thërrasin zërat në drejtim të Cipras. Ai shtrëngon me ngazëllim disa duar, përshëndët me dorë dhe kthehet shpejt te kolona e automjeteve, që e shoqëron.
Në anën tjetër të rrugës kancelarja ka mundësi të vrojtojë mirë këtë episod të shkurtër. Angela Merkel qëndron para rezidencës së saj zyrtare mbi qilimin e kuq, që e ka shtruar për mysafirin e saj shtetëror. Kjo është vizita e parë e kryeministrit të ri grek në Berlin, prandaj aty qëndron gati edhe banda muzikore për përshëndetjen protokollare me nderime ushtarake. Me pak minuta më vonë nga ç’ishte planifikuar luhet më në fund himni kombëtar grek, i ndjekur nga ai gjerman. Vizita mund të fillojë.
Për miqësinë
Për rreth një orë Merkel dhe Cipras tërhiqen për bisedën e parë. Duke pasur parasysh problemet masive, që Gjermania dhe Greqia kanë momentalisht në nivelin politik, koha është shumë e ngjeshur. Por në katin e parë të kancelarisë më shumë se njëqind gazetarë dhe kameramanë janë duke pritur ndërkohë kancelaren dhe mysafirin e saj nga Athina.
“Nga pala gjermane dua ta bëj të qartë se ne kemi marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me Greqinë”, nis Merkel fjalimin e saj. “Me njerëzit në Greqi”, shton ajo, sikur ta kishte kuptuar gjatë fjalisë, se nuk kishte qenë si duhet në atë moment. Jo vetëm për shkak të krizës së borxhit midis Berlinit dhe Athinës në javët e fundit është dëmtuar shumë besimi. Edhe debati për borxhin gjerman të luftës e ka helmuar mjaft tonin.
Reformat duhen kryer
Pesë minuta flet Merkel për detyrat dhe domosdoshmëritë, për shifrat ekonomike kruciale, që duhen arritur dhe për reformat, lidhur me të cilat qeveria greke natyrisht që mund të flasë me “institucionet”. Merkel nuk ka ndryshuar mendje, kjo është e qartë. Si dhe më parë ajo këmbëngul se Greqia ka për të përmbushur detyrimet e saj. Por toni është bërë më pajtues.
Gjermania nuk është institucionet, që vendosin, nëse programi i reformave është në rregull, apo i mjaftueshëm. Ajo do të vendoset në fund në organet përkatëse, si Eurogrupi. Por Gjermania do të ndihmojë. “Ne duam, që Greqia të jetë ekonomikisht e fortë, që Greqia të ketë rritje ekonomike”, tha kancelarja. Papunësia e lartë dhe veçanërisht papunësia e lartë te të rinjtë duhet të kapërcehen. Merkel është mjaft pozitive përsa i përket idesë së krijimit të një banke zhvillimi për të mbështetur Greqinë. Nëse kërkohet ndihmë, mund të bisedojmë për këtë.
Instituti Goethe qëndron i hapur
Ndërsa kancelarja flet, Aleksis Cipras i ka kufjet me përkthimin në greqisht në vesh, por shfleton vazhdimisht në një sërë letrash me shënime, që i ka hapur para vetes. Dhjetë minuta ai u shpjegon gazetarëve situatën në Greqi dhe krijon pak përshtypjen, sikur po jep një deklarate qeveritare.
Sigurisht nuk mungon referimi për gabime të pretenduara apo të vërteta të evropianëve në pesë vitet e fundit të krizës së borxhit. Por është gabim të bësh përgjegjës të huajt për problemet e Greqisë, thotö Cipras. Athina duhet të ndryshojë politikën, në mënyrë që të përballojë problemet. Ka ardhur koha për një reformë të madhe strukturore në Greqi për të luftuar evazionin fiskal dhe korrupsionin.
Kryeministri grek përmend edhe debatin për borxhin gjerman të luftës. Nuk bëhet fjalë ?për një kërkesë materiale në rradhë të parë”, thotë ai. Debati për reparacionet është më tepër një ?temë thjesht bilaterale?, në të cilën bëhet fjalë për një ?vlerësim etik?. I pyetur për kopertinën e revistës “Spiegel”, në të cilën kancelarja gjermane shfaqet në një fotomontazh para Akropolit e rrethuar nga ushtarë gjermanë me kryqin e thyer, Cipras thotë: “Më duket shumë e padrejtë, që të publikohet një provokim.” I pyetur në lidhje me mbylljen e institutit gjerman Goethe në Athinë ai përgjigjet. “Harrojeni, ajo nuk do të bëhet.”
Grekët nuk janë dembela
Kryeministri grek është gjithë vetëbesim. Diferencat ekzistuese ndërmjet dy vendeve duhen thënë hapur, por qëllimi është edhe që të gjendet baza e përbashkët. Para një jave Merkel i telefonoi Cipras dhe e ftoi në Berlin. ?Kancelarja tha, është më mirë të flasim me njëri-tjetrin, se sa për njëri-.tjetrin?, thotë greku dhe bën të qartë se është dakord me këtë kërkesë. Të dy vendet duhet të punojnë për të kapërcyer stereotipet e tmerrshme në këtë mosmarrëveshje. “As grekët nuk janë dembelë, dhe as gjermanët nuk janë fajtorë për të këqijat dhe abuzimet në Greqi.”
Pas gati një ore përfundon konferenca për shtyp dhe Angela Merkel e Alexis Cipras pozojnë për një fotografi të përbashkët para flamujve të dy vendeve. Shkurt greku vendos dorën në shënjë besimi në supin e gjermanes. Kancelarja e duron prekjen me një qetësi stoike, megjithëse është e njohur, se ajo nuk mund t?i durojë prekjet e paparalajmëruara. Por para fotografëve nuk duhet të tregohet as më e vogla disharmoni. “Kam sjellë me vete motin e mirë, thotë Cipras. “Në Berlin është mot pranvere dhe kjo klimë duhet të vazhdojë edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.”
Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm n...
Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin Krrab...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tir...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë...
Një grabitje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka deklaruar sot ...
Një grabitje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në...
David Cameron ka rrëfyer për BBC se nuk do të synojë më të j...
Artisti 39-vjecar, të cilit Los Angelos Times i kushtoi një ...
Shumë shkrimtarë botërorë shpesh kujtohen për ritualet e tyr...
Energjia e prodhuar nga HEC-et private dhe me koncesion ka v...
Presidenti Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në...
Në ndërveprimet e përditshme me njerëzit na ndodh të hasim s...
Është zhvilluar tenderi për një segment të rëndësishëm të pr...
Komisioneri Hahn ka mbërritur dje në Tiranë për një vizitë d...
Lideri i opozitës ruse, Boris Nemtsov është vrarë nga shërbi...
Kompanitë Fiat dhe Jeep kanë bërë të mundur realizimin e mod...
Astronautët shpresojnë se mund të pijnë diçka në mënyrë të d...
Kastriot MYFTARAJTitulli i emisionit të sotëm “Opinion” të F...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...