web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tom Doshi konfirmon prezencën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Meta nuk pranon drejtimin e mbledhjes

21 Mars 2015, 12:07, Aktualitet CNA

 

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të jetë në drejtimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me kërkesën e prokurorisë për të arrestuar deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Mësohet se Meta ka dashur të shmangë konfliktin e interesit mes tij dhe Doshit, pasi ky i fundit e ka akuzuar Metën si porositësin e vrasjeve. Drejtimin e mbledhjes do ta marrë në dorëzim Vangjel Dule.

Nga krahu tjetër, deputeti Tom Doshi ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit. Ndaj Doshit  mendohej se do kryhej atentat por prokuroria e ka hedhur poshtë duke argumentuar kjo histori është trillim dhe për këtë vetë Doshi por edhe deputeti Mark Frroku akuzohen për ?dëshmi të rreme?





Lajmet e fundit nga