web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimet tek Liqeni/ Shoqëria Civile në orën 12:00 protestë tek Kryeministria

21 Mars 2015, 08:38, Aktualitet CNA

Anëtarë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë organizojnë sot një protestë përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve 17-katësh tek diga e Liqenit Artificial.

Protesta e quajtur ?0 Park, 0 Vota? do të zhvillohet në orën 12:00. Prej kohësh anëtarë të Shoqërisë Civile kanë protestuar dhe kundërshtuar ndërtimet tek Liqeni ku sipas tyre është një dëm i madh ekologjik për të vetmen hapësirë të gjelbër të kryeqytetit.

Sipas tyre leja për këtë ndërtim është në kushtet e paligjshmërisë e për këtë arsye qytetarët e Tiranës i këkuan kryebashkiakut të mos lejojë vijimin e punimeve në këtë zonë.





Lajmet e fundit nga