“Shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë”/ Këlliçi: Rama është “non grata” në bulevardin poshtë zyrës
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Nga Klodian Tomorri
Tragjikisht sot shqiptarët janë po aq të varfër ndaj fqinjëve të tyre perëndimorë sa ishin 100 vjet më parë. Dhe kjo rikthen sërish pyetjen; A është shoqëria jonë e aftë të gjenerojë mirëqënie? Apo kombet njësoj si individët kanë limite? Disa ja dalin të bëhen të pasur. Të tjerë jo. Ashtu siç shkruan dhe Acemoglu, zhvillimi ekonomik i një vendi përcaktohet nga institucionet. Dhe në thelb institucionet janë pasqyra e vetë shoqërisë.
Në fund të vitit të kaluar BERZH publikoi raportin e radhës të Tranzicionit. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë raporti përmbante një konstatim të trishtë. Konvergjenca e të ardhurave mes vendeve të varfëra të Ballkanit dhe atyre të pasura të Bashkimit Europian është në rrezik. Pak ditë më parë, në një raport të posacëm për zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar konfirmoi të njëjtin shqetësim; konvergjenca ka ngecur. Në një botë me tregje të lira, ku kapitali financiar e madje edhe human lëvizin lirshëm, teorikisht vendet e varfëra duhet të rriten më shpejtë se ato të pasurat dhe në afatgjatë niveli i të ardhurave mes tyre duhet të barazohet. Por shpesh kjo teori është vënë seriozisht në dyshim.
Në gjithë historinë e ekonomisë botërore ka patur vetëm dy raste të pagëzuara me emrin mrekulli. Ato janë Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore. Të rreshtuar në anën e humbësve, të dy vendet dolën të rrënuara nga konflikti global duke parë ekonomitë e tyre të përgjysmoheshin brenda një viti të vetëm. Por teksa të gjithë vinin bast se japonezët dhe gjermanët do të përballeshin me një periudhë të gjatë mjerimi, atyre ju deshën vetëm pesë vjet për ti rikthyer ekonomitë e tyre atje ku ishin. Në këto 70 vjet nga përfundimi i luftës, ekonomistët e kanë pyetur shpesh veten pse. Çfarë kishin të vecantë gjermanët dhe japonezët që reaalizuan një sipërmarrje të tillë, që kombet e tjera nuk kanë mundur. Dhe përgjigja më e mirë që kanë dhënë deri më sot është vetëm një. Ata dinin si ta bënin. Si Gjermania ashtu dhe Japonia, kishin qenë më parë të pasura dhe dinin si të pasuroheshin sërish. Ky është një konstatim, që prek thelbin e një debati, i cili vitet e fundit po merr gjithmonë e më shumë vëmëndjen e ekonomistëve. A janë të gjitha shoqëritë njësoj të afta për t’u zhvilluar dhe gjeneruar mirëqënie materiale për antarët e tyre?
Në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 15 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Sot ato llogariten në 30 për qind. Pra në 23 vjet, niveli relativ i mirëqënies së qytetarëve shqiptarë, në raport me fqinjët e tyre të pasur perëndimor është rritur me 15 pikë përqindje ose më pak se 1 për qind në vit. Matematika e pamëshirshme thotë se më këto ritme do të duhen edhe 120 vjet të tjera që Shqipëria të arrijnë mirëqënien mesatare që gëzojnë vendet e Bashkimit Europian. Por edhe ky skenar është i bazuar në periudhën më të mirë të ekonomisë shqiptare, atëherë kur prodhimi i saj rritej mesatarisht me 6 për qind në vit. Ajo periudhë ka marrë fund përgjithmonë dhe me ritmet aktuale të rritjes konvergjenca ka ngecur, ashtu siç konfirmohet edhe nga shifrat e fundit të Eurostat.
Kanë kaluar gati 5 vjet nga koha kur kriza goditi ekonomitë e brishta të Ballkanit dhe atë të Shqipërisë. Tashmë është e qartë se ngadalësimi dramatik i rritjes ekonomike nuk është më një shmangie e përkohshme nga trendi i saj afatgjatë, por nje realitet i ri. E thënë ndryshe ky nuk është një shok i lidhur me ciklet normale të biznesit, por ka në themel të tij një problem të thellë strukturor. Nga këndvështrimi ekonomik, vendi ka hyrë në epokën e pritshmërive të zvogëluara. Për ta ilustruar këtë mjafton një shembull. Nëse përpara vitit 2008, Prodhimi Kombëtar është dyfishuar çdo 10 vjet, me rritjen ekonomike të regjistruar pas krizës, kjo kohë është trefishuar. Ky përbën një ngadalësim të jashtëzakonshëm në shpejtësinë e krijimit të mirëqënies me pasoja të thella për shoqërinë.
Një sërë vlerësimesh tregojnë se të ardhurat për frymë aktualisht qëndrojnë 15 për qind poshtë nivelit që sugjeronte trendi natyral i ekonomisë përpara krizës. Dhe ky hendek vazhdon të thellohet nga viti në vit, teksa rritja ekonomike mbetet nën potencial. Në vlerë, humbjet kumulative për ekonominë janë të jashtëzakonshme. Për cdo familje, kjo përkthehet në qindra e ndoshta mijëra dollarë më pak të ardhura. Por pasoja më e rëndë e rritjes anemike është se ajo përkeqëson çdo problem tjetër ekonomik. Pa rritje të shpejtë aftësia sakaq e dyshimtë e qeverisë tonë për të përmbushur zotimet e saj, në financimin e sistemit shëndetësor, skemës së pensioneve dhe shlyerjen e borxheve, tretet përfundimisht. Për ta thënë shkurt nëse rritja ekonomike nuk rikthehet në ritmet e para krizës, Shqipëria është e dënuar të qëndrojë gjatë në varfëri.
Tragjikisht sot shqiptarët janë po aq të varfër ndaj fqinjëve të tyre perëndimor saç ishin 100 vjet më parë. Dhe kjo rikthen sërish pyetjen; A është shoqëria shqiptare e aftë të gjenerojë mirëqënie? Apo kombet njësoj si individët kanë limite? Disa ja dalin të bëhen të pasur. Të tjerë jo. Ashtu siç shkruan dhe Acemoglu, zhvillimi ekonomik i një vendi përcaktohet nga institucionet. Dhe në thelb institucionet janë pasqyra e vetë shoqërisë.
Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e...
Intervista e Nietan për DWZëvendëskryetari i komisionit parl...
Të paktën 7 fëmijë kanë vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e...
Siria, rrënuar nga lufta që ka shkaktuar më shumë se 215 000...
Një italian 53 vjeçar është gjobitur nga policia italiane pa...
Imazhi i një mjeku zemërthyer, rënë në gjunjë jashtë spitali...
Anëtarë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë organizojnë so...
Sot është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që...
Që prej ditës së djeshme në orën 23 e 45 minuta vendi ynë, a...
Gjykata e Sarandës la në burg 23 vjecarin Olsi Mucodema, i ...
63 vjeçari Lee Hsien Loong (në foto me Obamën), kryeministër...
Në këtë millenium ka patur shumë muzikë të mirë. Kompania zy...
Tentuan të bënin masakër, në lokalin e natës, arresotohen dy...
Ka shumë kohë që këngëtarja Bleona Qereti, nuk ka hedhur në ...
Më shumë se 1000 vjet më parë kjo foshnje para- Inca ishte v...
Dy shtetas kanadez, të akuzuar se do të kryenin sulme në tre...
Policia e Koplikut ka ndaluar orët e para të mëngjesit të so...
Një 62 vjecar në Gjirokastër i ka dhënë fund jetës duke u ve...
Policia e Koplikut ka ndaluar një kamion ku ndodheshin 81 kl...
Policia e Gjirokastrës ka lajmëruar se ka gjetur një person ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...