web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Kërkesa për arrestim’/ Ilir Meta tërhiqet nga drejtimi i Këshillit të Mandateve

21 Mars 2015, 12:09, Aktualitet CNA

Pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku dalin fillimisht përpara Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që është vendosur të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00.

Këshilli i Mandateve pritet të drejtohet  nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, pasi kryeparlamentari Meta është tërhequr nga drejtimi i saj.

Këshilli përbëhet nga Ilir Meta, Namik Dokle,  Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi dhe Armand Subashi.

Ndërkohë që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi konfirmoi prezencën e tij gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit.

 





Lajmet e fundit nga