Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Në një intrevistë për suplementin e së shtunës në ?Panorama?, ?Panorama Plus?, gazetari Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e emisionit ?Opinion?, raportet e tij me politikanët e njohur dhe tregon pse prezenca e tyre në studio, është gjithnjë më e rrallë.
Ajo që ne shohim në talk shown ?Opinion?, kur bëhet fjalë për politikën, është një debat i fortë e shpesh me tone të larta. Por pjesa që nuk shohim, negociatat që bën gazetari i njohur për të mbërritur deri në realizimin e një emisioni si ky, janë po aq interesante.
Blendi Fevziu ka vendosur ta ndajë me lexuesin tonë edhe këtë pjesë, madje ai nuk ngurron të flasë për marrëdhëniet personale që ka me disa prej politikanëve.
Inervista e plote e Blendi Fevziut
1. Nderkohe qe ngjarjet politike kane qene te bollshme, ju keni preferuar qe ato me se shumti ti diskutoni me analiste dhe reportere sesa me politikane, pse kjo zgjedhje?
B.F. Që të jem i sinqertë me ju kjo ka qenë më shumë një zgjedhje e imponuar. Prej tre vitesh ne kemi një matje më profesionale të audiencës. Edhe pse ajo mbetet me disa hije dyshimi, është shumë e rëndësishme për të parë tendencën e temave dhe të të ftuarve. Në dy vitet e fundit, vëmendja ndaj debateve opozitë ? mazhorancë ka rënë ndjeshëm dhe debate të tilla përftojnë gjysmën e audiencës që kanë emisione me komentatorë, gazetarë, psikologë, kriminologë etj. Pra njerëz që jetojnë direkt me lajmin. Por kjo nuk do të thotë se ka rënë vëmendja ndaj politikës, përkundrazi. Thjeshtë politika vijon të jetë dominuese, por pa aktorët kryesorë të saj si protagonistë, pra pa politikanët.
Para disa ditësh, ndërsa po flisja me Pre[ Zogajn për fenomenin e uljes së audiencës së politikanëve, më tha di[ka interesante. Debatet PD ? PS janë si ndeshje që i dihet rezultati, tha ai. Pra qytetarët e dinë që në fillim se [farë do thotë njëri e tjetri dhe shpesh ato janë zgjatim i konferencave të shtypit, pa kreativitet dhe pa ndjekur tempin dhe llogjikën e debatit.
2. Nderkohe lexojme ne rrjete sociale qe per disa analiste thuhet se tashme jane bere te bezdisshem, le te themi qe jane bere te parashikueshem. Ju ndjeni ndonje monotoni ne panel apo jeni ok?
B.F. Kjo mund të jetë e vërtetë, por ka edhe një keqkuptim. Ajo që lexon ti apo unë në rrjete sociale nuk është opinioni publik. Është një pjesë ose një detaj i tij. Më shumë se sa rrjeteve sociale unë i besoj audiencës. Derisa një emision vijon të mbetet i ndjekur dhe i shikuar, besoj se opinioni e pëlqen. Nëse do kishte monotoni dhe lidhje ai do ta kishte braktisur.
Së dyti, ky nuk është fenomen shqiptar. Edhe në Itali, vendi fqinjë, prej 65 milion banorësh, komentatorët që dalin në panele janë kryesisht po ata. Madje janë po ata që prej 30 vitesh që i shoh unë. Kjo është një kategori e njohur në botë, që shërben si ndërmjetëse midis profesionistëve, politikanëve dhe publikut. Shërben për ti zbërthyer dhe detajuar tezat dhe për t?i përcjellë ato në mënyrë më të kuptueshme tek publiku. Natyrisht që disa prej tyre, por insistoj, vetëm disa, janë të lexueshëm dhe dukshëm për pozicionuar, por edhe kjo i shërben publikut. Ata sjellin në studio vizionin dhe qëndrimin e njerëzve të angazhuar me njërën apo tjetrën palë. Ka të tjerë që janë më të pavarur dhe sjellin vizionin e atyre që nuk kanë militantizëm. Cdo njeri ka funskionin e tij në studio dhe shërben për një arsye. Të siguroj që askush nuk është rastësisht. Kam vetëm një dhimbje. ka shumë pak femra dhe ky ëhstë një difekt.
3. Nga ana tjeter keni vendosur qe nivelin e audiences ta permendni shpesh gjate emisionit. Pse kjo zgjedhje sepse duket sikur indirekt nxitni te ftuarit per te qene thjesht te pelqyer nga audienca, pra kompatibel me ta, pavaresisht ideve qe duan te zhvillojne?
B.F. Kjo nuk ka asnjë dilemë. Të ftuarit vijnë aty për t?u parë nga sa më shumë vetë dhe për të bërë publike idetë e tyre. Publiku nuk është i unifikuar. Dikush pëlqen një ide e dikush një tjetër, pra asnjë nuk di të konformohet me atë që do publiku. Thjeshtë flet atë që gjë beson se i shërben më mirë publikut.
4. Meqe jemi te audienca, cilat jane dy-tre emisionet me te ndjekura kohet e fundit?
B.F. Po jua citoj 5 më të ndjekurit që nga data 11 Shtator deri më 22 Janar kur kam përgatitur studimin. Tjetri do jetë gati në 1 korrik. Por në gjashtë muajt e parë kanë qenë:
Uefa, si do mbrohet Shqiperia, 22.10.2014 me 43.7 % share.
Shqiperi – Serbi, droni mbi stadium, 15.10.2014 me 43.2 % share!
Fabrika e droges, misteri i Elbasanit, 15.01.2015 me 42 % share!
Sajmir Tahiri perballe gazetareve, per rastin Kostandin Xhuvani 06.11.2014 me 41.5 % share!
Kostandin Xhuvani, kronike e nje vrasjeje te paralajmeruar, 04.11.2014 me 41.4 % share!
Edi Rama interviste, 18.09.2014 me 40.7 % share!
5. Si keni arritur ta bindni Ramen te vije tek ju aq shpesh dhe mbi te gjitha te perballoje nje hard talk gati torturues per te? Na rrefeni ndonje dialog jashte kamerave teksa negocioni per intervisten e rradhes? (ideja eshte nese ju sugjeron qe ti beni ose mos ti beni nje pyetje te caktuar, cfare ka merak ndonje detaj tjeter si zevzek i madh qe eshte, a te pyet cfare ngjyre do e kesh kollaren qe te mos kete perplasje me kollaren e tij etj)
B.F. Sërish perceptimi të gabon. E para Rama nuk ka ardhur ?aq shpesh tek unë?. Dmth ka ardhur 2 herë në sezon, po aq e mbase edhe më pak se sa në tv të tjera. Në Top shkon diçka më shumë, në Vizion diçka më pak.
E dyta, për stilin e intervistës kjo është një gjë që ai është detyruar ta pranojë në momentin që vendos të vijë në emision. Ky është stili im i intervistës, ka qenë i njëjtë më Ramën, Metën, Bashën etj. A është i kënaqur nuk e di. Di vetëm që një politikan do të komunikojë me sa më shumë qytetarë dhe ky stil interviste i mbërthen njerëzit përpara ekranit. Vjen apo jo është zgjedhje e tij.
E treta unë nuk kam negociuar asnjë intervistë me Ramën. Nuk kam folur për asnjë intervistat me të. Kam komunikuar me drejtorin e tij të PR, Fugën, por edhe ky komunikim thjeshtë për skaletën e pyetjeve. Rama nuk di as materialet filmike dhe as detajet. Di piketat e intervistës sipas listës që i kam dhënë unë drejtorit të tij.
Së katërti, për veshjen, ka kohë që s?flas me të. Po, shumë vite me parë kishte raste që komunikoja me të apo me politikkanë të tjerë për veshjen, kravatën a ku di unë. Tani kjo s?më ben shumë përshtypje. Kujdesem vetë që mos jem në stilin e tij. Psh me Ramën nuk vë kravata me topa ose me lule. Me bashën nuk vë kravata deskrete dhe të errta por me ngjyra të ndezura. Me Metën nuk vesh kostum blu të çelur. Pak a shumë këtë kujdes bëj.
Së fundmi, në pjesën më të madhe të rasteve takohem me Ramën, bashën e Metën direkt në studio. Stafi im e ka ulur aty dhe kur unë shkoj studio është plot. Ka batuta, por në fillim të emisionit të ftuarit janë të shqetësuar për atë që do ndodhë. Në mbyllje janë më të relaksuar, por për këtë më mirë s?po fas. Gjysma e kohës kalon me ankesën që nuk i lë të flasin aq sa duan dhe i ndërpres.
6. A ka Opinion nje liste politikanesh qe nuk jane te mirepritur si dhe nje liste preferenciale, mbase edhe per arsye se dine te jene me televizive, qe i bejne mire audiences? ( emra te lutem)
B.F. Nuk ka listë politikanësh të ndaluar, por padyshim që ka personalitete të preferuar në raport me atë që prodhojnë në emision. Ka personazhe që e ndihmojnë shumë debatin dhe janë të çmuar në studio. Ka personazhe që nuk recitojnë ato që kanë thënë në konferenca shtypi, por ndjekin llogjikën e debatit dhe përfshihen mëgjishëm në të. Nuk janë shumë, por janë të çmuar.
Natyrisht nuk kam prferuar kurrë dhe ju s?keni parë në studion time nga ata politikanë që konsiderohen pjesa e kriminalizuar e politikës.
7. Meqe ju nuk e keni mohuar qe jeni nje qenie politike, cfare ndryshimi ka Opinion kur ishte e djathta ne pushtet me ate tani qe eshte e majta?
B.F.Pyesni shikuesit për këtë. Nuk di të them. Unë vetë nuk ndjej ndonjë ndryshim, me përjashtim të faktit që personazhe politikë ka më pak e politikë më shumë!
8. Si jeni ndjere nga nderhyrjet me telefon gati brutale te ministrit Tahiri i cili pothuajse iu ka diktuar axhenden e emisionit?
B.F.Tahiri bën punën e tij, por nuk besoj se ka bindur ndonjë nga gazetarët që ishin në studio. Ndërkohë ndëryrje si këto, e bëjnë më interesant emisionin. Një herë mbaj mend që brenda të njëjtit emision kur flitej për armët kimike ndërhyri edhe Basha edhe Meta.
9. Me te drejte jeni marre shume gjate me ceshtjen Doshi, si ka reaguar pushteti nga kjo kembengulje juaja per me shume transparence, ndonje telefonate apo takim per te na e rrefyer mbi kete rast? Do vije Doshi ne Opinion?
B.F.Doshi nuk ka pse të vijë në OPINION. Kurse tema ka qenë çuditërisht e papreferuar nga të dyja palët. Por shumë e ndjekur nga publiku. Ky ka qenë shkaku që unë kam vendosu ta vijoj. Cdo herë vëmendja është më e madhe. Ajo që po ndodh me këtë çështje është jashtë llogjikës normale. Zbardhja e saj është një domosdoshmëri dhe gazetaria, me aq sa mundet duhet të japë kontributin e saj. Pse them që të dyja palët kanë qenë të pakënaqura? Mazhoranca nuk do që tema e ditës të ngecë tek kjo pikë dhe ka axhendën e saj. Ajo ka qenë e qartë: ne ja lemë hetimit dhe nuk përfshihemi dhe përfaqësohemi më me këtë temë. Ajo ka bërë tentativat e saj që debati televiziv të shkojë në drejtime të tjera si zgjedhjet lokale, raporti PS ? LSI në kandidaturat etj. Ka bërë gjith[ka mundet ta devijojë këtë temë. Ndërkohë reagimi i ish Kryeministrit Berisha në emisionin e fundit më bëri të besoj që as PD nuk do të merret me këtë çështje. I intereson thjeshtë ta kthejë në një betejë politike kundër Metës, por jo në zbardhjen reale të saj. Në këtë rast, më e thjeshta ishte ta braktisje këtë temë dhe të bëje tema që ju interesojnë të dyja palëve. Të ulësh dy PD e dy PS përballë dhe je në rregull. Po kjo ëhstë në kontradiktë me vëmendjen e publikut. Ndaj unë do vijoj me apo pa dëshirën e palëve.
10. Dikur Zoti Berisha si kryeminister vinte shpesh ne studion tuaj, thone qe ju i keni prishur marrdheniet me te, cfare ka ndodhur mes jush dhe doktorit?
B.F.Unë kam pasur një raport miqësor më zotin Berisha. në këto 25 vite gazetari kam pasur marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti berisha dhe përderisa ai s?mi ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë.
11. Ne fakt nga mungesa e doktorit ne Opinion kush humbet me shume, ai apo emisioni? Kemi shanse ta rishohim ne ate studio dhe kur?
B.F.Për këtë mund të bëni një intervistë me zotin Beriha dhe ta pyesni! Përgjigja e tij mund të jetë më shterruese për pyetjen tuaj.
12. Tek nderhyrja e fundit, Berisha e cilesoi debatin tek Opinion si te dominuar nga krimi, pse ky percaktim sipas jush dhe a u ndjete keq?
B.F.Fare. Madje i lexova me qejf në tv deklarata në FB të zotit Berisha. C?do njeri që do më kritikojë dhe do shprehet për mua, mirë apo keq është i mirëpritur. Unë kam pasur një problem vetëm
me njerëzit që gënjëjnë ose sajojnë histori të paqëna. Opinionet të mira apo të këqia janë të mirëpritura. Sa për dominimin nga krimi, pyesni Kryeredaktorin tuaj se ai ka qenë në studio!
13. Ka nje perceptim publik sikur ju jeni gjithnje me ate qe ka pushtetin, a kane ata te drejte?
B.F. Ju thashë edhe më sipër, që perceptimi publik duhet të adresohet ne ndonjë sondazh, studim a ku di unë. Perceptimi nuk është ajo që mendojmë ju apo unë. Sot pushteti mendon se jam me opozitën, besoj se opozita mendon se jam me pushtetin. Kjo më duket aq qesharake. Dhe në fakt më argëton. Do t?ju tregoj një detaj. Kur ka momente të tensionuara me PD dhe PS, pra kur bashkë me politikanë të tyre ulen edhe 4 gazetarë, të dyja palët e konsiderojnë debatin 5 me 1. Pra PS mendon se të 4 gazetarët janë kundër saj, ndërsa PD mendon po ashtu se debati është 5 me 1. I mendon të gjithë kundër. Më thua dot me kë është Fatos Lubonja? Andi Bushati? Artur Zheji? Pyeti partitë politike dhe besoj se do jesh më konfuze se sa opinioni publik. Unë mendoj se janë gazetarë që kanë qëndrimet dhe bindjet e tyre, por gjithsecili mund ti mendojë si të dojë…
Në ditët në vijim, Ministria e Financave ka paralajmëruar s...
Miliarderi Elon Tusk, themelues i Tesla Motors dhe SpaceX, t...
Pas kërkesës së vazhdueshme nga ndjekësit në rrjetet social...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj ndjekës...
Policia e Kurbinit ka arrestuar sot shtetasin Deli Alkurtaj...
Përmes një postimi në facebook, ish kryeministri Sali Berish...
Gjykata e Rrethit të Matit ka vendosur masën e sigurisë “arr...
Pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, ...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të jetë në drejtimin e m...
Në kuadër të kauzës për dekriminalizimin e Kuvendit , Partia...
Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj të fundit “Feel the...
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Ministri I Bujqë...
Së shpejti Shqipëria do të nisë eksportin e vezëve në tregje...
Një banesë në Durrës është përfshir nga flakët mesditen e so...
Një banesë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga zjarri...
Arben Suloj, ish-Drejtori i burgut të Fushë-Krujës,i cili ës...
Kjo foto është realizuar në Indi, të mërkurën dhe të enjten....
Kthehet nga Italia, ku u mjekua pas plagëve që mori si pasoj...
Policia e Tiranës ka parandaluar një grabitje të mundshme pa...
Dy të rinjë të dyshuar se do të kryenin një grabitje me kal...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...