web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jorida Tabaku: Rritja e tarifave të Arsimit i merr shqiptarëve 28 milionë usd në vit

20 Mars 2015, 17:59, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka argumentuar nëpërmjet rrjeteve sociale se rritja e tarifave të arsimit do ti kushtojë shqiptarëve 28 milionë dollarë në vit.

Ja çfarë shkruan ajo:

Të dhënat e bëra publike nga INSTAT, në lidhje me Indeksin e Cmimeve të Konsumit, konfirmojnë atë çfarë kishim parashikuar që në Shtator të 2014 kur tarifat e arsimit u rritën. Nga shporta e konsumit të qytetarëve, grupi ?Ushqime dhe Pije joalkoolike? ka pësuar një rritje 1.88%. Krahasuar me Shkurtin 2014, rritja më e madhe vërehet në grupin Shërbimi Arsimor me 10.2%.

 

Sikur të mos mjaftonte, kjo rritje e çmimeve në një situatë ku është rritur papunësia (duke iu referuar sërishmi INSTAT), ku investimet kanë rënë dhe ku pasiguria konsumatorëve është e lartë. Siç edhe javët e fundit, kanë pranuar anëtarë të FMN-së kemi një pritshmëri të ulët për sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2015, ndërkohë që kjo rritje ekonomike për vitin e shkuar ishte 2%. Interesant është fakti se ne jemi i vetmi vend i globit i cili ka një rritje të punësimit më shumë se sa rritja ekonomike, duke thyer kështu edhe ligjet e ekonomisë të cilat na mësojnë se rritja e punësimit është ose sa rritja ekonomike ose më e vogël se sa ajo.

 

Sigurisht që e dhëna më shqetësuese nga Indeksi i çmimeve të konsumit, lidhet me rritjen e madhe të grupit ?Shërbimi Arsimor?, që është rritur me 10.2%. Një vërejtje tek të dhënat historike (që mund t?i gjeni edhe tek INSTAT) vërejmë se kjo tarifë është rritur që nga tetori 2013, kur qeveria e re vendosi të rriste tarifën e pagesave për Universitet Publike. Rritje që ka vazhduar derisa në shkurt 2015 ka kaluar në një rritje me dy shifra duke kontribuar (sipas edhe përllogaritjeve të kryera jo vetëm nga ne) në 0.15 % në inflacionin e këtij muaji.

 

Rritja e tarifave vazhdoi edhe për vitin akademik 2014-2015 deri në 20% më shtrenjtë se një vit më parë. Sot, studentët paguajnë minimalisht 65 000 lekë deri në 135 000 lekë për një vit në Masterin e Shkencave dhe 64 000 lek në vit për Masterin Profesional, në një kohë kur rroga mesatare e vendit është 40 000 lekë. Të dhënat janë tërësisht kokëforta edhe kësaj here. Qeveria vazhdon të këmbëngulë në të sajën se çmimet janë në standarte të pranueshme dhe se jeta e qytetarëve është më e mirë se sa dje. Ndonëse, e gjithë kjo propagandë nuk do i shërben aspak njerëzve që përditë e më shumë po shohin skamjen si pjesë të tryezës së tyre.

 

Kjo rritje e tarifave reflektohet dhe në të dhënat e buxhetit të shtetit (grafiku ilustrues). Rritja e tarfiave për vitin 2014 solli të ardhura në buxhet prej 3.5 miliardë lekë (28 milionë usd), ndërkohë që në vitin 2015 pritet që të ardhurat të jenë 3.8 miliardë Lekë (30 milionë usd). Duket se strategjia e rritjes së tarifave me 10% ose më hsumë do të vijojë dhe në vitin 2016, ku të ardhurat parashikohen të shkojnë në 4.2 miliardë lekë (33 milionë usd).





Lajmet e fundit nga