Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Mero BAZE
Debati mbi dekriminalizimin në Shqipëri, përveçse po bëhet spekulativ, duke u përqëndruar tek disa emra në Kuvendin e Shqipërisë, po shmang sprovën e parë të tij, që janë zgjedhjet vendore dhe cilësia e kandidatëve që do të vendosen aty. Si një proces që ndërlidh krimin me superstrukturën e shoqërisë, dekriminalizimi është një fenomen që duhet të shtrihet në gjithë shoqërinë dhe jo vetëm në Kuvend. Ne kemi një parlament që ka lidhje me krimin, parti politike që kanë burime financiare thuajse kriminale, media të kriminalizuara, që në ndonjë vend tjetër të botës do kishin ngelur pa pronarë nëse do verifikoheshin dhe akoma më tej, një rrjet të tërë të zgjedhurish vendorë, që fuqinë e vetme që kanë, janë të fortët lokalë.
Tani që dy partitë më të mëdha në vend po publikojnë dita- ditës emrat e kandidatëve për 61 Bashkitë e reja, bie në sy në mënyrë të frikshme se e vetmja gjë që ka ndryshuar, është numri i kryetarëve, por jo cilësia e tyre. Reforma administrative u bë mbi premtimin, që Shqipëria të mirëadministrohej me efiçencë dhe të dilte nga këneta e feudalëve lokalë, por nëse i hedh një sy listës së dy partive kryesore, aty mbizotërojnë rreth 80 përqind e emrave, njerëz me një profil të ulët publik, marifetaxhinj partish në rrethe, apo ish-kryetarë bashkish e komunash që duan të kandidojnë me arsyetime krahinore elektorale. Ata që nuk janë favoritë mbërrijnë në Tiranë, shoqëruar nga njerëz të fortë, që bërtasin në holle hotelesh e zyra partish, se po nuk u vu kandidati i tyre, do të bëhet nami.
Kjo është vërtetë sprova e parë, nëse duam të kuptojmë se politika shqiptare e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe akoma më shumë, nëse e ka pasur seriozisht reformën administrative për ndarjen e re territoriale.
Rezistenca e këtyre elementëve për të rikandiduar, do të jetë një problem politik, i cili do të depërtojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi ata do të kenë shumë herë më tepër pushtet dhe do të diktojnë modelin e tyre dhe në ato zgjedhje. Nëse në këto zgjedhje nuk priten lidhjet e kandidatëve me të fortët lokalë apo persona me performancë të ulët publike, fenomeni do të rrjedhë dhe do të infektojë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në të cilat të zgjedhurit në 61 Bashki do të kenë peshë shumë herë më të madhe se një deputet. Në qarqe si Tirana, p.sh një i zgjedhur ka në dorë fatin e 12 deputetëve dhe në shumicën e qarqeve, ka në dorë fatin e më shumë se një deputeti. Deri më sot ka pasur një mendësi, që të zgjedhurit lokalë ishin ndihmës të kandidatëve për deputet në zona, por me këto ndryshime, deputetët kthehen në ndihmës të të zgjedhurve lokalë. Kjo do të krijojë dhe një rivalitet të ri politik, i cili nëse nuk zgjidhet si sistem vlerash dhe si pavarësi e pushtetit vendor, ka për të përfunduar në kacafytje klanesh pa asnjë interes për vendin.
Në këtë pikë, kanë shumë rëndësi disa shembuj që duhet të kthehen në model. Fjala vjen, kandidati për Bashkinë e Tiranës nuk mund të jetë kurrsesi një njeri që të na çudisë me anonimatin e tij, qoftë ky dhe i ardhur nga Harvardi. Ai duhet të jetë profili më i lartë i mundshëm politik dhe menaxherial pas kryeministrit të vendit dhe pas shefit të opozitës. Partia Demokratike ka nxjerrë deri tani tre emra kandidatësh, Lulzim Bashën, Majlinda Bregun dhe Halim Kosovën. Të tre janë profil i lartë politik dhe të pranueshëm për kryeqytetin. Një tjetër emër i njohur për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu, po bëhet gati të hyjë në garë si i pavarur. Edhe ai është një histori suksesi në administrimin e ndërmarrjeve publike dhe imazhin në shoqëri, dhe do mund të kthehet në një problem me çdo eksperiment të rrezikshëm nga shumica, nëse e merr lehtë garën për Tiranën. Është e qartë, që në Partinë Socialiste ka plot emra, por mungesa e debatit dhe në rrethe të ngushta për emrin real, krijon një lloj çoroditje dhe një varësi shumë të madhe të emrit që do të dalë nga profili i Edi Ramës. Kjo është politikisht korrekte, por do të teprohet nëse vazhdohet ende kështu. Në Tiranë nuk mund të eksperimentohet me çfarëdolloj emri, jo vetëm për shkak të rrezikut të humbjes, por mbi të gjitha për respektin që duhet treguar ndaj Tiranës. Kur socialistët kanë kandiduar Edi Ramën, morën një vlerë të shtuar nga shoqëria civile dhe i bashkuan vlerat e saj. Sot në vitin 2015, nuk mund të merret dikush që nuk ka asnjë meritë personale në karrierën politike, por ia dedikon gjithçka Edi Ramës. Kjo mbi të gjitha, për të respektuar kryeqytetin, por dhe për të dëshmuar se shumica e ka seriozisht krijimin e një elite të re të menaxherëve politik të qyteteve tona. Një kujdes i tillë duhet treguar dhe për qytete delikate për nga temperamenti si Vlora, Fieri, Saranda etj, ku të qenit bastion i së majtës ka krijuar më shumë probleme sesa vlera në ato qytete.
Një problem tjetër është dhe dakordësia që duhet të arrihet për kandidatët e propozuar nga aleatja kryesore e tyre, LSI. Sado që Rama dhe Meta i tejkalojnë problemet që janë në bazë, ato ekzistojnë dhe e vetmja rrugë është që ato të tejkalohen me kandidatë që kanë pëlqimin e palëve. Në këto gara duhen shmangur zyrtarë lokalë të LSI-së në pushtet, siç dhe duhen shmangur zyrtarë lokalë të PS-së në pushtet, të cilët gjenerojnë konfliktet e pushtetit. Nëse në qytete si Gjirokastra, Pogradeci, Berati apo diku tjetër nuk gjenden kandidatë që përfaqësojnë qytetin dhe jo LSI-në apo PS-në, garat mund të kenë supriza, pasi mund të ketë kriptokoalicione kundër kandidatëve.
61 kandiëtët fitues të këtyre zgjedhjeve, kanë shansin t?i japin Shqipërisë një gjeneratë të re politike, më të përgjegjshme, më të suksesshme dhe një lloj punishteje për rinovimin e politikanëve në të ardhmen. Ato janë 61 shanse për të bërë politikë reale në vend dhe nuk duhen djegur nën presionin e momentit të provincave që kërkojnë të parin e fshatit ta bëjnë të parin e qytetit dhe as nën presionin e njerëzve me muskuj, që ulërasin ?sa të jem unë këtu nuk fiton njeri?. Është prova e parë serioze që të dy palët duhet të japin sa seriozisht e kanë dekriminalizimin. Ndryshe, filmat si ky që po shikojmë nuk do na ndahen gjithë jetën.
Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berish...
Apple është duke punuar mbi një plan të sajin për të nxjerrë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, ...
Në një depo në Lezhë ndodhet një nga mbishkrimet e rralla të...
Një person është marrë peng gjatë mbrëmjes së sotme në zonën...
Pak orë pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dh...
Disa ekspertë mjeko-ligjorë në Spanjë kanë zbuluar një varr ...
Një person është marrë peng rreth orës 20:00 mbrëmjen e sotm...
Rrjeti social popullor Facebook, së fundmi ka përditësuar rr...
Policia e Burrelit ka arrestuar pesë persona pasi gjatë kont...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me pr...
Fanset e tyre kanë kohë që mezi e presin një këngë mes tyre....
Zyra e Regjistrimit të Pasurisë ka marrë 18 masa disiplinor...
Magyar Telecom që është pronare e Telekomit të Maqedonisë si...
Tre televizionet informative, Ora News, News 24 dhe ABC New...
Me urdhër të prokurorisë, Policia ka arrestuar dy mjeke të s...
Deputeti Tom Doshi, ka deklaruar me anë të një postimi në Fa...
Ky është Trevor McKendrick. Ai është ateist. Por që prej shk...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg ‘ për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...