Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter (CDU) kërkon në bisedë me DW zgjidhje konstruktive problemesh në Shqipëri. Kiesewetter u takua në Berlin me kryetarin e PD, Lulëzim Basha.
Në drekën e punës në ambientet e Bundestagut Gjerman të martën (17.03.2015) mikpritës të delegacionit nga Shqipëria ishin dy politikanë të politikës së jashtme, Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman dhe Roderich Kiesewetter, zëdhënës i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme. Një ish-kryetar bashkie, deputeti Thorsten Frei, që sot merret me çështjet e legjislacionit federal, si dhe këshilltari për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, plotësonin katërshen e CDU/CSU-së, që priste përfaqësues të një partie simotër, në këtë rast nga Shqipëria.
Në bisedë me DW, deputeti Kiesewetter e karakterizoi bisedën e zhvilluar në drekën e punës si shumë pozitive dhe “shumë intensive”. Tri ishin temat, ku qenë përqendruar bashkëbiseduesit: në kërkesën e opozitës në Shqipëri, që kryetari i Parlamentit, Ilir Meta të japë dorëheqjen; në nevojën për avancimin e reformave në shtetin juridik në Shqipëri dhe së treti në reformën e Partisë Demokratike.
Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë në bisedë me DW, se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë. “Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter. Ai shtoi megjithatë se në raste akuzash të rënda mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit. I kujdesshëm për të mos u keqkuptuar në fjalët e tij, Kiesewetter përsëriti se “në radhë të parë është gjithmonë një çështje e politikës shqiptare për t’i zgjidhur punët e saj.” Por ai shtoi se mënyra si zgjidhen çështjet në Shqipëri, ndikon në vlerësimin, që jepet për fillimin apo jo të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë.
Pikë vendimtare në bisedë me delegacionin nga Shqipëria ishte edhe reforma e Partisë Demokratike, tha Kiesewetter. Kryetari i PD, Basha e kishte bërë të qartë se të gjithë kandidatët për parlament dhe në nivel lokal ai do t’ua nënshtrojë një kontrolli paraprak juridik, që të verifikohet integriteti dhe të përjashtohen kriminelët. “Ky është një sinjal edhe për parti të tjera” në Shqipëri, tha Kiesewetter, që e konsideroj “shumë të rëndësishëm” dhe do ta mbështes fuqimisht. “Është një shenjë e mirë, që një parti simotër e CDU-së jep një sinjal kaq të qartë”.
Deputeti gjerman i CDU/CSU-së tha se pati në bisedë përshtypjen që kryetari i PD, Lulëzim Basha, e merr seriozisht punën. “Ai e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe që dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin”, u shpreh Kiesewetter. Një vlerësim dhe dëshirë për kryetarin e ri të PD, deputeti gjerman e formuloi tërthorazi. Kiesewetter tha se kishte “përshtypjen që Basha e vë politikën e shtetit mbi politikën partiake, dhe për aq kohë, sa do t’i përmbahet kësaj linje, politika e tij do të jetë simpatike.”
Përsa i përket bashkëpunimit pozitë-opozitë në Shqipëri, Kiesewetter tha se “ne i inkurajuam (partnerët në bisedë) që të drejtat e opozitës t’i përdorin në mënyrë konstruktive dhe që të mos bien në një politikë bllokade.” Kiesewetter shtoi se e kishte inkurajuar kryetarin e PD, “që ta vazhdojë rrugën e tij dhe që të zbatojë vullnetin e tij edhe përballë kundërshtarëve në partinë e tij.” Sipas Kiesewetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun Gjerman, Roderick Kiesewetter.
Një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, po qendron për takime në Berlin. Delegacioni, ku bën pjesë edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, Genc Pollo, si dhe koordinatorja për Evropën e PD, Laura Vorpsi, ka zhvilluar ndër të tjera takime me Drejtorin e Departamentit të Politikës së Jashtme në Zyrën Kancelarore, Christoph Heusgen, kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum, zëdhënësin e Grupit Parlamentar CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme, Roderich Kiesewetter etj.
Në një depo në Lezhë ndodhet një nga mbishkrimet e rralla të...
Një person është marrë peng gjatë mbrëmjes së sotme në zonën...
Pak orë pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dh...
Disa ekspertë mjeko-ligjorë në Spanjë kanë zbuluar një varr ...
Një person është marrë peng rreth orës 20:00 mbrëmjen e sotm...
Rrjeti social popullor Facebook, së fundmi ka përditësuar rr...
Policia e Burrelit ka arrestuar pesë persona pasi gjatë kont...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me pr...
Fanset e tyre kanë kohë që mezi e presin një këngë mes tyre....
Zyra e Regjistrimit të Pasurisë ka marrë 18 masa disiplinor...
Magyar Telecom që është pronare e Telekomit të Maqedonisë si...
Tre televizionet informative, Ora News, News 24 dhe ABC New...
Me urdhër të prokurorisë, Policia ka arrestuar dy mjeke të s...
Deputeti Tom Doshi, ka deklaruar me anë të një postimi në Fa...
Ky është Trevor McKendrick. Ai është ateist. Por që prej shk...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg ‘ për...
Tre gjykatës në Britaninë e Madhe janë shkarkuar për shkak s...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arr...
Nga Artan Fuga(Ashtu sikurse janë dhe siç i koncepton projek...
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, u takua s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...