Apple do të lançojë shërbim televiziv
Apple është duke punuar mbi një plan të sajin për të nxjerrë...
Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha, ka shkruar se bota e krimit qeveritar është në ofensive totale. Pasuritë e pushtetarëve të krimit jane perrallore dhe ushqehen cdo dite nga kokaina, heroina, tenderat publik, gjobat. Berisha theksoi se më 12 mars qytetarët thanë fjalën e tyre.
‘Debati televiziv ne protektoratin e krimit si instrument i tij!!
Te dashur miq, debati sot ne publik, Parlament, studio televizive, per fatin tone me te keq ka si kryeteme te perditshme krimin dhe vetem krimin e lidhur ne teresi me qeverine dhe shtetin. Kronika e krimit te lidhur me pushtetin ne Shqiperi eshte sot me e pasur se e te gjithe kontinentit tone marre se bashku, perjashto zonen e konfliktit. Ne nje hark kohor te shkurter, si ne filma horror kalohet nga:
– vrasja e katerfishte e Kostandinit te Partise,
– bataret, vrasjet ne bulevardet e Tiranes te Shullazit te Partise,
– major Feka i gjeneral Trafikut ne qiellin e Spanjes,
– fabrika e miellit te Partise ne Xibrake,
– vjedhja ne nje Banke e 6.2 milione eurove diten per diell ne mes te bulevardit kryesor te Tiranes, thuhet per zgjedhjet e ardheshme,
– Dosja Doshi e eleminimit per qellime te zeza te dy deputeteve nga kryetari i Parlamentit te krimit,
– pengmarresi Braho, qe mban ne torbe kokainen, dhuraten e Gezim Çeles te LSI per bosin e tij,
– Kallaku i LSI qe keqperdoret nga Rama – Meta per te maskuar krimet e tyre dhe del njelloj si “Toni” i skenes shqiptare, per akuzat publike me te renda ne historine e vendit.
– Alban Ahmeti i Partise, shok i Hamzes ne kokaine,
– dhe dje, Frroku i Partise, deshmitari kyç ne dosjen Doshi, qe bllokoi arrestimin e bosit Bardhok Planaj, te cilin e kishte ne makinen e tij, dhe me urdher nga lart Planaj u la i lire.
Bota e krimit qeveritar eshte ne ofensive totale. Pasurite e pushtetareve te krimit jane perrallore dhe ushqehen cdo dite nga kokaina, heroina, tenderat publik, gjobat. Qytetaret, jeta e tyre dhe femijeve te tyre, jane me te pasigurta se kurre. Vendi po ecen me shpejtesi drejt nje destabilizimi te papare. Opozita ka nisur protestat e saj. Me 12 mars qytetaret thane fjalen e tyre. Mediat ne kronikat e tyre ne teresi japin aktet kriminale dhe me guxim i denoncojne lidhjet e tyre me pushtetaret.
Sot ne kronikat e lajmeve ne nuk shohim me avoketerit e te pandehurve, klienteve te tyre pothuaj ne asnje rast. Kjo sepse ne protektoratin e krimit ata jane zevendesuar ne debate, ne studio televizive, nga papagajte e qeverise, avoketer te paftyre te drames qe perjeton sot vendi. Sot ne Shqiperi, krimi, me perfaqesuesit e tij ne pushtet, ka pushtuar me ndonje perjashtim studiot e debateve televizive. Keto debate sot kane vetem nje qellim, te vrasin te vertetat qe i interesojne publikut. Ato hapen ne te kater kanatet per zyrtaret e akuzuar per krime monstruoze por mbyllen apo manipulohen per viktimat e krimit qeveritar. Panelet e tyre dominohen ne teresi nga papagaj te qeverise apo individ te varur me shume fije nga qeveria.
Debati televiziv, nga nje institucion qemtues i te vertetes dhe mbrojtes i interesit publik eshte shnderruar ne nje instrument te mashtrimit te publikut dhe te mbrojtjes se krimit ne vendin protektorat krimi siç eshte Shqiperia. Aty perballja nuk behet midis paleve direkte por midis papagajve te qeverise dhe zerave te mekur te tjere, te kushtezuar nga nje seri rrethanash, qe preferojne relativizimin per te fshehur me “njerezisht” te veterten. Ne keto debate, papagajte puthador, shpifes dhe shares profesioniste, bejne per llogari te padroneve te tyre prokurorin, hetuesin, avokatin dhe gjykatesin, parukierin, make-apin. Ata betohen dhe perbetohen per pafajesine e padiskutueshme te bosit te tyre me pushtet, per torben e zeze te kokaines te pengmarresit babi Taku apo ndershmerine e Mark Frrokut. Keta shpifes dhe shares profesioniste, kur u mbarojne shpifjet, genjeshtrat, sharjet me te cilat jane ngarkuar para daljes ne studio, vazhdojne celo-debatin, i lexojne ne studio mesazhet, genjeshtrat e boseve te tyre, madje i paraqesin si informacione ex tempora, pra taze te minutes se fundit, qe vijne direkt nga ai siper dhe rrahin gjoksin me genjeshtren surprize qe i servirin publikut.
Kjo specje e denatyruar nga dinjiteti njerezor, e zhveshur nga cdo moral, qe paguhen majmerisht nga shefat e tyre me para te takspaguesve shqiptare per te mashtruar qytetaret dhe qe serviren si te pavarur ne panelet e debateve televizive, jane sot avoketrit kryesor publik te krimit dhe trafiqeve, felliqesive te pushtetareve te tyre ne pushtet. Keta aleate ne media te krimit, nuk e kane per gje, nuk skuqen dhe as nuk zbehen qe ne nje debat televiziv te paraqiten njehere si zedhenes i Metes, pak minuta me vone zedhenes i Rames apo Tahirit.
Ndiqja mbreme nje debat ne “Opinion” per nje dokument zyrtar trondites te Policise se Shtetit botuar me guxim nga ABC Neës, ne te cilin faktohej akuza direkte e opozites por dhe e disa mediave bere ne tetor te vitit te kaluar, se ne operacionin “Viluni”, bosi i droges i shpetoi arrestimit tek ndiqej nga Policia sepse hyri ne makinen e deputetit Mark Frroku. Ne kete debat, papagalli nr 2 apo papagall lyra (brilantina), betohej se nuk ishte Rama, Tahiri apo Meta qe urdheruan zhbllokimin e makines se deputetit Frroku, ne te cilen ndodhej Bardhok Planaj, por ishte prokurori qe nuk kishte lejuar arrestimin e tij. Nje trillim te tille nuk kishte guxuar ta shkruante ne asnje rrjesht ne dokumentin e saj Policia, e cila do ta kishte bere me kenaqesi kete gje per te mbrojtur Ramen apo Meten qe urdheruan lirimin e bosit te droges. Kete gje nuk guxoi ta thote zedhenesi zyrtar i Policise se Shtetit por mashtroi duke i rene anash momentit te lirimit me urdher nga lart te trafikantit. Por kete gje e perserit dhjetera here ne studio per publikun papagalli nr 2 i krereve te “aleances se qelbesirave” shkruan Berisha.
Apple është duke punuar mbi një plan të sajin për të nxjerrë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Do...
Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, ...
Në një depo në Lezhë ndodhet një nga mbishkrimet e rralla të...
Një person është marrë peng gjatë mbrëmjes së sotme në zonën...
Pak orë pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dh...
Disa ekspertë mjeko-ligjorë në Spanjë kanë zbuluar një varr ...
Një person është marrë peng rreth orës 20:00 mbrëmjen e sotm...
Rrjeti social popullor Facebook, së fundmi ka përditësuar rr...
Policia e Burrelit ka arrestuar pesë persona pasi gjatë kont...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me pr...
Fanset e tyre kanë kohë që mezi e presin një këngë mes tyre....
Zyra e Regjistrimit të Pasurisë ka marrë 18 masa disiplinor...
Magyar Telecom që është pronare e Telekomit të Maqedonisë si...
Tre televizionet informative, Ora News, News 24 dhe ABC New...
Me urdhër të prokurorisë, Policia ka arrestuar dy mjeke të s...
Deputeti Tom Doshi, ka deklaruar me anë të një postimi në Fa...
Ky është Trevor McKendrick. Ai është ateist. Por që prej shk...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg ‘ për...
Tre gjykatës në Britaninë e Madhe janë shkarkuar për shkak s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...