Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Qeveria shqiptare ka kërkuar në parlament miratimin e një ligji që synon thjeshtë anashkalimin e legjislacionit aktual për koncesionet publike në rastin e ndërtimit me koncesion të segmentit më të vështirë të Rrugës së Arbrit, projekti që synon të lidhë Tiranën me Dibrën përmes ndërtimit të dy tuneleve në Qafën e Murrizit në kufirin natyror ndarës mes Tiranës dhe Matit.
?Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, së bashku me ministritë e linjës, përkatësisht, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, kanë ndërmarrë iniciativën e përcaktimit të një procedure të veçantë me qëllim mundësimin e realizimit në një kohë të shpejtë dhe në mënyrë të efektshme për negociimin dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze ?China State Construction Company??, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë.
?Ky përjashtim do të mundësojë lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit të këtij segmenti rrugor në një kohë më të shkurtër, duke mundësuar kursimin e kohës së udhëtimit dhe kursimin e kostove operacionale të mjeteve?, thuhet në relacionin e ligjit.
Kontratat Kolegjiale
Sipas projektligjit të propozuar nga qeveria, nuk do të ndiqen procedurat aktuale të përcaktuara në ligjin për koncesionet por ministria e Transportit do të krijojë një komision negocimi me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit.
Komisioni do të punësojë një konsulent të huaj për të vlerësuar propozimin e paraqitur nga koncesionmarrësi. Kontrata do të hartohet në negociim me koncesionmarrësin dhe ligji specifikon se ajo do të bashkëfirmoset nga tre ministra, pra do të jetë një vendim kolegjial. Më pas kontrata do të kalojë për miratim në parlament.
Rruga e Arbërit
Rruga e Arbërit është një shteg historik që lidh Tiranën me Dibrën dhe brendësinë e Ballkanit përmes një trajektoreje të shkurtër prej pak më shumë se 100 kilometrash. Në kohët e lashta ky shteg është përdorur më së shumti për transport me mushka dhe vetëm gjatë muajve të verës për shkak se Qafa e Murrizit gjendet në lartësi të mëdha dhe mbulohet nga dëbora për një pjesë të madhe të vitit.
Aktualisht qeveria e shkuar projektoi dhe komisionoi punime për një segment të shkurtër nga fshati i Brrarit në periferi të Tiranës deri në Shkallën e Tujanit si dhe një tunel që çan shkëmbin pranë kanionit të lumit të Tiranës. Rruga e ndërtuar deri tani ka mbetur e paasflaftuar. Në anën e Matit janë komisionuar punime të cilat janë ndërprerë për një tunel nën Qafën e Buallit si dhe për përmirësimin e segmentit rrugor nga Bulqiza deri në kufi me Maqedoninë.
Segmenti që pritet të jepet me koncesion, sipas relacionit shoqërues të ligjit, është 26.8 kilometra i gjatë, me gjerësi 10.5 m, me dy korsi të asfaltuara me gjerësi nga 3.75 m dhe me shpejtësi të projektuar 50-60 km/orë.
Në këtë segment parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1 500 metra linearë, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2 600 dhe 560 metra linearë. Rruga kalon në një terren të thyer malor dhe për krijimin e shtratit të saj parashikohet ndërtimi i mureve mbajtëse dhe veprave shoqëruese për stabilizimin e shpateve me përmasa të konsiderueshme.
Kompania kineze
Bisedimet për koncesion do të zhvillohen me kompaninë shtetërore kineze të ndërtimit, ?China State Construction Company?. Qeveria shqiptare pati marrë fillimisht interesimin e kompanisë kineze në vitin 2013. Sipas njoftimit të qeverisë në atë kohë, propozimi mbart ?asnjë kosto ose kosto të vogël? në borxhin publik të vendit.
Nuk bëhet e qartë nga projektligji se cila do të jetë formula e financimit të rrugës në rast se trafiku nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar kostot. Zakonisht rrugët me dy korsi konsiderohen si me leverdi ekonomike kur në to qarkullojnë mesatarisht 7 mijë makina në ditë ndërsa rrugët me 4 korsi konsiderohen ekonomike kur qarkullojnë më shumë se 12 mijë makina në ditë.
Popullsia përfituese e projektit e përqendruar në rrethet Mat dhe Dibër vlerësohet në rreth 140 mijë banorë sipas Censusit 2011.
/BIRN/
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara Kr...
Udhëheqës revolucionar, hero kombëtar, armiku numër një i sh...
Drejtoria e Doganave ka njoftuar pezullimin e 10 punonjësve ...
Vladimir Putini ka thënë se Rusia i druhej kaq shumë një sul...
Këngëtarja e famshme, Rihanna, është përzgjedhur si fytyra e...
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Pasi qeveria ka kryer testimin ndaj policisë së burgjeve, k...
Një 30 vjeçar me emrin Florian, kërcënon se do të hidhet nga...
Java në vijim premton të jetë një nga të paparashikueshmet d...
Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e shohin...
Një histori e shkurtërHerën e fundit që dollari kishte me sh...
Gjatë takimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, përfa...
Tribunali i Hagës për Krime të Luftës refuzoi kërkesën e ish...
Krimi në familje këtë herë ka prekur qytetin e Lushnjës. Pas...
Më pak se një javë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Cërujës në Mat,...
Në një video që qarkullon në internet, ministri grek i Finan...
Një minator ka humbur jetën në Mat. Mësohet se ngjarja ka nd...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë lejet e l...
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim ish drejtorin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...