Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e shohin të arsyeshëm vazhdimin e dialogut me Beogradin në procesin që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, përderisa pala serbe të mos zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani.
Valon Murtezaj, këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Prishtina zyrtare kërkon që të ketë një pasqyrë të qartë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë dialog, para se të hapen temat e tjera.
“Qëndrimi i kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës është se duhet të kemi evidencë, tregues të qartë të progresit në zbatimin e marrëveshjeve paraprake të arritura, në mënyrë që të mund të vazhdohet qoftë me marrëveshje të reja apo të bisedohen çështje tjera”, ka thënë Murtezaj.
Sipas Valon Murtezajt, vazhdimi i dialogut përderisa nuk ka zbatim të marrëveshjeve paraprake, do të ishte i pakuptimtë.
Ai ka veçuar disa nga marrëveshjet që pala serbe, sipas tij, nuk i ka zbatuar dhe të cilat, pala nga Prishtina insiston që të zbatohen, për të vazhduar tutje me takimet e radhës në nivel të kryeministrave në Bruksel.
“Prioritetet për t’u zbatuar janë, marrëveshja e drejtësisë e arritur së fundi, pastaj zhbërja e strukturave paralele apo siç quhen nganjëherë paramilitare apo të mbrojtjes civile dhe integrimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës konform rregullave, pastaj lëvizja e lirë, përfshirë edhe heqjen e barrikadave, siç është një prej tyre mbi Urën e lumit Ibër, si dhe ndalimin e emërimit të strukturave të reja paralele”, ka theksuar Murtezaj.
Duke iu referuar qëndrimeve të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, publicisti dhe analisti politik Halil Matoshi thotë se në këtë rast më tepër bëhet fjalë për një mjet presioni që Kryeministri Mustafa po përdorë në raport me Beogradin.
Kurse kushtëzimin eventual të vazhdimit të dialogut, sipas tij, mund ta bëjë vetëm Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i procesit.
“Fuqinë e kushtëzimit e ka vetëm Brukseli dhe jo sidomos Prishtina. Mirëpo kryeministri Mustafa dhe lidershipi politik i Prishtinës me këtë dëshirojnë që në njëfarë mënyre të bëjnë presion mbi Beogradin zyrtar dhe strukturat e ndryshme të BE-së që praktikisht marrëveshjet e deritashme të fillojnë të zbatohen”, ka deklaruar Matoshi.
Në kohën kur Prishtina dhe Beogradi kanë arritur disa marrëveshje, por të cilat, po vlerësohet se janë ende në faza të ndryshme të zbatimit apo nuk kanë filluar fare të implementohen, analisti Halil Matoshi vlerëson tutje se këtu një rol të theksuar ka Bashkimi Evropian si ndërmjetësues.
Sipas tij, marrë parasysh raportet politike që kanë Kosova dhe Serbia, Brukseli është dashur të tregohet shumë më dinamik në këtë aspekt.
“Duket njëfarë roli pak sa i tërhequr i Bashkimit Evropian i cili do të duhej të ishte shumë më i fuqishëm dhe më dinamik duke pas parasysh traditat e gjata armiqësore të vendeve ballkanike, konkretisht midis Serbisë dhe Kosovës në këtë rast”, ka theksuar Matoshi.
Një nga rezultatet kryesore të bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Por, sipas Valon Murtezajt, themelimi i këtij Asociacioni nuk mund të bëhet në këtë fazë, përderisa Serbia të mos e përmbushë pjesën e vet të obligimeve që ka marrë në këtë proces të dialogut.
“Pa u zbatuar marrëveshjet e mëhershme, Asociacioni nuk do të jetë temë e bisedimeve. Ky është qëndrim i qartë i delegacionit të Kosovë”, ka thënë Murtezaj.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, pritet që të vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji.
Kjo vizitë në Prishtinë po shihet edhe si një mundësi për të shpalosur qëndrimet dhe shqetësimet në lidhje me dialogun me Serbinë dhe ngecjet e evidentuara rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura
Një histori e shkurtërHerën e fundit që dollari kishte me sh...
Gjatë takimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, përfa...
Tribunali i Hagës për Krime të Luftës refuzoi kërkesën e ish...
Krimi në familje këtë herë ka prekur qytetin e Lushnjës. Pas...
Më pak se një javë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Cërujës në Mat,...
Në një video që qarkullon në internet, ministri grek i Finan...
Një minator ka humbur jetën në Mat. Mësohet se ngjarja ka nd...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë lejet e l...
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim ish drejtorin e ...
Prokuroria e Qarkut të Shkodrës ka dërguar për gjykim ish-dr...
Presidenti Bujar Nishani priti në një takim Delegacionin e P...
Dy oficerë policie pritet të dalin përpara gjyqit në Francë ...
Gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës janë sek...
Policia kufitare e Kapshticës ka arritur të kapë 30 kg kanab...
Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka ka dhënë një pronocim p...
“I Bet” është kjo kënga më e re e Ciarës, e cila shfaqet më ...
Policia e Portit të Vlorës ka zbuluar një sasi prej 15kg lën...
“Nuk kam rezerva që LSI të propozojë për Gjirokastrën.” Dek...
Kompanisë Microsoft MOMO7W prezanton tabletin e tij më të li...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...