web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi, menopauza zgjat deri në 14 vjet

12 Mars 2015, 13:00, Lifestyle CNA

Një studim i fundit ka zbuluar se menopauza mund t?i ?torturojë? femrat deri në 14 vjet me simptomat e saj. Sipas studiuesve, atyre që u fillojnë simptomat më herët, i vuajnë më gjatë pasojat e tyre

Gratë që po përjetojnë menopauzën mund të vuajnë prej valëve të ngrohtësisë deri në 14 vjet, paralajmërojnë kërkuesit.

Ata zbuluan se gjysma e grave në një studim të gjerë kishin simptoma parehatie dhe shpesh stresi për më shumë se shtatë vjet mesatarisht.

Ekspertët amerikanë thanë se përpjekje më të mëdha nevojiten për të gjetur mënyra të reja që do t?i ndihmonin gratë me menopauzën pasi HRT (terapia e zëvendësimit të hormoneve), mund të zgjasë maksimalisht për pesë vite.

Nancy Avis, një profesoreshë e shkencave sociale dhe politikave të shëndetësisë në Karolinën e Veriut dhe njëkohësisht drejtuese e studimit, tha se doktorët duhet t?i këshillojnë femrat se simptomat e ardhura prej tkurrjes apo zgjerimit të enëve të gjakut, si valët e të ngrohtit dhe djersitja gjatë natës, mund të zgjasin më gjatë sesa është besuar deri më tani.

Ajo tha se ?zgjatja 7.4 vjet tregon kufizimet e terapisë hormonale afatshkurtër dhe thekson nevojën për të gjetur terapi të trajtimit afatgjatë të ngushtimit apo zgjerimit të enëve të gjakut?.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, mosha mesatare e menopauzës është 51 vjeç, atëherë kur menstruacionet përfundojnë dhe kur nivelet e hormonit estrogjen ulen.

Studimi ekzaminoi 1449 femra me valë të shpeshta vape apo djersitje gjatë natës. Ky është studimi më i madh i llojit të vet dhe përfshiu katër grupe etnike.

Gjatësia mesatare e kohës kur gratë vuanin nga simptomat ishte 7.4 vjet. Gjysma e grave prekeshin për më pak se aq, por gjysma i vuanin simptomat edhe më gjatë, disa deri në 14 vjet, raportuan kërkuesit.

Në përgjithësi, gratë afro-amerikane dhe ato hispanike i përjetonin më gjatë simptomat e menopauzës sesa gratë e bardha ose aziatike.

Studimi zbuloi se sa më herët të fillonin valët e nxehtësisë, aq më gjatë zgjasin.

Për gratë që kishin filluar të përjetonin të nxehtin përpara se t?u ndalonin menstruacionet, ato kishin më tepër gjasa t?i vazhdonin për vite edhe pas kalimit të menopauzës, më gjatë se për femrat të cilave u filluan simptomat pas ndalimit të menstruacioneve.

Në studim, një nga tetë femra kishin filluar të përjetonin afshe ngrohtësie gjatë kohës që kishin ende perioda të rregullta. Për dy të tretën e grave, ato filluan në periudhën përpara menopauzës, por kur menstruacionet janë më të rralla.

Gratë që i patën afshet përpara kur kishin menstruacione të rregullta apo që po përjetonin hapat e parë të rrallimit të tyre, simptomat i zgjasnin për 11.8 vjet.

Nga këto vite, nëntë ishin pas menopauzës, rreth tre herë më shumë krahasuar me femrat që i patën valët e ngrohtësisë kur iu mbaruan periodat.

Profesoreshë Avis tha ?nëse fillon më vonë, do t?ju zgjasin më pak?.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë me simptomat më të gjata kishin prirje të kishin më pak edukim, më shumë stres, ankth dhe depresion.

Ngrohtësitë shkaktohen nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe rritja e qarkullimit të tij në kokë dhe qafë, duke shkaktuar skuqje të lëkurës dhe djersitje.

Djersa gjatë natës është nxehtësi që ndodh në shtrat, duke dëmtuar gjumin, duke shkaktuar debulesë dhe stres.

Studimet kanë zbuluar se gratë me simptoma të skuqjes rrezikojnë të kenë probleme vaskulare dhe probleme me kockat.

Kërkuesit ndoqën gratë në studim, të cilat vinin nga shtatë qytete amerikane nga 1996 deri në 2013. Të gjithë ato kishin simptomat që kërkuesit kishin cilësuar. Valët e nxehtësisë ose djersitja gjatë natës i zgjaste për të paktën gjashtë ditë brenda dy javëve.

Hulumtimi analizoi femra të grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në Amerikë, përfshirë afro-amerikanet, japonezet, hispaniket dhe kinezet, si dhe femrat e bardha.

?Arsyet për ndryshimin në zgjatjen e menopauzës janë të paqarta?, thanë kërkuesit.

Rrethi vicioz i stresit që sjell simptomat që sjellin stres, mund të jetë duke dëmtar shëndetin e shumë femrave. Kërkime të mëtejshme duhen bërë për të kuptuar dhe lehtësuar periudhën e menopauzës.





09:00 Lifestyle

Sensualja Brook

Humbja e peshës duket se i ka dhënë tepër siguri në çdo hap ...

Lajmet e fundit nga