web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Arsimi shqiptar përjeton kohën e Lizave

7 Mars 2015, 12:11, Politikë CNA

Ish Kryeministri Sali Berisha ka uruar në rrjetin social Facebook mësuesit. Ai gjithashtu ka përmendur dhe problemet që kanë mësuesit .

Berisha shkruan:

?Sot dita e mesuesve, burrave dhe grave qe pas prinderve, jane te misheruar apo jetojne me shume se kushdo tjeter ne me te miren tone dhe femijeve tane, dijet, nderimin, respektin, atdhedashurine, sjelljen dhe pergjegjesine qytetare.

Sot arsimi shqiptar perjeton kohen e Lizave, qe shnderruan rrjetin arsimor ne rrjet shteteror prostitucioni, kohen e simbleve te nxira te PS si Mimoza Kuqi qe merrte 6000 euro per vend pune dhe mbrohet edhe sot nga Rama. Por une kam besim se kjo kohe e lig per misionaret tane te edukimit dhe dijes, se shpejti do marre fund. Ndaj dhe nga zemra u uroj sot mesuset dhe mesuesit e vendit Gezuar kete dite, se bashku me familjaret dhe nexeneset e nxenesit tuaj!?





Lajmet e fundit nga