web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi që hedh poshtë idenë se cigarja qetëson stresin

2 Mars 2015, 20:45, Lifestyle CNA

Nëse kërkoni një arsye më shumë për të lënë duhanin, ja tek është: duhani mund të jetë shenjë e problemeve mendore. Në kundërshim nga ajo që thuhet se duhani largon stresin, sipas një studimi u vu re se 70 % e njerëzve që pijnë duhan vuajnë nga ankthi dhe depresioni.
Studimi i bërë nga University College London dhe British Heart Foundation, trajtoi rreth 6,500 njerëz mbi moshën 40 vjet në lidhje me duhan-pirjen dhe shëndetin mendor. Më shunë se 18 % të duhan- pirësve treguan shenja ankthi dhe depresioni të krahasuar me 10 % të atyre që nuk pinin duhan dhe 11.3 % të atyre që e kishin lënë atë.
Përfundimi ishte se duhan-pirja mund të jetë burim i ankthit. Nga studimi u vu re se ata që e kishin lënë atë kishin nivel ankthi dhe derpesioni të njëjtë më ata që nuk kishin pirë duhan. Këto zbulime sugjerojnë së lënia e duhanit mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar shëndetin mendor.
“Nëse mendoni se duhani menaxhon stresin, në fakt e keni gabim- ai e përkeqëson atë” shprehen ekspertët. “Ky studim e hedh poshtë këtë mit.” Celësi i kësaj është adoptimi i rrugëve më të shëndetshme se sa duhani.  Përfundimet e këtij studimi tregojnë se duhet të hiqni dorë prej duhanit një herë e mirë.

 





19:00 Lifestyle

Madonna flet

Këngëtarja Madonna, ikona e popit botëror, paraqitet këtë ja...

Lajmet e fundit nga