Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, gazetari, komentatori dhe polemisti Kastriot Myftaraj akuzon tre ish ministra te qeverise Rama si bashkepunetore te ish-sigurmit te shtetit. Myftaraj shkruan:
“Me rastin e shndërrimit në muzeum të ish-shtëpisë me gjethe (qendra e përgjimeve e Sigurimit të Shtetit), Kryeministri Edi Rama na bëri me dije se qeveria tij e ka përgatitur projekt-ligjin për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe se në javët e ardhshme ky projekt-ligj do të kalonte në Kuvend për miratim. Ndonëse që nga ajo ditë kanë kaluar më tepër se tre javë dhe ende nuk ka ndodhur ajo që tha Kryeministri, nuk dëshiroj që ta ve në dyshim fjalën e tij. Projekt-ligji do të shkojë në Kuvend dhe sigurisht që do të miratohet me votat e shumicës parlamentare. Vonesa duket se vjen për shkak të një problemi ?teknik?. Çfarë do të ndodhë me ministrat që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit? Ata sigurisht që duhet të japin dorëheqjen para se të miratohet ligji në Kuvend, ndryshe çdo ministër që largohet në periudhën mes miratimit të ligjit dhe hapjes së dosjeve do të vetëdenocohet si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Meqënëse transparenca duhet të nisë që nga qeveria e cila bën projekt-ligjin, atëherë zoti Rama do të bënte mirë që t? i thërriste një nga një ministrat e qeverisë së tij dhe t? i pyeste nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Kryeministri nuk ka nevojë të thërresë Saimir Tahirin, i cili ka qenë 11 vjeç në 1990, Ditmir Bushatin, i cili ka qenë 13 vjeç në 1990, Klaida Gjoshën e cila ka qenë 7 vjeç në 1990, Erion Veliajn, i cili ka qenë 11 vjeç në 1990, apo Ermonela Felajn, e cila ka qenë 14 vjeç në 1990. Duhet të thërresë të tjerët. Kur Niko Peleshi, Mimi Kodheli, Shkëlqim Cani, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj, Lindita Nikolla, Nasip Naço, Milena Harito, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka t? i përgjigjen ?jo? pyetjes së Kryeministrit, domethënë se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ata do të thonë të vërtetën.
Kur Kryeministri ta pyesë zonjën Mirela Kumbaro Furxhi se a ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, përgjigjia e saj do të shprehë të vërtetën, varësisht llojit të saj, pra nëse do të jetë pohuese ose mohuese.
Kur Kryeministri ta pyesë zotin Edmond Haxhinasto se a ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, përgjigjia e tij do të shprehë të vërtetën, varësisht llojit të saj, pra nëse do të jetë pohuese ose mohuese.
Kur Kryeministri ta pyesë zotin Edmond Panariti se a ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, përgjigjia e tij do të shprehë të vërtetën, varësisht llojit të saj, pra nëse do të jetë pohuese ose mohuese.
Kështu duhet të ndodhë nëse Kryeministri Rama ka vërtet vullnetin për të bërë transparencë. Por nëse Kryeministri ka ndërmend që t? i mbrojë ministrat-spiunë duke manipuluar procesin e hapjes së dosjeve, të jetë i sigurt se nuk për t? ia dalë. Kjo do të thoshte që të ndiqte shembullin e keq të PD-së, e cila në ligjin e lustracionit të vitit 2005 bëri dispozita të posaçme për të mbrojtur ministrat e saj ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Në vitin 2004, u krijua një situatë qesharake në sallën e gjyqit të Gjykatës së Tiranës, ku unë kisha shkuar si i paditur nga një ish-ministër i PD-së (në vitet 1994-97), i cili më kërkoi 200 mijës dollarë dëmshpërblim, pwr shkak se unë kisha botuar 14 faqe nga dosja e tij e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit. Ish-ministri, i cili vazhdonte të ishte deputet, tregonte vërtetimin e komisionit parlamentar të verifikimit të figurave që thoshte se ai nuk kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa unë i tregoja një tufë me fletë nga dosja e tij e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit. Një vit më pas, kur PD u rikthye në pushtet, ish-ministri u bë ambasador në një vend anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, pra një nga postet më të rëndësishme në trupin diplomatik shqiptar. Merret vesh, denoncimi im publik bëri efektin e kundërt.
Nëse tre ministrat e sotëm do të mbeten në qeveri pas miratimit të ligjit, them se situata gjyqësore që kam përshkruar më lart do të përsëritet me aktorë të tjerë. Këtë e them edhe për arsye se Kryeministri Rama ka paralajmëruar kriminalizimin e shpifjes. Me këtë rast e pyes Kryeministrin se a është shpifje, nëse thuhet që tre anëtarë të qeverisë së tij kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit? Gjërat kanë rradhën e tyre për t? u thënë. Kjo dhe për faktin se nuk dua që të promovoj pa dashje karrierën e spiunëve të Sigurimit të Shtetit.”, shkruan Kastriot Myftaraj ne facebook.
Nga Kastriot Myftaraj Me rastin e shndërrimit në muzeum të i...
Boronicat, çaji i gjelbër, domatet dhe natyrisht lulelakra. ...
Toka është e kufizuar dhe për këtë arsye konkurenca midis ll...
SAM i ridizajnuar i Serisë 1 dhe i Serisë 2 Gran Tourer, BMW...
Ish-kapteri racist ne UnioninNga Cim PEKA Sot ne mediat onli...
Pas debatit mes gazetarit Çim Peka dhe Andrea Stefani në emi...
Halil Ndregjoni është personi i ndaluar nga policia si shkak...
Sekretari i sapo emeruar i deges te PD ne Korce, perfundon p...
Për vite me radhë dizajni i kompjuterëve ka qenë relativisht...
Gjatë emisionit “Tete a Tete” te gazetarit Artur Nura në A1 ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi aleatin e tij Lulzi...
Në qytetin e Lushnjes është arrestuar shtetasi Luan Kaboci ...
Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama ka reg...
Pas arrestimit të 24-vjeçarit Kristi Pine dy ditë më parë, q...
Banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet e ditëve të fund...
Disa gërmime u kryen të enjten për të shpëtuar një qyp gjiga...
Në janar të vitit të kaluar, kur euro këmbehej sërish me 140...
Rreth 7,6 milione leke vihen ne dispozicion nga buxheti I sh...
Gjatë seancës së mbrëmjes së vonë, dje, në parlamentin turk ...
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka rea...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...