web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Restorantet e shtrenjta, gjuhë të "zbukuruar" në menu për të fituar më shumë 

17 Shkurt 2015, 21:45, Aktualitet CNA

Një grup shkencëtarësh kanë analizuar fjalët që përdoren tek menutë e restoranteve për të zbuluar një numër ndryshimesh midis restoranteve të lira dhe të shtrenjta.

Dan Jurafsky, një profesor i linguistikës dhe shkencës kompjuterike në Universitetin e Stanford zbuloi se restorantet më të kripura përdorini një gjuhë të zbukuruar dhe terma që njerëzit nuk i kishin hasut kurrë më parë, si një mënyrë për të rritur çmimin.

Në një raport të titulluar Gjuha e Ushqimit, i publikuar në vitin  2014, Jurafsky dhe kollegët e tij panë çmimet e 650,000 pjatave në 6,500 menu, për të përpunuar më pas statistikat se cilat fjalë shoqëroheshin me çmime të ulta apo të larta.

Kjo u realizua në shtatë qytete të Amerikës New York, Boston, chikago, Filadelfia, Washington DC, San Francisco dhe Los Angeles, dhe softwere të veçantë u përdorën për të kontrolluar gjuhen e përdorur nëpër menu si edhe numri i fermave, zonave pyjore, kopshteve, fermave të rritjes së derrave apo plantacioniet e domateve.

Skuadra zbuloi se kur restornati përdortë shumë fjalë për të përshkruar një pjatë, ajo ndryshonte shumë nga pjata që ishte në të vërtëtë. Çdo shkronjë më tepër e shruar në menu shoqërohet më një rritje prej 18 cent për çmim.

Gjithashtu pronarët e restoranteve përdornin rëndom fjlalën “ekzotike” kur përshkruanin një pjatë. Ushqimet që shoqëroheshin me këtë fjalë “erëza ekzotike” apo  “perime ekzotike” ngrinin çmimin e pjatës.

Ushqimet e shtrenjta përshkrueshin me terma seksualë kurse ushqimet junk apo ato të lirat me lloje drogërash.

 





Lajmet e fundit nga