web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjika refuzon marrjen në pyetje nga prokuroria

16 Shkurt 2015, 15:47, Aktualitet CNA

Prokuroria ka kërkuar marrjen në pyetje të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës lidhur me pallatin 11-katësh  që është ndërtuar në Vlorë. Avokati i tij është shprehur se Gjika nuk mund të paraqitet për të dëshmuar lidhur me këtë çështje sepse aktualisht ndodhet në spital duke marrë mjekim. Ai shtoi gjithashtu se për këtë gjë Gjykata e ka marrë një vendim.

Shpëtim Gjika akuzohet për ndërtimin e një pallati 11-katësh pa leje por procedurat për hetimin e tij u ndërprenë pasi Kreu i Bashkisë u dërgua në spital pas probleme ve që iu shfaqën në zemër.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë çështja e tij por kjo zvarritje e procesit ngre dyshime të shumta.





Lajmet e fundit nga