Analiza/ Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Votuesit e klasës së mesme që nuk i rezistojnë dot Karl Marksit
Gabriel Gatehouse BBC News, Athinë
Kur kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Cipras mbajti fjalimin e tij të fitores, flamujt valëviteshin lart. Mbështetësit e partisë së tij të krahut të majtë, Syriza ishin mbledhur nga e gjithë Europa për të fetsuar një ngjarje e cila ata shpresojnë se do të ndryshojë të gjithë kontinentin.
Euforia e tyre dukej e ngjyrosur me mirëkuptim. Miq të vjetër që përqafoheshin e putheshin ndërsa dallonin njëri-tjetrin në shesh.
Ndoshta ata ishin shokë prej ditëve të hershme, kur Syriza ishte në një betejë ëpr të tërhequr më shumë se pak përqind të votave që kishte. Unë them ditët e hershme, por kjo ka ndodhur vetëm pesë vjet më parë. Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt.
?Eshtë fillimi i një ere të re?, thotë Poppy Kotsiandi, me pak mëdyshje, duke vendosur krahun mbrojtës rreth djalit të saj adoleshent.
?Me çfarë merreni?, e pyes. Poppy nuk plotëson fiks imazhin e një votueseje tipike të Syrizës.
?Punoj freelance?, thotë ajo, në mënyrë evazive, ?në marketing?. Puna është e pakët.
?Do të kemi kohë të vështira përpara?, e ngacmon atë një mik, një burrë i moshës së mesme, me pamje studioze i cili thotë se shet siguracione jete për të siguruar jetesën.
Ku janë urat e zjarrit? Po militantët marksistë? Përse këta njerëz të sjellshëm, profesionistë, të klasës së mesme ishin duke pritur që Aleksis Cipras të dilte në skenë e të prezantonte të parën qeveri të majtë radikale në historinë e Bashkimit Europian?
Ata ishin e njëjta prerje njerëzish si ajo zonja e moshuar që unë kisha parë një ditë më parë, e veshur me një fund elegant, blu e errët, poshtë gjurit që shkonte me xhaketën, me flokët e rregulluar, që gërmonte në perimet e mbetura në treg ndërsa tregtarët pastronin vendin për të nesërmen.
Ata ishin ajo që, në çdo komb të prosperuar, do të përbënte terrenin politik të mesëm.
Po të kthehemi pas në vitin 2001, centristi Tony Blair tha: ?Kaleidoskopi është dridhur. Copat janë duke lëvizur?.
Ai po fliste pak javë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, një periudhë e ndryshme. Sot, është konsensusi europian që qëndron i thyer në copëza mbi dyshemenë e Athinës.
Për të dhënë një ide sesa e frakturuar dhe konfuze është politika në Greqi pikërisht tani, më lejoni të risjell një bisedë që para me një gazetar grek përpara zgjedhjeve, i cili po më shpjegonte sesi planifikonte të votonte për Syrizën.
Reformat e imponuara mbi Greqinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE, ndërsa ishin të dhimbshme, ishin një hap i nevojshëm, më tha ai, për të lëvizur vendin nga një gjendje agonie nga korrupsioni.
?Ti me siguri do të mendosh se unë realisht jamë i krahut të djathtë?, shtoi ai, sikur kërkonte falje, ?Por nuk jam, ndershmërisht, unë jam i qendrës, Unë e dua Marksin?.
Në këtë kontekst, a mund të jetë surprizë që Syriza ka zgjedhur për partner koalicioni jo komunistët, të cilët çdokush do i mendonte si miqtë e tyre të vërtetë, por një grup të quajtur Grekët e Pavarur?
Ata janë një parti anti-emigracion e qendrës së djathtë, e që ndajnë me Syrizën vetëm kundërshtinë me politikat e kursimit. Mbi pothuajse gjithçka tjetër, ata nuk bien dakord.
Por, Syrizës i duhet të lëvizë shpejt dhe një koalicion fraksionist do të jetë shqetësimi i tyre i fundit. Greqia është në prag të nisë negociatat me kreditorët e saj. Asnjë palë nuk e di më se cilat janë rregullat.
Por, në thelb, ja ku është marrëveshja, një koalicon i radikalëve të majtë që beson se kapitalizmi është një gjë e keqe tashmë drejton një vend që u ka borxh 280 miliardë euro institucioneve që janë të angazhuara për tregun e lirë dhe kredoja aktuale e të cilave është kursimi.
Për secilën palë, që të dalë nga kjo përballje, e paprekur, duhet të bëjë kompromis. Nëse nuk ia arrijnë këtë, një prej të dyjave do të thyhet. Dhe BE do të jetë ai që do të thyhet.
Në kryeqytetet e tjera europiane, ky mendim mbush shumëkënd me frikë. Por, jo të gjithë. Athina është shndërruar në një fener për mijëra majtistë, të cilët po turren drejt Greqisë për të qenë pjesë e asaj që ata shpresojnë të jetë nisja e një reolucioni.
Ndërsa në shesh, Polly, Yanis apo bashkëvotuesit e tyre grekë, prisnin për kryeministrin e ri, një grup prej 200 italianësh shpalosnin një baner të kuq flakë. ?Europa tjetër me Cipras?, lexohej në të. ?Një Europë alternative me Cipras?.
Të përzjerë me ta, ishin me dhjetëra të rinj e të reja të veshur me T-shirt ngjyrë purpuri me logon e Podemos sipër. Podemos është homologia e Syrizës në Spanjë dhe ata besojnë se vendi i tyre do të jetë shembulli i radhës kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme gjatë këtij viti.
Marksistët britanikë, socialistët francezë, të gjithë ishin bashkuar me festimet, ndërsa antema e Patti Smith, ?Populli ka pushtetin?, gjëmonte nga altoparlantët.
Kjo nuk është me siguri ajo që Tony Blair kishte në mendje kur iu adresua konferencës së partisë Laburiste. ?Ky është momenti që duhet kapur?, kishte thënë ai, në atë kohë, një partie politike të cilën e kishte tërhequr me me shkelma e bërtitje nga e majta në terrenin e qendrës.
?Kaleidoskopi është tronditur. Copërat janë në lëvizje. Së shpejti ato do të precipitojnë sërish?, vijoi ai. ?Dhe përpara se kjo të ndodhë, le të ribëjmë botën që na rrethon?.
Kjo ishte në tetor 2001, dhe bota u ribë. Ka gjasa që kjo të ndodhë sërish.
Ish kryeministri Sali Berisha akuzon se policia refuzoi dhe ...
Denar Biba zgjidhet nënkryetar i Komisionit Qëndror të Zgjed...
Nga Spartak NGjelaPse u largua Kryetari i Kuvendit kur degjo...
Anija që transportoi arkmortin e Sër Winston Churchill përg...
Moska do të përforcojë trupat e saj ushtarake në zonat strat...
Banka Botërore njoftoi se gjatë 2015-ës do të akordojë 163 m...
Ish drejtori në KESH Andis Harasani i është bashkuar reagimi...
Bashkia e Tiranës ka depozituar në Prokurori një kallëzim pe...
Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri,...
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike ...
Në një deklaratë për mediat , Jamarbër Malltezi ka denoncuar...
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Floreta Fab...
Komisioni hetimor për serverin e tatimeve është mbledhur sot...
Vdiq sot në moshën 79-vjeçare presidenti i parë i zgjedhur n...
Prioritet i Genti Sejkos nëse do të zgjidhet nga parlamenti ...
Pas serisë Galaxy A që është prezantuar vitin e kaluar, Sams...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka konf...
Paraditen e sotme, kryeministri Rama ka postuar një video p...
Lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi për parandalimin e...
Një kamion çisternë që transportonte gaz ka shpërthyer para ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...