web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, kryeministri Mustafa: Mos dilni në protesta

28 Janar 2015, 14:41, Aktualitet CNA

Protestat e dhunshme, që u zhvilluan në Prishtinë, vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit, ka dekaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë një vizite qe ka zhvilluar sot në Podujevë, Mustafa ka dënuar dhunën në protestën e djeshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bashkohen në protestat e ardhshme, të paralajmëruara se do të organizohen. Kryeministri u ka thënë qytetarëve që të kthejnë veshin nga Qeveria e Prishtinës, e mos të merren me atë të Beogradit, sepse, sipas tij, Beogradi është i interesuar të destabilizojë situatën.Ai i ka përsëritur komentet e njëjta sa i përket ndërmarrjes ?Trepça?, se kjo ndërmarrje nuk do të jetë objekt bisedimi me Serbinë në Bruksel dhe se kjo ndërmarrje është e Kosovës.





Lajmet e fundit nga