Kryeministri Rama premton autonomi për spitalet
Pas shëndetësisë falas kryeministri Edi Rama premton edhe au...
Mesazhi i zgjedhjeve të të dielës në Greqi ishte i qartë: grekët nuk munden dhe nuk do të vazhdojnë t?i binden regjimit të masave të shtrëngimit që e ka gjunjëzuar ekonominë e tyre. Ishte një mesazh që gjermanët dhe europianët e tjerë, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin që Greqia të paguajë borxhin e saj të madh, duhet ta dëgjojnë. Këmbëngulja në kursin e tyre dogmatik është jo vetëm e gabuar për Greqinë, por edhe e rrezikshme për të gjithë Bashkimin Europian.
Eshtë shumë herët për të parashikuar se si Alexis Tsiprasi, politikani rebel, partia e të cilit Syriza fitoi 36.3% të votës popullore dhe pothuajse siguroi një shumicë të plotë në Parlament, ka ndërmend të përmbushë premtimet që u ka bërë votuesve, për braktisjen e programit të shtrëngimit financiar ndërkohë që njëkohësisht të reduktojë borxhin dhe të qëndrojë brenda Euros.
Këta objektiva janë në thelb të papajtueshëm, por Kryeministri i ri u ka dhënë sinjale europianëve se është i gatshëm të zbusë ambiciet e tij, sapo të jetë ulur në karrike. Eshtë thelbësore që Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila shihet nga grekët si krye-arkitektja e programit të kursimit, si dhe ?trojka? e përbërë nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të demonstrojnë një gatishmëri të ngjashme për të zvogëluar disi përmasat dhe kushtet e barrës së borxhit të Greqisë.
Disa kreditorë me siguri do të mendojnë që borxhi është borxh dhe duhet të paguhet i plotë dhe se grekët ?meritojnë? ndëshkim për historinë e tyre të shpenzimeve pa hesap dhe zakonin e shmangies së taksave. Por, tkurrja e një ekonomie me një të katërtën dhe nxjerrja pa punë e më shumë se gjysmës së të rinjve ? politika që Tsiprasi i ka krahasuar me torturat e Guantanamos ? nuk është rruga e duhur për t?i bërë të mundur një vendi që të shlyejë borxhet. Greqia ka nevojë për hapësirë frymëmarrjeje, jo vetëm për t?i dhënë Tsiprasit një shans për të marrë kthesën, por edhe për hir të pjesës tjetër të Europës.
Greqia mund të jetë e veçantë për përmasën e barrës së borxhit, që tani është sa 177% e GDP-së, dhe problemet e saj sistemikë janë të thellë. Por grekët nuk janë të vetmit që ndajnë ndjenja armiqësimi dhe zemërimi për krizën ekonomike që u përhap në shumë prej vendeve më të varfër të Bashkimit Europian, dhe Syriza nuk është aspak partia më radikale nga ato që janë forcuar së fundmi në të gjithë Europën, si reagim ndaj krizës. Nëse Greqia shtyhet deri në skaje dhe detyrohet që të shpallë mospagimin e borxheve, apo edhe të braktisë Euron, pasojat ekonomike do të përhapeshin në të gjithë Europën. Politikisht, një dalje e Greqisë do të hidhte poshtë supozimin se, një herë që futesh në Euro nuk del më prej, dhe do ta destabilizonte më shumë Europën. Dhe me siguri do t?i hidhte benzinë zjarrit të ndjenjave anti BE që ka shkaktuar edhe fuqizimin e partive të ekstremit të djathtë.
Sigurisht, Tsiprasi duhet ta përdorë mandatin e tij popullor për të çuar përpara reformat themelore të brendshme që kishte filluar paraardhësi i tij, Antonis Samaras. I duhet dhënë fund mospagimit të taksave nga elitat e kamura, ashtu sikurse dhe korrupsionit dhe nepotizmit në qeverisje. Kundërshtimi i programit të shtrëngimit financiar nuk nënkupton braktisje të reformave, siç kanë shkruajtur kohët e fundit një grup ekonomistësh të spikatur tek Financial Times.
Por, nuk ka shumë kohë. Programi aktual i shpëtimit të Greqisë skadon në 28 shkurt. Udhëheqësit e Bashkimit Europian ? mes tyre edhe Tsiprasi ? do të mblidhen në Bruksel në 12 shkurt. Një shpallje e zgjatjes së programit në këtë takim për disa muaj, do të ishte një sinjal i mirë se europianët e kanë dëgjuar thirrjen e grekëve dhe po përgatiten për të qenë më të ndjeshëm./bota.al
Pas shëndetësisë falas kryeministri Edi Rama premton edhe au...
Tre kompani sot filluan të zbatojnë në realitet dokumentarë ...
Gara e zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Korcës pritet të ke...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punëtor të aeroportit...
Google lajmëroi ditën e premte se nuk ka më kuptim që ajo të...
Pas protestave që u zhvilluan dje në gjithë Shqipërinë për ...
Ministri I Shëndetësisën Ilir Beqaj dyshohet të jetë përfshi...
Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha ne...
Përmes një postimi në Facebook, ish ministri i Ekonomisë Flo...
Sipas një publikimi nga ‘Indeksi i lirisë ekonomike’, rezult...
Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt...
Kulla e shume perfolur ne qender te Korces pritet te behet m...
Nuk ju pëlqen të postoni selfie-t tuaja në Facebook ose Twit...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe fyer live gazetaren Rud...
Verën që kaloi, Mozilla lançoi një version eksperimental të ...
S.Latifi ka mbetur i vdekur dhe drejtuesi i makinës, Ardjan ...
“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni aty. Seriozisht”. Eshtë ky mes...
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë rezolutën e pro...
E-Car 333 është makina më e re elektrike e cila është e prod...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e quajti sot të turpshëm...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...