Tenton të vjedh bagazhet, në pranga punonjësi i aeroportit 'Nënë Tereza’
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punëtor të aeroportit...
Gara e zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Korcës pritet të ketë dy kandidatura kryesore, por ku nuk do të mungojnë edhe kandidatë të mundshëm surprizë. Partia Socialiste pritet të kandidojë Sotiraq Filon, kryetarin aktual të Bashkisë, ndërkohë që PD do vendosë përballë tij Andrea Manon, kryetari aktual i PD në Korcë. Dëshirat për të kandiduar nuk mungojnë edhe nga LSI e cila ka në tryezë kandidaturën e Stefan Gërmenjit, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Korcës. Por kandidatura e tij i ka pothuaj zero shanset pasi LSI lufton për të marrë bashkinë e Maliqit ose të Pogradecit. Një kandidaturë tjetër e cila vjen nga e djathta është Brikena Zeneli, përfaqësuese e FRD së Bamir Topit e cila nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e nëntorit 2014 pas intrigave të bëra nga strukturat e PD në Korcë, pasi e shikojnë atë si një rivale që mund të përcajë votat e së djathtës, duke e bërë më te lëhtë garën për rivalin socialist Sotiraq Filo.
Sotiraq Filo aktualisht kryetar i Bashkisë Korcë që nga nëntori 2013, erdhi në këtë post pas dorëheqjes së Niko Peleshit, që mori postin e zëvendës kryeministrit.
Në dy vite edhe me mbështetjen e Peleshit, në Bashkinë Korcë kanë vijuar investime që mund të quhen edhe madhore por dhe të debatueshme. Shuma e investimeve prej 4.5 milion dollarë përfshiu rigjenerimin e plotë të Parkut Rinia, sheshin përpara ish hotel turizmit, ku është ngritur edhe një kullë panoramike që u u debatua dhe kundërshtua nga shumë zëra qytetarë. Një nga investimet ku Bashkia Korcë dhe drejtuesi i saj Filo kanë avantazh është edhe rikonstruksioni i Pazarit të Vjetër të Korcës. Tashmë të gjithë këto investime janë në përfundim dhe janë një armë e fortë për Filon. Por jo pak kosto mund të ketë kandidatura Filos nga debatet për kullën në qendër.
Në zgjedhjet e fundit Filo kishte një diferencë mbi 10 mijë vota mbi kandidatin e opozitës. Ai shikohet si kandidat i avantazhuar jo vetëm për investimet por edhe për shkak të mbështetjes nga zv. kryeministri Niko Peleshi i cili në krahun e djathtë të Edi Ramës kërkon të vijojë investimet në këtë Bashki duke i kaluar nëpërmjet mëkëmbësit të tij Filo.
Përballë Filos në garën për kryebashkiak pritet të jetë Andrea Mano, kryetari aktual i PD Korcë, i cili do të ishte një rast i rrallë që edhe pse ka kandiduar dhe ka humbur bashkinë përballë Niko Peleshit më 2011, kërkon përsëri të jetë pjesë e garës për drejtimin e një bashkie tashmë të zgjeruar me komunat Bulgarec, Drenovë, Voskop, Voskopojë, Lekas dhe Vithkuq. Mano gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005 – 2009 ishte drejtor i arsimit të rrethit Korcë ku dhe u përfol dhe akuzua për emërime korruptive e klienteliste. Në atë kohë ai ishte përfaqesues i PDR së Genc Pollos. Në vitin 2009, Mano kandidon dhe humbet për postin e kreut të PD përballë Gjergji Papës, duke mos mundur të marrë më shumë se 30 për qind të votave të strukturave të PD. Në vitin 2011 ai kandidon në garën për Bashkinë e Korcës, pasi prej dy vjetësh ishte prefekt i këtij qarku por që nuk mundi të thyente Niko Peleshin që e mundi atë me mbi 2000 vota. Mano edhe pse humbës nuk dha dorëheqjen nga prefekt i Korcës deri në fund të qeverisjes së PD. Në vitin 2014 Andrea Mano zgjidhet kryetar i PD Korcë. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga dega e PD Korcë, Mano është propozuar si kandidat duke marrë mbashtetjen e shumicës së kryesisë së degës dhe shikohet si i vetmi person që mund të thyejë ?furinë? e majtë në Korcë. Gjithsesi gjithcka i mbetet garës së qershorit
Në garë për Këshillin Bashkiak të Korcës për herë të parë do të ketë edhe përfaqësues nga komunat të cilët pritet të jenë në listat fituese por edhe në pika kyce për të bërë diferencën e votave. Në këtë garë do të përfshihen edhe aletatët e vegjël të PS dhe PD të cilat po përzgjedhin emra sa më përfaqësues me synim marrjen e vendeve në Këshill dhe maksimizimine votive në zgjedhjet vendore të qershorit.
Elvi FUNDO
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punëtor të aeroportit...
Google lajmëroi ditën e premte se nuk ka më kuptim që ajo të...
Pas protestave që u zhvilluan dje në gjithë Shqipërinë për ...
Ministri I Shëndetësisën Ilir Beqaj dyshohet të jetë përfshi...
Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha ne...
Përmes një postimi në Facebook, ish ministri i Ekonomisë Flo...
Sipas një publikimi nga ‘Indeksi i lirisë ekonomike’, rezult...
Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt...
Kulla e shume perfolur ne qender te Korces pritet te behet m...
Nuk ju pëlqen të postoni selfie-t tuaja në Facebook ose Twit...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe fyer live gazetaren Rud...
Verën që kaloi, Mozilla lançoi një version eksperimental të ...
S.Latifi ka mbetur i vdekur dhe drejtuesi i makinës, Ardjan ...
“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni aty. Seriozisht”. Eshtë ky mes...
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë rezolutën e pro...
E-Car 333 është makina më e re elektrike e cila është e prod...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e quajti sot të turpshëm...
Shoqata “Thirrjet e nënave” thotë se do i vazhdojnë si një t...
Lidhja Demokratike e Kosovës dënoi të hënën përmes një komun...
BBC citon burime të saj kur thotë se Facebook ka rënë dakord...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...