web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Lu-Nacos: Reforma në drejtësi, prioritet madhor për SHBA-në

26 Janar 2015, 15:03, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço ka vlerësuar vendosmërinë ndaj afateve të përcaktuara nga qeveria shqiptare për realizimin e reformave në drejtësi.

Gjatë takimit ministri Naço ka vlerësuar asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes projekteve të akorduara ndër vite, të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtim të ndërmarrjes së reformave.

Ministri Naço e ka njohur ambasadorin Lu edhe me takimet që ai ka zhvilluar pranë Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj proceseve reformuese në Shqipëri, të cilat lidhen me politikat e sundimit të shtetit ligjor.

 





Lajmet e fundit nga