web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korcë/ Kërcënoi kryebashkiakun, gjykata lë të lirë Petrit Xhelollarin

26 Janar 2015, 13:16, Aktualitet CNA

Gjykata e Korcës ka shpallur të pafajshëm Petrit Xhelollarit. 59 vjecari u akuzua se kërcënoi  kryetarin e Bashkisë së Korcës Sotiraq Filo. Sipas prokurorisë, në një rast, te sheshi para Katedrales së qytetit, pasi Filo ka zbritur nga makina, qytetari i ka thënë: ?Ti nuk mund ta prishësh objektin pasi unë kam derdhur gjak për ta ndërtuar?. Më pas situata ka precipituar, pasi ai i ka shkuar te zyra me vajzën dhe dhëndrin duke i thënë: ?Nëse e prish, do jesh në gjak me mua?. Ai u arrestua më 11 dhjetor ndërsa më pas u la në masën e sigurisë ?detyrim paraqitje?. Por për mungesë provash, Prokuroria e Korcës vendosur pushimin e cështjes , pasi nuk u vërtetuan akuzat ndaj Xhelollarit.





Lajmet e fundit nga