web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet greke, Exit poll/ Syriza shkon deri në 39.5 për qind të votave

25 Janar 2015, 17:06, Aktualitet CNA

Rezultatet e exit-poll-it të parë, sondazhit të kryer në Greqi me qytetarët pas daljes së tyre nga qendrat e votimit, tregon se partia e të majtëve radikalë Syriza mund të marrë nga 35.5 për qind deri në 39.5 për qind, ndërsa në vend të dytë do të renditet Demokracia e re e kryeministrit në detyrë, Antonis Samaras. Konservatorët, sipas projeksioneve mund të marrin nga 23 deri në 27 për qind të votave, ndërsa në vend të tretë del partia ?Lumi?, një parti e patestuar e qendrës që shihet si aleate e Syrizas.

Gjithsesi, edhe më këtë projeksion të favorshëm, Syriza nuk arrin dot në 40 për qind të votave, të domosdoshme për të ndërtuar e vetme qeverinë. Mirëpo, nëse rezultati i partisë së dytë në zgjedhje, Demokracia e Re është më I ulët nga sa pritej, e nëse aleatët e mundshëm të Syrizës ia dalin të marrin sipas projeksioneve, atëherë Syriza mund të qeverisë Greqinë.

E përkthye në shifra, rezultati që jep exit poll-I në Greqi do të thotë se Syriza mund të marrë nga 145 deri në 158 vende në parlamentin me 300 vende.

PASOK 12 -15 vende, partia Komuniste 13-16 vende, ndërsa partia e formuar nga Papandreu mbetet jashtë parlamentit. Demokracia e Re mund të marrë 65 deri në 75 vende në parlament.

Partitë Lumi dhe Agimi I artë mund të marrin 17 deri në 22 vende në parlament.





Lajmet e fundit nga