Studentët protest para Kuvendit: Kërkojmë uljen e tarifave
Studentët e universiteteve private, që tashmë janë transferu...
Deputetja Tabaku shpjegon barrën e taksave që paguajnë shqiptarët për qeverinë në një litër karburant, duke e bërë çmimin më të lartë në rajon e në Europë.Të hënën në orën 11, nis aksioni i parë qytetar për ta detyruar qeverinë të tërhiqet nga kursi i varfërimit të shqiptarëve.
‘Ndonëse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka 6 muaj që ka filluar të bjerë me ritme galopante, shqiptarët ende paguajnë më shtrenjtë se sa fqinjët e tyre çmimin për një litër naftë. Nga Korriku i vitit të kaluar deri më sot çmimi ka zbritur nga 110 USD për fuçi në 48 USD për fuçi, duke rënë 120%’ është shprehur Tabaku.
Më tej ajo vijon : Për të shpjeguar se përse sot çmimi në Shqipëri nuk bie, duhet të shohim politikën fiskale që qeveria ka ndërmarrë ndaj naftës në këto dy vite qeverisje.
Në vitin e parë të qeverisjes, me gjithë kundërshtimin tonë, qeveria rriti taksën e qarkullimit nga 7 lekë për litër në 17 lekë për litër, pra shqiptarët paguan 12 lekë për litër me TVSH më shumë në të gjitha pikat e karburantit për gjithë vitin 2014.
Vetëm kjo rritje ishte 56 milionë USD më shumë nga xhepat e shqiptarëve.
Sipas deputetes demokrate , në janar të këtij viti, qeveria ka filluar të aplikojë një regjim edhe më të rënduar taksash. Duke përfshirë edhe një rritje prej 17 në 27 lekë për litër, duke e cuar kështu taksën 24 lekë me TVSH për litër dhe duke marrë 56 milionë USD të tjera nga xhepat e shqiptarëve.
‘Sot, qytetarët kur blejnë naftë në pikat e karburantit paguajnë; 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 25 lekë TVSH, 3.8 lekë taksë doganore, 5 lekë taksa ngjyrosje dhe portuale duke e shndërruar kështu peshën e taksave në çmimin përfundimtar në masën 60%. Kështu që as Kryeministri, as qeveria nuk kanë pse çuditen që sot çmimi i naftës në Shqipëri është 1.32 USD për litër e mesatarja botërore është 0.97 USD për litër. Shqipëria e ka karburantin 36% më shtrenjtë se mesatarja botërore, shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër krahasuar me standartin tonë të jetesës’ ka pohuar Jorida Tabaku.
Dy vjet më parë kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare ishte 3 herë më i lartë se sot, taksat zinin 40% te çmimit, ndërsa sot kur e gjithë bota përfiton nga ulja e çmimit të karburantit ne paguajmë 60% të çmimit vetëm taksa për qeverinë.
Faktet janë të qarta dhe as arroganca e pushtetit e as ndonjë gënjeshtër tjetër nuk mund t?i mbulojë ato. Prandaj, ditën e hënë qytetarët në orën 11 do të fikin makinat e tyre. Në shenjë proteste ndaj taksave të larta, ndaj një qeverie arrogante që ditë për ditë mendon si të shpërblejë klientët e saj në kurriz të qytetarëve. Deputetetja e PD, ka mbyllur deklaratë me thirrjen për protestën kundër rritjes së cmimit.
‘Të hënën në 11, nis aksioni i parë i qytetarëve. Partia Demokratike do të jetë në anën e tyre, derisa qeveria të tërhiqet’.
Studentët e universiteteve private, që tashmë janë transferu...
U prezantua sot për student shqiptarë programi Erasmus + nga...
Një 44-vjeçar u arrestua në mbrëmje nga policia e Pukës pasi...
Kanë mjaftuar disa minuta rreshje shiu që trafiku rrugor n...
Nis mbledhja e Komisionit për Reformat në Drejtësi, në të ci...
Kryeministri Edi Rama, disa ditë pasi deklaroi se fitorja në...
Autori i vrasjes së dy vëllezërve në Hollandë pak ditë më pa...
Disa aleatë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, me peshë ...
Për të mbajtur trupin në formë që të eleminoni shtimin në pe...
Tubimi përmbylles i fushatës elektorale në Greqi për partinë...
Sot në orën 13:00 në Romë do të bëhet takimi mes tre ministr...
Romani më i ri i Bashkim Shehut, ‘Fjalori udhëzues për miste...
Në Itali ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Parmës ku të ...
Njihuni me beben obeze 10-muajshe e cila peshon sa një fëmij...
Lideri i partisë së të majtës ekstreme, Syriza thotë se fund...
Protestat kundër ministrit Jabllanoviq dhe problem i kompani...
Financat e pushtetit lokal dhe menaxhimi i tyre do të ndrysh...
Nga Sektori Për Krimin Ekonomik Financiar ,në bashkëpunim me...
Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një vrasje brenda...
Pas përditësimit të madh për të cilin ju lajmëruam lidhur më...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...