web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Washington Times”: Shteti Islamik pas sulmit në Paris

9 Janar 2015, 17:06, Aktualitet CNA

Gazeta amerikane, ?washington Times? shkruan se pas sulmit në redaksinë e gazetës satirike franceze, ?Charlie Hebdo? qëndron Shteti Islamik. Sipas një raportimi të gazetës, një imam i organizatës xhihadiste deklaroi në Irak se ISIS është përgjegjës për sulmin në Paris. Iimami Abu Saad al-Ansari ka deklaruar se militantët e ISIS do të sulmojnë Britaninë, Amerikën dhe të gjitha vendet që i janë bashkuar koalicionit kundër Shtetit Islamik.
Sulmet kanë vënë në alarm të gjitha Qeveritë perëndimore, pasi nuk bëhet fjalë për pak raste, po të kihet parasysh se pas ofensivës së Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, ka pasur disa incidente të frymëzuara nga propaganda xhihadiste, si sulmet ne Sidney, apo edhe në Francë përpara Krishtlindjeve. ?Franca është në shok, jemi ne nje moment te veshtire derisa të ndalen aktorët e akteve terroriste. Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet për t?i kapur ata?, ka thënë kryetari i Francës, François Hollande pak përpara ndërhyrjes së Policisë.





Lajmet e fundit nga