web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasjet ne Vlore/ Vajza 4- vjeçe deshmitare e krimit

3 Janar 2015, 09:40, Aktualitet CNA

Vajza 4- vjeçe e viktimës Parid Veliaj është dëshmitarja më e vogël e dramës së rëndë në Vlorë ditën e dytë të Vitit të Ri.
Ndërkohë Ervis Lulushi, ka pranuar autorësinë e vrasjes së Parid Velajt dhe 21 vjeçares Paola Bisha, raporton Ora News.
Burimet kanë bërë të ditur se 27 vjeçari ka mohuar të ketë rrëmbyer një automjet dhe të ketë kërcënuar policinë.
Mesditën e 2 janarit 2015 Ervis Lulushi vrau 21 vjeçaren Paola Bisha dhe 28 vjeçarin Parid Veliaj. Në vendin e ngjarjes mbeti i plagosur edhe 28 vjeçari Gerti Arapi.
Deshmitarja e vrasjes vajza 4 vjeçare
E ulur në tavolinë me prindërit ajo ka parë sesi është vrarë kushërira e saj 21-vjeçarja Paola Bisha dhe babai që tentoi të ndalonte krimin e rëndë.
Sipas policisë së Vlorës vogëlushja për fat të mirë i ka shpëtuar plumbave të 28- vjeçarit Ervis Lulushi por ka pësuar tronditje nga skena dramatike që i është dashur të përjetojë.
Pas hetimeve intensive policia bregdetare ka zbardhur gjithë detajet e vrasjes së dyfishtë dukelajmëruar edhe arrestimin e një oficeri ushtrie që nuk ka kallëzuar planin e autorit me të cilin kishte kaluar ditën në qytetin bregdetar.





12:29 Aktualitet

Molla te zgjat jeten

Nga të dhënat e një pune kërkimore të realizuar nga Universi...

12:28 Aktualitet

Canzone Italiana

15:00 – 15:30Canzone Italiana, Nje hapesire muzikore e dedik...

09:26 Aktualitet

Ushqim dhe dobesim

Personat që janë në dietë dhe e hanë drekën para orës 15.00 ...

Lajmet e fundit nga