Tre gra asfiksohen nga gazi
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qy...
Nga Mitro Cela
Pa nisur behari mblodhëm këshillin e familjes. Domethënë, unë dhe Ezmerka. Problemi? Vendi ku do të kalonim pushimet verore. Kuptohet, që të rrimë shtrëmbër dhe të flasim drejt: Ajo vendos. Por kemi demokraci: Ezmerka ime e bën adetin. Më pyet. Sepse ka edhe zonja të nderuara, që as marrin mundimin ti pyesin burrat?!…Harram! Kur Ezmerka u dorëzua, unë nxorra ?Asin? nga mënga duke thënë: Si demokrat do ta nxij zhapën ( pas të 60-ave, lëkura transformohet në zhapë) dhe të laj ?mëkatet?, në plazhet e detit Egje. Më saktë. Në Porto Karas. Në hotelin më pesë yje: ?Sintonia??Mos luajte nga fiqiri,- tha Ezmerka.- Ku do I gjejmë paratë?…Pasi I vodha një puthje alla Hollivud nisa të tjerr fraza:
Hoteli ka kazino. Për lojtarët e kazinosë, çmimi i hotelit është ekstra. ?Pse, më pyeti zonja ime, duke hapur syçkat dhe shtrënguar qesenë?? Buzëqesha për pyetjen naive duke thënë: ?Që nga lashtësia, në garën mes kazionosë dhe lojtarëve, fitues i përjetshëm është kazionoja. Këtë filozofi e dinë mirë pronarët e hotelit. Për të tërhequr lojtarët, bëjnë dy oferta. Së pari, përgjysmojnë çmimin e hotelit. Së dyti, me 5 euro për t?u future në kazino, mund të hash e të pish pa e vënë dorën në xhep.?? Foli Ezmerka: Nuk del me humbje kazinoja?!…Pa marrë përgjigje shtoi: Në kazino do të hamë?…
Në vend që ta sqaroja se në kazino nuk shkohet për të ngrenë, por për të luajtur dhe tretur paratë, i tregova një barcaletë. Para ruletit dy mesoburra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Cilin numër të zgjedhin? I pari pyeti: ?Sa here në javë bën seks me gruan??? Katër herë? ?Unë një më pak.? Pasi i mblodhën numrat, vendosën 7-ën?. Zari qëndroi tek zeroja??Do kishim fituar, po të mos kishim gënjyer!? Thanë të dy burrat në një gojë.
Më parë se të vazhdojmë tregimin, duhet të sqarojmë pse përfitova edhe unë nga oferta e hotelit, kur dihet që morali im si themelues i PD-së, dhe dishepull i Berishës, nuk ma lejon të ulem në tavolinat e kazinosë. Pa folur që njeriu që nuk ka fat në dashuri, nuk mund të ketë fat në kazino. Po të isha njeri me fat, në moshën 61 vjeçare, nuk do të vendosja kurorë në kishë me gruan pas 28 vjetëve martesë, por do të gjeja një të re vajzë, duke imituar Kryetarin Nano, që kur mori vesh martesën time, më telefonoi nga Vjena duke më uruar me fjalë zemre:? Të lumtë shoku Mitro! Na e fute! U martove me të njejtën grua. Ne i ndërruam?!?? Dhe ha, ha, ha e ku, ku, ku?
Por le të kthehemi tek pyetja. Hoteli kishte dërguar disa oferta për politikanë shqiptarë, miq të kazinosë. Pronari i hotelit, kur dëgjoi për emrin tim, tha ?OK? për tre arsye. Së pari, politikan i dështuar. Bosi, si grek, mendoi: nuk ka vend më të bukur se kazinoja për të mbytur stresin e dështimit në politikë. Së dyti, dhëndër 61 vjeçar. Arsyetoi. Mitroja, do ketë peshkuar ndonjë vejushe të krimbur më para. Kazinoja është vend perëndije për t?i bërë paratë e prikës rrush e kumbulla. Së treti, dikush i paska pas treguar se Mitroja, duke qënë deputet demokrat, në vitin 1993, kishte firmosur të dilte nga burgu i Bënçës Fatos Nanon, në atë mot i burgosur nga Berisha. Në shënjë respekti, mendoi pronari i hotelit, dhe për të larë borxhin, Nano duhet t?i ketë mësuar Mitros si të bëhet mik i kazinosë? Gaboi në të tre pikat?
Një sabah pa gdhirë mirë u nisëm drejt Selanikut. Zumë konak?Natën e parë i thashë zonjës: Duhet të shkojmë në kazino. Regjistrimi dhe një lojë ishin të detyruara, sipas paketës turistike. Paguam 10 euro dhe u futëm brenda! U erdhëm makinave vërdall. Biro o Mina! Grekë, rusë, japonezë, turq, arabë. Rraca dhe popuj… Dallon gjë?…Pyeta?Fytyra të vrerosora,-tha zonja ime. Përse?…Hamë. Pimë nga një gotë verë. Hedhim disa evro në tavolinë? Do ta kuptosh vetë arsyen e mos arsyes, siç llafoste Don Kishoti?Nxorrëm 100 euro. I ndamë gjysëm për gjysëm. Unë i humba, si trim dhe pa fat, në dorën e dytë. Zonja i shtoi deri në 300 euro. Më shkeli synë. Ia shkela edhe unë?E mori si sinjal për të vazhduar lojën. Pas 20 minuta i humbi të gjitha?Pse më le të luaj? Me paratë e fituara blija një palë këpucë?!…E ngushëllova duke I thënë: Gruaja me sqimë I humbet paratë o në kazino, ose në dyqan?!
Në një tavolinë qëndronte Speridhon greku. Biznesmen. Ka lënë gruan greke për të marrë një shqiptare?Pa e pyetur nisi të flasi vetë. Fjalët, me sa duket, ja lehtësonin ?dhimken? nga humbja e parave. ?Erdha për pushime në Porto Karas. Përfitova nga rasti për të përfunduar një punë të lënë përgjysëm?E zura ish gruan me një burrë?Çfarë bën, mo!…Pse është e ndaluar të bësh dashuri në tokën Helene?…Dashuri me kusht, mo mavri!…Kjo grua është edhe e lirë edhe mamaja e vajzës sime?O martohu, o do bëj namin?Pulë, jarani! Sot shkëmbyen unazat! Ata trashëgohen, vajza ime rehatohet?!??
Pasi dëgjuam bisedën, porositëm verë. Speriridhoni na rekomandoi dy marka vere me nam shumë në Greqi: Së pari, ?Katoi?. Së dyti, ruana Zot: Speridhoni përmendi një emër që e detyroi Ezmerkën të skuqej deri tek veshët dhe të thotë:? Qënka një gojë ndyrë ky greku?? Pse I thashë unë serbes: Një shoqja jotë ka për burrë Andi Karapicin. Unë kam pasur për shefe zonjën Albana Karamitro. Pse të tingëllon keq vera, me emrin shqip, me ndryshim vetëm në një gërmë: ?Karapici? me ?dh??!
Porositëm verën me emrin e ?ndyrë? sipas Ezmerkës, por të shënjtëruar sipas shijeve të mia, sepse andej ka dalë dhe del raca njerëzore. Thirrëm kamarierin. Ishte nga Elbasani. Na mori për bullgarë dhe qëndroi serioz. Kur e mori vesh që ishim shqipo, ja shkrepi gazit. Pas një çasti, gazi përfshiu kazinonë: Një tufë me kamarierë ishin nga Shqipëria.
Në mëngjes, me peshqirë në qafë, zumë vend në shezlon. Disa metra më larg, disa pushues flisnin greqisht me zë të lartë. Burra të zinj e të vrejtur. Gra të dhjamosura dhe pa shije. Në krah dy biondiona. Yje! Sy blu. Me rroba banje, tip tanga?Në kohën e rinisë sime, duhet të hapje breket për të parë bythkat e çupave?Sot duhet të hapësh bythkat për të parë breçkat!…Ngrita veshët për të dëgjuar?Rusisht. Racë e bukur, fola me vete…Ç?pate? Dëgjova melodinë e njohur të Ezmerkës?Të zuri tartakuti!…Ma lëviz kokën si lule dielli?…
Vura në lëvizje ?mokrat? e kujtesës. Kisha bërë disa vjet rusisht në shkollë. E gjeta fjalën ?Zdrazdvjute-tunjateta?. Pasi mora përgjigje dhe buzëqeshjen e bukurosheve, shtova frazën rezervë, që e kisha përdorur edhe herë të tjera në mjedise me ruska: ?Nje znaju pa ruski?Nuk di rusisht! Ja lubju tebja! ( Unë të dua ty!)? Ishte kjo frazë magjike, që i bëri të shkrihen bukuroshet dhe të kthehen me front nga unë dhe gruaja. Kisha edhe tre pyetje që i mbaja mend nga rusishtja. Kak? Kuda? Gdje? Varianti I pyetjeve amerikane: Si? Kur? Ku? Me këtë bagazh në gjuhën ruse, shkrimë akujt?
Kur mu sosën fjalët dhe buzqeshjet me ruset, nisi shtërngata me Ezmerkën? Nuk të vjen zor nga vetja?! U flet grave të botës pa i njohur?…Më duken si vajza?…Korigjimi im, i vuri më shumë flakë zëmëratës?Ndërkohë drejt nesh erdhi një burrë. I madh në trup. Gjithë muskuj. Qethur ballaboks?? Sa qejf do të kisha të t?i bënte turinjtë përshesh.? Tha zonja ime?
Në vend të grushteve, rusi më zgjati dorën duke thënë: Viktor!…Në shënjë respekti korigjova emrin tim dhe thashë: Dimitri- pa ruski. Mitro-pa albanski. Ishte burri i njerës nga bukuroshet, edhe pse mund të kishin një diferencë 20 vjet. Dinte pak fjalë anglisht?Govori i pa ruski. (Folë rusisht.) Thashë. Normale. Nuk më interesonte shumë se çfarë do thoshte rusi. Ishte e vetmja dredhi për të ndënjur më pranë me ruskat. Kishte qënë oficer. ?90-ta e gjeti pa punë. Ushtria e lavdishme sovjetike po tretej. Buxheti i Rusisë – trokë. Pa rroga. Pa ushqime. Pa veshëmbathje. Viktori braktisi ushtrinë, si mijra rusë. Në fillim punoi hamall. Pastja shiste sapun në treg. Më vonë e rriti pjacën. Shitblerje vajzash. Ruskat i pëlqente Evropa. Bëri një dorë të mirë me rubla. Ju fut ndërimit. Fitimi në Moskë, qyteti më i shtrenjtë në botë pas Tokjos, ishte me dhjamë. U martua. Bëri dy fëmijë.
Për të mos lodhur gruan, në shtëpi kishte marrë një vajzës? Yll! Vetëm fëmijët përkëdhel bukuroshja? Mendova jo pa djallëzi dhe zili së bashku…?Disa ditë më parë, agjentët e mi më sollën një studim,- vazhdoi Viktori.- Ishte botuar në disa gazeta amerikane. Qyteti juaj i Sarandës, ishte ndër pesë qytetet bregdetare të botës, ku mund të investohej me leverdi. I pari në listë qëndronte Sihanoukville ? Kamboxhë. I dyti, Saranda. E treta, Kalabrija- Itali. I katërti, Kabarete-Republika Domenikane. I pesti, Chiriqui – Panama. Një bizesmen grek, më bindi të vi në Shqipëri. Më tha se Saranda është disa kilometra larg Korfuzit, ishull me shumë turistë?Ky fakt e bën me të besuar studimin amerikan. Ju çfarë më këshilloni???Mos vono! Saranda-shqip 40 shenjtorë- është vend i bekuar jo vetëm për të investuar, por edhe për të kaluar pushimet familjarisht!…Spasiva-faleminderit,- thanë biondionat një zëri?
I befasuar nga informacioni i ish oficerit rus, i hodha një ide zonjës: ?Babai të ka lënë si trashëgim një apartamente në Shkodër. Mendoj t?i shesim dhe të blejmë apartamente në Sarandë. Sipas studimeve amerikane, për dhjetë vjet, vlera e apartamenteve do të rritet 3-4 herë!??
Nga e mora ketë haber? Nga ish oficeri I Stalinit!…Kishte të drejtë ai gazetari, me mbiemër Memia kur shkruante nga Amerika: ?Duke lexuar shkrimet e Mitros, arrin në përfundimin si shket dhe rroit burri kur mbush 60 vjeç?!? Ma thuaj copë: Ta prishën mendjen idetë e Viktorit, apo surrati i biondionave?!…Harroje! Nuk e shes kurrë pronën që më ka lënë babai?
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qy...
Nga një zbulim i bazuar në një studim të 500 personave nga s...
Shumë duhanpirës e nisin vitin me premtimin se do ta lënë du...
Dy persona te vrare me arme zjarri ne zonen e Ujit te Ftohte...
Nga të dhënat e një pune kërkimore të realizuar nga Universi...
15:00 – 15:30Canzone Italiana, Nje hapesire muzikore e dedik...
Pas tre ditësh është gjetur nga forcat Renea trupi i pajetë ...
I ftohti i madh që ka përfshirë mbarë vendin ka shkaktuar nj...
Situata e rrugëve në vend edhe sot paraqitet problematike. M...
Një anije tjetër me 400 emigrantë është braktisur në brigje...
-… dhe vlera të tjera kulturore … ?!- Erget CENOLLISivjet hy...
Personat që janë në dietë dhe e hanë drekën para orës 15.00 ...
Bazuar në një studim të zhvilluar në Britaninë e Madhe nga s...
Në ndërrim të viteve kryeministri Edi Rama ju dërgoi një let...
Minus 31,7 gradë Celsius u regjistrua sot në mëngjes në Into...
Dita e parë e vitit ka qenë mjaft e rrezikshme për president...
Foto eshte postuar nga vete avokat Startak Ngjela, ajo shoqe...
2014 ishte një vit i vështirë politik për presidentin amerik...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...