Kush është emri që do të drejtojë Policinë e Durrësit
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
“Ky vit që lamë pas është viti i tritolit, për shkak të viktimave, shpërthimeve, por edhe terrorit të krijuar me hedhjet në erë gjatë aksioneve. Gjatë këtij viti ka pasur rritje të vrasjeve dhe dhjetëfishim të grabitjeve me armë.
Trafiqet janë shndërruar në lumenj që vërshojnë në të katër anët e kufijve të Shqipërisë. Si ndihen shqiptarët sot? Vidhen më pak apo më shumë nga administrata apo qeveria, dua të them ka më shumë apo më pak korrupsion? Sot në Shqipëri korrupsioni është shndërruar në sistem, në përputhje me postulatin ?se kur vjedh kryeministri të gjithë vartësit e tij vjedhin pa ngurrim dhe e quajnë të ligjshme?. Edi Rama e nisi me praktikat që kishte instaluar në Bashki por kësaj here edhe më të errëta edhe me optuese. Nuk më shkon mua t?u bëj pyetje mediave, por nëse më pyesni ju mua se cilat kompani hodhën në tokë miliona dollarë në ndërtesën e kryeministrisë dhe në ndërtesat e tjera të qeverisë për ti arreduar nga e para, cila kompani ndërtoi livadhet e kryeministrisë, unë nuk e di. Por deri më sot në media nuk kam parë një emër. Obskuriteti i Edi Ramës ka kufi vetëm terrin. Nuk është vetëm kjo. Nën shembullin dhe në porosi të tij, Ergysi i Ramës shkon si hienë me makinë pa targa dhe siç bëri Rama në Durrës me fadromë përpara dhe ky me fadromë përpara dhe pret gjoba tek çdo banesë që ndalet jo më pak se 50 mijë euro ose do t?ju shkatërrojë shtepine. Natyrisht Ergysi i ndan me Edvinin. Më thoni ju mua në 24 vite keni dëgjuar ndonjë rast të vetëm kur vëllai I ka marrë tender nga vëllai? Kjo nuk ndodh në botën e qytetëruar. Këta kane sjellë një praktikë, ku vëllezërit, baballarët dhe më të afërmit ju japin emrave tyre për te devijuar paratë e publikut se kompanitë janë të ministrave. Kështu rastet janë të shumta. Qëndron në krye të listës natyrisht ministri i Mirëqenies personale, por para tek vëllai ka çuar edhe kultura dhe del ai drejtori dhe thotë se ky është më i talentuari pasi i ka ndarë paratë bashkë me të. Këto nuk mund të ndodhin kurrë në një vend të qytetëruar.
Janë vjedhë dhe po vidhen në mënyrën më të pa përmbajtur pasuritë publike të vendit. Shëmbëlltyret e shëmtuara të sistemit kleptokratik pra janë kryeministri me ndihmesat e tij, janë ministrat janë Gysët e Edvinit, janë Lizat e Ilir Metës. Shqiptarët kishin dëgjuar që tjetri të kete faqen e zezë dhe të kërkojë para për vend pune por nuk kishin dëgjuar kurrë që të marr para për ta mbajtur vendin e punës apo të kërkojë ta shndërrojë drejtorinë në një drejtori prostitucioni, drejtorinë e arsimtarëve për ti mbajtur në punë. Këto janë gjëra monstruoze në kuptimin absolut të fjalës, të moralit të vërtete të ?Aleancës së Qelbësirave?.
Kleptokracia është gjithkund e pranishme në këtë administratë. Administrata është e mbushur me bandite, me kriminele, me përdhunues, me vrasës, dhe tani po përgatitet largimi i dytë masiv i punonjësve të administratës dhe zëvendësimi i tyre me këtë kategori. Janë dëshpëruese shumë këto zhvillime për shqiptarët, por më dëshpëruese se çdo gjë tjetër për qytetarët e këtij vendi është varfërimi i tyre i shpejtë dhe i pa përmbajtur. Unë nuk them se varfëria në Shqipëri, siç trillonte Edi Rama, kap 60 apo 70% të popullatës, jo nuk ka, por them se varfëria ekstreme është rritur me 6.2 herë dhe varfëria ekstreme është varfëria në të cilën qytetari ka më pak se 1 dollarë e 25 cent. Papunësia është rritur në rreth 40% dhe. pretendimet qesharake iluzive të Edi Ramës se ky Gjergji i tij ka gjetur në anketë 170 mijë vende pune, rrëzohet dhe bëhen të pa qenë nga të dhënat zyrtare të regjistrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili krahasuar me një vit më parë ka një mijë kontribues më pak.
Në raport me ekonominë, viti 2014 mund të quhet viti i zi. Për herë të parë në 24 vjet ekonomia shqiptare bie në recension, asnjëherë nuk e ka njohur recensionin. Ka dhënë aq sa ka dhënë por recensionin nuk ka qenë kurrë. 2 tremestrat e parë të këtij viti janë të certifikuara ne recension. I treti është i sigurt që është më i thellë por Gjergji i Ramës nuk ka guxuar të nxjerrë në kohë rritjen ekonomike, të cilin duhet ta nxirrte ne tetor, rritjen ekonomike se po gatuan dhe po falsifikon të dhënat sipas asaj që merr porosi nga Rama.
Vonesa në deklarimin e rritjes është aktakuzë direkt ndaj Ramës dhe Gjergjit që duan të falsifikojnë rritjen ekonomike të tremujorit të tretë. Viti 2014 ishte viti në të cilin ekonomia shqiptare hyri në skenarin grek për shkak të një borxhi që në 16 muaj u rrit 3.2 herë më shumë sesa në tete vite të qeverisë së mëparshme. Ai ishte një vit i zi, sepse kjo qeveri mbi baza korruptive dënon qytetarët shqiptare ne mërreveshjen me CEZ i detyroi ata të paguajë secilin prej tyre për shkak të kësaj marrëveshje 1.2 milion lekë. E gjithë kjo batërdi që bëhet me kamata e stër kamata me fatura e stër fatura ka vetem një shkak dhe kjo është marrëveshja e CEZ-it.
Këtë vit theksova edhe me sipër se borxhi u rrit me 75%, investimet e huaja ranë pothuajse përgjysmë dhe në atë që Rama e serviri në dhjetorin që kaloi si buxhetin më të madh në histori, ai u faktua si buxheti i gropës më të madhe në histori. A mund të imagjinoni ju dhe qytetarët shqiptarë që në buxhetin më të madh në historinë e tyre nuk u ndërtua qoftë edhe një kilometër rrugë, një urë një tunel, një shkollë nje kopsht një spital një ujësjellës një kanaliziemim. Qytetarët duhet ta dinë se me 1 të dhjetën e fondeve që dogjën, sepse kanë realizuar investimeve vetëm 40 e ca përlind dhe vetëm me 1/10 e këtyre fondeve mund të kishin përfunduar rrugën Lushnje-berat, rrugën Lin-Pogradec, mund të kishin ecur shumë mirë në rrugën Qafë Pllockë-Qukës. Mund të kishin përfunduar disa nga 174 projektet që ne jua lamë në vazhdim e sipër, sipas numrit të tyre sepse janë më shumë, por vete ata thanë se janë 174 . as edhe nje nuk akne shtruar përpara. Dhe tani po duan të mbledhin parlamentin për të bërë ndryshimin e buxhetit. Ky vit nuk mund të mohohet se pati zhvillim madhor statusin e vendit kandidat por ajo ishte në tërësinë e vete absolutisht meritë e qeverisë së mëparshme pasi Edi Rama e bllokoi dy herë atë kurse ne bëmë gjithçka të çbollokohej dhe të ecte.
Viti, siç e thotë populli se jo çdo e keqe vjen vetëm për të keqe, ka patur një zhvillim jahstëzakonisht pozitiv dhe ky zhvillim madhor pozitiv është shndërrimi i PD në parti kryesore ne vend. Një forcë politike e cila u përball me vështirësia të jashtëzakonshme. Populli ia ktheu asaj besimin. Ajo kompletoi një proces ndër me demokratikët në histori por njëkohësisht fitoi zemrat dhe mendjet e shqiptarëve dhe ata e vërtetuan me 22 nëntor se kujt i besojnë. PD vjen sot forca më e mbështetur më e besueshme jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ajo vetëm dy ditë më partë shpëtoi nga gremina ku e kishte vithisur demokracinë parlamentare Edvin Kristaq Rama dhe dua tju theksoj një gjë. Kurrë ndonjëherë forcat politike në Europë nuk mbështesin bojkotin në raste se ai nuk ka motive të thella dhe nuk i shërben demokracisë. Qytetarët kanë pasur të drejte kur kane kërkuar që partia të jetë në parlament por nga ana tjetër fakti që PD kthehet në parlament me një marrëveshje të shkruajtur në Bruksel, dëshmon se bojkoti i saj ishte legjitim por edhe shpëtimtar për parlamentarizmin dhe demokracinë parlamentare.
Kështu që duke i lënë Edi Ramës kartolinën e tij të nxirë të Vitit të Ri për shqiptarët me rritje taksash, me rritje çmimi energjie me hekura burgje dhe arrestime, me rritje të tarifave të studentëve, me rritje të imputeve bujqësore me vendosje të monopoleve të shtetit, përsëri në gjithë këtë ka qartësisht një dritë në tunele dhe këtë dritë e solli dhe do ta bëjë edhe me të forte opozita shqiptare, PD.
Ndaj dhe me strategjinë e saj që shpalli kryetari, të gërshetimit të të gjitha formave, luftës në parlament por edhe të protestave të fuqishme, unë jam i bindur se kjo qeveri këtë vit, do ta ketë shumë të vështirë.
Pyetje: A mendoni se drita ne fund te tunelit do te konsolidohet më shumë nëse PD do të jetë pjesë në zgjedhjet lokale?
Berisha: Si një ish-kryetar i saj, për vendime madhore rezervohem të jap mendimin paraprake. Se për vendimet madhore i përpunon kryetari me kryesinë dhe unë mund të flas në Këshillin Kombëtar po të pyetem. Natyrisht nuk them se nuk është një problem madhor reforma por cili do të jetë qëndrimi i PD ndaj zgjedhjeve këtë unë nuk mund ta paralajmëroj apo ta imagjinoj.
Pyetje: Çfarë kuptoni ju me shprehjen ?nuk ka zgjedhje me këtë hartë?…
Berisha: Partia Socialiste po të mund të thuhej me ndonjë emër tjetër është partia e vjedhjes së votës. Historia e saj me votën është tragjike, eshtë unike. Kujtoni Dushkun pak. Nga Dushku tek Korça, kjo parti është e njëjtë. Dekriminalizmi është jetik dhe vendimtar për PS. Uroj që dekriminalizimi i parlamentit dhe institucioneve të ndodhë edhe në atë parti. Por me Edi Ramën në krye shanset i ka zero.
Pyetje: Ka një debat që është e pamundur të ndodhë ligjërisht dekriminalizimi kjo mund të ndodhë vetëm me vullnet të partive në statutet e tyre. A mund të arrihet ligjërisht…
Berisha: Në fakt ke të drejtë dhe problemet qëndrojnë. Është një çështje më themelore. Nëse Shqipëria do të shkojë drejt BE në mënyrë absolute mund të bëjë hapa prapa sa të dojë por para as edhe një të vetëm nëqoftëse nuk dekriminalizohet. Çfarë do të thonë ata? Ata thonë respekto disa standarde. Kaq është e gjithë puna. Tek ne në Ballkan është mjaft e përhapur edhe tek kombet fqinje gjëja më e shpeshtë dhe më komode per ne është të fajësojmë të tjeret dhe të nxjerrim veten jashtë përgjegjësive. E para që themi eshtë ?pse ç?kanë ata?. Ata janë qartësisht ndryshe nga ne dhe derisa ta kuptojmë ne këtë mirë në çdo segment të shoqërisë sonë në do ta kemi rrugën të vështirë. Ata nuk mund ta imagjinojnë që të kenë në parlament vrasës e kriminele. Unë po të jap një shembull. Hapi dosjet Gjermania. Nuk bëri ligj lustracioni. Ligjin e hapjes së dosjeve të gjithë ata të cilët ishin të implikuar u vetelarguan me shpejtësi nga detyra. Nuk jemi ne si ata. Ne duhet të luftojmë shumë të bëhemi si ata. Me standratet tona ne nuk mund tju imponohemi kurrë atyre. Video kthente automatikisht qëndrimin e çdo njeriu që shikonte. Nuk ka në Europë gjëra të tilla. Nuk mund të imagjinohet që të vendosë Gjykata Kushtetuese për komisionin dhe të dalë kryeministri ta kundërshtojë. Këto janë të vështira. Nise ka vullnet për të ecur ne rrugën drejt Europës këto duhet të vendosen në mënyrë të hekurt jo vetëm në parlament por edh ene institucionet e tjera.
Pyetje: A mendohet në Evrope që një parti të mos marrë pjesë në zgjedhje?
Berisha: Në Evropë nuk imagjinohet bojkoti nëse ai nuk ka shkaqe për të cilat të thone dale se ke të drejte. Por një gjë të them. Në analizën elektorale të cilitdo, përjashto ekspertët e PD, çdo njeri edhe ju po të merrni të dhenat, në analizën elektorale është bërë që, nga 61 bashki aktualisht PS të dominojë ne 51 prej tyre. Atëherë ky është problemi. A do të pranohet që të bëhet paraprakisht një marrje në tavolinë e zgjedhjeve. Në vitin 2000 u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe presidenti Carter dhe fondacioni na ndihmoi duke dërguar një ekip. Në raport ai tha se zgjedhjet janë të vdekura pa u zhvilluar dhe nuk erdhën ti monitorojnë. Se çfarë qëndrimesh do të mbahen nuk e di. Bojkoti nuk eshtë praktik Europiane dhe ndonjë vendi të lirë por që të parashikosh rezultatin 50 me 9 nuk e di sesa mund të pranohet. Këto do të jene çështje të një debati dhe të një dialogu. Ne jemi nje vend me kontratë me BE dhe ne jemi të detyruar të punojmë ëpr standard pasi zgjedhjet janë shtylla kryesore e marrëveshjes së Kopenhagenit.
Pyetje: Për çmimin e energjisë…
Berisha: Mesatarazim rreth 9.5% i thone 25% rritje. Kjo është rritje katastrofale. Është nje rritje tmerrësisht e rëndë për qytetarët shqiptarë. Dhe është e pamotivuar. Nëse merrni dokumentet ERE-s në janar të 2015 duhet te fillonte uljen e çmimit. Pse ERE nuk fillon uljen e çmimit? Nuk fillon sepse është gjoba e CEZ. Këto deklaronin e kemi mbledhur 40-60-80 milion euro më shumë. Këto duhet të kthehen ne ulje çmimi. Ku e bazonte ERE uljen e çmimit? E bazonte në uljen e performacës se menaxhimit dhe rritjen e sipërmarrjes. Problemi është se të gjitha këto shkojnë për të shlyer fillimisht 620 milion euro që CEZ jua rrëmbeu ndërmarrjeve të energjisë së Shqipërisë dhe të gjithë këto me fatura. Rama që ju than shqiptarëve 4 muaj rresht që nuk do të kete rritje çfarë thote tani mesatarzimin. Mestatarazim është lehtësim i vërtetet për ata që shpenzojnë mbi 1 mijë kilovat dhe është gjobë e tmerrshme ëpr së paku 75% që janë brenda fashos 300 kilovat por e dhe për pjesën tjetër që arrijnë 600 kilovat. Pra kjo është nje rritje shumë e madhe e çmimit. Rritje që nuk ka bërë kush kurrë në një kohë kur cmimi në Shqipëri është më i lartë se në terma nominale. Më i larte se në Maqedoni në Serbi dhe ne Bosje Hercegovine. Kurse ne terma reale është 2 deri në 5 here me i lartë se ne çdo vend tjetër ne Eruopë. Në këtë kontekst kjo eshtë nje gjobë masive që ju behet qytezave shqiptarë dhe unë jam i bindur se ata që protestuan më aq zemërim do të dine ti tregojnë vendin kësaj qeveri të ule çmimin me cdo kushte se me kete cmim nuk do të mund të përballojnë jeten shumica dërrmuese e shqiptare.
Berisha: Atëherë shfrytëzoj rastin t?ju uroj festat e fundvitit ju dhe të gjitha mediave të vendit dhe unë e bej me sinqeritet. Në një prononcim të veçantë unë do të dënoj me përçmim dhe e neveri darkën e thartuar, që sipas skenarit te Cakulit iu ofroi Edi Rama, duke dëshmuar se është i padenje për të qene mikpritës. Për të mos thënë shumë gjëra të tjera. Atij do ti përgjigjem pasi mediave e kanë pasur të vështirë përgjigjen. Ne emer te tyre do ti jap një përgjigje të merituar. Uroj Vitin e Ri një vit siç e duan vete shqiptarë, një vit me te mirë me gezime, shëndet dhe të mira.
Nje deshtim mund te quhet festa e PD ne Korce. Nje aktivitet...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani denoncoi rritje...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigj...
Kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo i ka konsideruar si poli...
Prokuroria ka dërguar një tjetër kryebashkiak në gjykatë. Pa...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes komenteve në rrjetet...
Arjan Çani thotë se nuk është pajtuar me kryeministrin Edi R...
Tashmë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu largohet pa keq...
Kjo është femra me trupin më elastik në botë, ajo mund të bë...
Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i mirënjohur Veli Rada, i...
Android Lollipop është ngadalë duke u lëshuar në të gjithë b...
Rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, tha se e ka bl...
Samsung Galaxy S6 do të bëhet tërësisht ose pjesërisht nga m...
Citigroup rriti vlerën e Instagram-it sot nga 19 miliardë do...
Deri tani ju keni pasur mundësi që të përdorni komandat zano...
I gjithë faji i protokollëve që kontrollojnë telefonata dhe ...
Sikurse edhe vitin e kaluar, fasada e godinës së Kryeministr...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka ...
Gjermania – një demokraci e qendrueshme. Por një popull me p...
Në janar të vitit 2015, presidenti amerikan Barack Obama – i...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...