web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Doni të gëzoni shëndet të plotë dhe të jeni në humor të mirë? Ja çfarë duhet të mbani në shtëpi

23 Dhjetor 2014, 19:00, Lifestyle CNA

Mbajtja e luleve të freskëta në shtëpi, jo vetëm që e bën të bukur ambientin me ngjyrat e tyre, por i bën mirë edhe shëndetit dhe ju sjell në humor. Gjithashtu, kjo i ndihmon njerëzit të bëhen edhe më të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Kopshti dhe lulet na bëjnë mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Edhe ata që nuk kanë mundësi të kenë një oborr me lule, fare mirë mund të marrin një tufë lule dhe ta vendosin në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në këtë mënyrë do të krijohet një ambient me shumë gjallëri dhe aromë. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, sipas ekspertëve, mbajtja e luleve të freskëta në shtëpi na bën mirë për shëndetin. Kjo ndikon në anën psikologjike, por edhe në atë fizike, duke na krijuar një ndjesi hareje dhe përmirëson gjendjen e humorit. Sipas një studimi të kohëve të fundit, ata persona që merrnin si dhuratë lule, shprehnin më shumë mirënjohje dhe gëzim në krahasim me personat e tjerë që merrnin dhurata të një lloji tjetër. Gjithashtu, prania e luleve luan një rol të rëndësishëm në shtëpi, por të njëjtin efekt ka edhe në punë. Një ambient i mbushur me lule të jep më shumë energji dhe të bën më entuziast, të lumtur e ta nisësh ditën me optimizëm. Ka lule, të cilat me aromën e tyre të këndshme, na sjellin në humor. Ka të tjera që na qetësojnë, por edhe nga ato si borziloku, që na ndihmojnë për një frymëmarrje më të mirë.





11:00 Lifestyle

Frymëzim I ARTË

Ngjyra e artë nuk del kurrë nga moda në dekorimet festive. S...

Lajmet e fundit nga