Memorandum politik/ Si ta rifitojë vetveten Partia Socialiste
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...
Ndërkohë që në Gjermani lëvizja anti islam Pegida nxjerr masa njerëzish në rrugë, në vendin fqinjë Austri po pregatitet një ligj i ri për fenë islame.
Austria vlerësohet si një vend model në sjelljen me popullsinë e saj myslimane. Para 102 vjetësh Austro-Hungaria me ligj i shpalli me të drejta të barabarta nënshtetasit e saj turq. Sot në republikën e vogël në Alpe jetojnë më shumë se një gjysmë milioni myslimanë, krahasuar me popullsinë e përgjithshme pra tri herë më shumë njerëz të besimit mysliman se sa në Gjermani. Ligji i ri për fenë islame duhet t’i kundërvihet radikalizimit të pjesëtarëve të këtij besimi. Kritikë nga bashkësia e besimit islam në Austri ka ngjallur në radhë të parë ndalimi i financimit të imamëve nga jashtë si nga Turqia apo Arabia Saudite. Myslimanët e moderuar shohin këtu megjithatë një shans.
Shans për t’u shkëputur nga influenca nga jashtë
Fabian Reicher, bashkëpunëtor social në Vjenë tregon se si një prej të rinjve që ndihmon shkoi në Siri për ?luftën e shenjtë?: ?Një i njohuri i tij që është atje i mbushi mendjen të shkonte duke i thënë se do të bëntë një jetë të mirë dhe do të lante mëkatet. Këtu janë të shumtë ata që nuk kanë një jetë të bukur.?
Gjithsej sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme rreth 160 xhihadistë të dyshuar kanë shkuar nga Austria për në Siri dhe Irak. Në pjesën më të madhe të rinj me kualifikim të dobët dhe pa punë. Rreth gjysma janë me origjinë nga Çeçenia, shumë nga ish Jugosllavia. Në një kontroll të gjerë të policisë në fund të nëntorit u arrestuan 14 persona. Njëri prej tyre dyshohet se ka rekrutuar si predikues i urrejtjes në një xhami në Vjenë të rinj për Xhihadin. Në Austri jetojnë më shumë se gjysmë milioni myslimanë, ata janë turq, boshnjakë, arabë apo çeçenë. Një e treta ka shtetësinë austriake si austriaku me origjinë turke Efgani Dönmez i cili përfaqëson të gjelbrit në Këshillin Federal: ?Austria është një moçal shoqatash dhe xhamish të cilat drejtohen që prej vendit të origjinës, qoftë kjo Arabia Saudite apo Turqia apo edhe vende të tjera nën petkun e rremë të xhamive dhe shoqatave kulturore. Ky është një zhvillim tejet problematik.?
Imamë të formuar në Austri që njohin problemet e komunitetit
Ky financim nga jashtë duhet të ndalohet. Këtë parashikon ligji i ri për fenë islame. Tre vjet me radhë është diskutuar në Austri për këtë. Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz e përshkruan kështu drejtimin e ligjin: ?Ne përpiqemi të kufizojmë influencën nga jashtë dhe për këtë arsye do të nisim një kualifikim për imamët në Universitetin e Vjenës dhe në të njëjtën kohë do të reduktojmë numrin e imamëve që dërgohen nga jashtë në Austri. Ne e dimë se në Turqi për shembull shumë imamë janë edhe punonjës të qeverisë turke, të cilëve qeveria turke ka të drejtë t’iu japë udhëzime. Kjo do të thotë që në vendin tonë ata kanë natyrisht jo vetëm ndikim fetar por edhe në politikën sociale në përmasa që ne nuk na pëlqejnë.?
Ligji i ri për fenë islame duhet të sjellë siguri ligjore për myslimanët dhe të ndihmojë në zhvillimin e një feje islame me ngjyrim austriak, dhe për këtë është i nevojshëm.
?Qëllimi është të kemi gjithnjë e më shumë imamë të kualifikuar në Austri që flasin gjermanisht, që janë austriakë dhe që njohin kulturën dhe vendin tonë dhe e dinë se çfarë problemesh dhe shqetësimesh kanë të rinjtë myslimanë në Austri.?
Veç kësaj e drejta shtetërore duhet të ketë përparësi ndaj së drejtës fetare, kështu përcaktohej që në ligjin për fenë islame të vitit 1912. Veç kësaj bashkësitë fetare islame duhet të paraqesin një interpretim të përmbajtjeve të tyre fetare, të përkthejnë në gjermanisht nëntë versionet aktuale në përdorim të Kuranit dhe të shmangin çdo lloj legjitimimi të dhunës.
Përfaqësuesit e myslimanëve ndihen të vendosur nën dyshim gjeneral dhe kritikojnë ligjin në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë. Ministri i Jashtëm Kurz thekson:
?Nuk ka asnjë dyshim të përgjithshëm për myslimanët në Austri, por nga ana tjetër qeveria nuk mund të mbyllë sytë kur ka zhvillime të gabuara.?
Në shoqatat myslimane ligji i ri për fenë islame është i kontestuar. Presidenti i bashkësisë fetare islame Fuat Sanac mendon megjithatë: ?Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori, ka qenë gjithnjë pararendëse sa i takon lirisë së besimit dhe ne duam të vazhdojmë në këtë kurs. Unë jam njeri optimist dhe mendoj vetëm pozitivisht dhe jam i bindur se këto probleme do t?i zgjidhim bashkarisht.?
Ligji i ri për fenë islame në Austri duhet të miratohet në janar nga Parlamenti.
22-vjeçarja nga Afrika e Jugut ka fituar Miss World 2014, s...
Rënia e çmimit të naftës po merr forma gjithnjë e më dramati...
Nga Niko PeleshiRimodelimi i sheshit të Teatrit në Korçë ka ...
Presidenti Bujar Nishani do të nxjerrë nesër dekretin për pë...
Nga Edison YPIMë bëj mik. Po s’më bëre mik; uji nuk më pihet...
Afro pesëdhjetë e dy vjet më parë, në tetor të vitit 1962, S...
Sipas FMN, GDP e Kinës e shprehur me paritetin e fuqisë bler...
Kjo fotografi tregon “Apple-1”, paraardhësin “e lashtë” të M...
Gjendet prane pazarit, afer ish agjensise se autobuzave, tek...
*Deklarata për shtyp e deputetes te PSe, Blerina Gjylameti....
Gjatë vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të fillojë pri...
Së shpejti do të vijë një byzylyk i teknologjisë së fundit q...
WhatsApp është një aplikacion për mesazhe në telefona inteli...
Drejtuesit e kompanisë Facebook po mendon që të shtojë edhe ...
Sipas një raporti të ri të publikuar nga MobileWorldLive thu...
Drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në një deklara...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dëgjuar nga afër shqetësimet...
...
Nje ngjarje e pazakonte eshte shenuar paraditen e sotme ne K...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...